✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Tragjedi në Itali/ Makina përplas për vdekje punëtorin shqiptar

Një punëtor shqiptar 64-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Itali, pasi është përplasur nga një automjet teksa punonte në një kantier mirëmbajtjeje në autostradën A18, në aksin Messina-Catania.

Viktima është identifikuar si Mehmeti Hashaim, me origjinë shqiptare dhe banues në Marcianise, në provincën e Caserta-s. Aksidenti ndodhi pak pas orës 09:00, në kilometrin 43.300 të autostradës, pranë Taorminës dhe viaduktit Alcantara.

Sipas rindërtimit paraprak, automjeti ka hyrë në zonën ku po kryheshin punimet dhe ka përplasur 64-vjeçarin. Dyshohet se drejtuesja e makinës mund të ketë humbur kontrollin pas një manovre të rrezikshme të kryer nga një tjetër drejtues mjeti. Këto rrethana mbeten ende nën hetim.

Gruaja ndaloi menjëherë për t’i dhënë ndihmë punëtorit, por 64-vjeçari nuk mundi të mbijetonte. Ajo pësoi gjendje të fikëti nga tronditja dhe u transportua në spitalin e Giarres.

Në vendngjarje mbërritën Policia Rrugore dhe ekipet e emergjencës, ndërsa qarkullimi në drejtim të Catanias u ndërpre përkohësisht. Automjetet u devijuan përmes Giardini Naxos dhe rrugës shtetërore SS114.

Policia italiane vijon hetimet për të përcaktuar dinamikën e plotë të aksidentit dhe përgjegjësitë për humbjen e jetës së punëtorit shqiptar.

Advertisement