✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

“Noizy më la shtatzënë dhe më braktisi për Tunën”/ Rikthehet në vëmendje historia e banores së BBVK

Hyrja e Edita Abazit në spektaklin “Big Brother VIP Kosova 5” ka rikthyer vëmendjen te një histori e së kaluarës, e cila vite më parë u komentua gjerësisht në mediat rozë. Modelja nga Kosova ishte përfolur për një lidhje me reperin Noizy dhe kishte ndarë publikisht versionin e saj të kësaj historie në një intervistë të dhënë disa vite më parë.

Në atë kohë, Edita prezantohej si 22-vjeçare dhe punonte si fotomodele në Prishtinë. Ajo tregonte se ishte njohur me reperin gjatë verës, përmes një miku të përbashkët. Sipas rrëfimit të saj, njohja ishte kthyer në një marrëdhënie romantike dhe Noizy kishte udhëtuar drejt Prishtinës për ta takuar.

Por, sipas pretendimeve të Editës në atë intervistë, historia kishte përfunduar në mënyrë të dhimbshme. Ajo deklaronte se kishte mbetur shtatzënë nga reperi, por se ai nuk e kishte pranuar lajmin dhe kishte ndërprerë komunikimin me të.

Edita kishte treguar gjithashtu se kishte vendosur ta ndërpriste shtatzëninë, një vendim që, sipas saj, i kishte shkaktuar vështirësi të mëdha emocionale. Në rrëfimin e saj, ajo kishte kritikuar reperin për mungesë përgjegjësie dhe respekti. Këto deklarata përfaqësojnë versionin e saj të bërë publik në atë kohë.

Në një intervistë në 2011:

Edita: Unë jam 22 vjeç, jetoj në Prishtinë dhe punoj si fotomodele.

-Si dhe kur e ke njohur Noizy-n?

Edita: Jemi njohur gjatë kësaj vere nëpërmjet një miku të përbashkët. Më pas, ai ka ardhur në Prishtinë thjesht për të më takuar mua, pra u lidhëm si të dashur.

-Si funksiononte lidhja juaj?

Edita: Mund të them që nuk ka qenë një lidhje stabël. Unë mendoja se ai nuk më jepte përkushtimin dhe vëmendjen e duhur, sepse në verë kishte dhe shumë koncerte, pra ishte i zënë. Më vonë kuptova se nuk ishte kjo arsyeja, por sepse vetë Noizy nuk ishte një njeri stabël, jo vetëm me të tjerët, por as me veten e tij.

-Çfarë partneri ishte Noizy, dukej se kishte rënë në dashuri me ty?

Edita: Prej atij njeriu nuk mund të pretendosh dashuri, se ai nuk dashuron as veten e tij.

-Pse pranove atëherë të krijosh një lidhje me një njeri kaq problematik?

Edita: Problemi është se unë fillova ta njoh më vonë.

-Çfarë të zhgënjeu konkretisht tek ai?

Edita: Karakteri i tij, mënyra se si është formuar. Ai nuk di të më respektojë jo vetëm mua, por gjithë gjininë femërore. Ai sillej njësoj, si me një femër që kishte pesë minuta njohje, ashtu dhe me një që e kishte të afërt.

-Kur u lidhët, ai të premtoi një histori serioze?

Edita: Jo.

-E megjithatë ti përsëri pate një lidhje intime apo jo?

Edita: Po, dhe këtu filloi gjithçka të komplikohet.

-Në ç’sens të komplikohet?

Edita: Sepse unë ngela shtatzënë.

-Si reagoi ai kur e mësoi lajmin?

Edita: Nuk donte ta besonte, nuk donte ta pranonte. Këtu filloi edhe shkëputja. S’ma hapte më telefonin, nuk u përgjigjej SMS-ve të mia. Pra, nuk ma varte më, a thua se nuk kisha ekzistuar asnjëherë në jetën e tij.

-Çfarë ndjeve kur pe që do ta përballoje e vetme këtë moment?

Edita: Si mund të ndihet çdo femër në një rast të tillë, nuk gjej fjalë ta përshkruaj.

-Ti çfarë bëre më pas, çfarë vendose për fëmijën?

Edita: Ai nuk i doli për zot fëmijës së tij dhe mua nuk më mbeti gjë tjetër, por bëra atë që një njeri me mend në kokë nuk duhej ta bënte kurrë, pra abortova. (qan)

-Sa kohë ke që ke abortuar dhe sa javësh ishte fëmija?

Edita: Kam dhjetë ditë që kam abortuar, ndërkohë që fëmija ishte gjashtë javësh.

-Si u ndjeve pasi e shkëpute atë krijesë nga trupi yt?

Edita: Isha në gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe po shkoja me këmbët e mia të bëja një veprim jashtë vullnetit. Nuk do doja kurrë ta kisha bërë…

-Nëse Noizy do ta kishte pranuar fëmijën, do ta kishe mbajtur?

Edita: Natyrisht që po.

-E vuan ende atë moment?

Edita: E vuaj shumë dhe besoj se do ta vuaj për gjithë jetën time.

-Pse mendon se u largua Noizy nga ti, sepse ai nuk pranon përgjegjësi, apo sepse mund të kishte ndonjë lidhje tjetër?

Edita: Ai mund të kishte edhe disa lidhje paralele, se atë tip ka. Noizy është njeri pa ndjenja dhe i papërgjegjshëm me femrat. Por edhe lidhje tjetër kishte. Gjatë kohës që ai më fshihej dhe nuk u përgjigjej telefonatave të mia, unë isha në Tiranë dhe rastësisht u kryqëzuam me makina. Ai ishte me Tunën në makinë. Ai iku me makinë me shpejtësi dhe nuk e kapa dot.

-Ti mendon se ai ka një lidhje me Tunën?

Edita: Ma merr mendja se po.

-Pra ti mendon se ai të la sepse filloi një lidhje me Tunën?

Edita: Një fjalë e urtë popullore këtu në Kosovë thotë; “Daullja bie për ata që kanë veshë”.

-Pse vendose ta bësh publike rrëfimin tënd?

Edita: Sepse më ka lënduar shumë shpirtërisht dhe moralisht, sepse dua t’ju tregoj fansave të tij se kush është Noizy i vërtetë.

-Ti si mendon, një njeri që qenka kaq i keq, pse ka kaq shumë fansa?

Edita: Unë personalisht nuk jam fanse e tij. Fansat e Noizyt janë kryesisht adoleshentë dhe këtë e kam parë në koncertet e tij. Pra nuk e pëlqen ajo shtresë që ka shije të kultivuara për muzikën. Le ta mësojnë edhe ata se cili është idhulli i tyre në jetën reale, një individ që e shkel me këmbë një femër. Për mua nëse nuk di të respektosh një femër, je askush edhe nëse Zoti të ka dhënë talentin më të madh të botës.

-Së fundi, duke patur parasysh se ti po bën një akuzë shumë të rëndë publike, nëse Noizy do të kërkojë provat e abortit, ti i disponon ato?

Edita: Po, i kam të gjitha.

(marrë nga Iliria News Agency).

Advertisement