Politike
E quajti Ballukun si “shpëtimin” e tij/ Ndreca zbulon “presionin” ndaj Veliajt menjëherë pas letrës
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka akuzuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve se ka ushtruar presion ndaj kryebashkiakut të Tiranës, pas kontrollit të befasishëm në qelinë e tij në burgun e Fierit.
Në një prononcim për News 24, Ndreca tha se ishte njoftuar drejtpërdrejt nga Veliaj për kontrollin, i cili, sipas tij, u krye vetëm pak minuta pas publikimit të letrës drejtuar Belinda Ballukut.
Avokati pretendoi se bëhej fjalë për një veprim intimidues dhe jo për një kontroll rutinë. Sipas tij, Veliaj ndodhet në izolim dhe mbikëqyret vazhdimisht nga një punonjës policie pranë derës së qelisë, ndaj kontrolli ngre pikëpyetje mbi arsyen e ndërmarrjes së tij.
Ndreca tregoi edhe reagimin ironik të kryebashkiakut gjatë kontrollit. “Çuna, lapsin, letrën dhe sensin e humorit nuk ma merrni dot”, mësohet t’u ketë thënë Veliaj efektivëve.
Sipas avokatit, punonjësit e burgut kanë deklaruar se kishin marrë një urdhër për kontroll dhe kanë paralajmëruar se mund të vijnë edhe efektivë nga Tirana për një tjetër verifikim.
Ndërkohë, në qendër të debatit mbetet edhe kërkesa e Veliajt për t’u operuar në Tiranë, pranë mjekut dhe familjes së tij. Sipas rekomandimeve të mjekëve të Spitalit Memorial në Fier, kryebashkiaku ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale për shkak të frakturës në këmbë.
Përmes letrës publike drejtuar Belinda Ballukut, Veliaj kërkoi ndërhyrjen e saj për zgjidhjen e situatës, duke ironizuar edhe pretendimet se transferimi i tij nga Durrësi në Fier ishte vendosur nga ish-zëvendëskryeministrja
“Zoti Veliaj më komunikoi në tetelfon këtë fakt që direkt pas publikimit të letrës në media ka shkuar një kontroll blic nga drejtoria e Fierit. Dhe më ka komunikuar nga telefoni i burgut. Më ka njoftuar këtë informacion që tregon mënyrën se si sillet administrata e burgut dhe lidhjes së qartë të mendimit të zotit Veliaj. Ndërkohë që ai është i izoluar, ka një polic tek dera gjithë kohës dhe shoqërohet gjithë kohës me polic. Përsëri nuk mjaftojnë këto masa izoluese , dhe kontrolli ka pasur si qëllim intidimin. Për kontrollin kanë thënë se “thjesht kemi urdhër, madje kanë shtuar që mund të vijnë nga Tirana për të bërë kontroll.
Kontrolli ka pas qëllim intimidimin e zotit Veliaj. Ai u ka thënë policëve, çuna, lapsin letrën dhe sensin e humrit nuk ma merrni dot. I kanë thënë se mund të vijnë dhe nga Tirana për të bërë kontroll tjetër sot
Këto nuk janë kontrolle rutinë, janë të lejueshme, por jo rutinë. Për më tepër që zoti Veliaj nuk është i të burgosurit e tjerë, ka një polic gjithë kohës tek dera, ëshë e pamundur që zoti Veliaj të ketë gjëra të paligshme në qeli sepse kjo do të ishte dështim i plotë i administratës”, ka thënë Ndreca.
“Zoti Veliaj më komunikoi në tetelfon këtë fakt që direkt pas publikimit të letrës në media ka shkuar një kontroll blic nga drejtoria e Fierit. Dhe më ka komunikuar nga telefoni i burgut. Më ka njoftuar këtë informacion që tregon mënyrën se si sillet administrata e burgut dhe lidhjes së qartë të mendimit të zotit Veliaj. Ndërkohë që ai është i izoluar, ka një polic tek dera gjithë kohës dhe shoqërohet gjithë kohës me polic. Përsëri nuk mjaftojnë këto masa izoluese , dhe kontrolli ka pasur si qëllim intidimin. Për kontrollin kanë thënë se “thjesht kemi urdhër, madje kanë shtuar që mund të vijnë nga Tirana për të bërë kontroll. Këto nuk janë kontrolle rutinë, janë të lejueshme, por jo rutinë. Për më tepër që zoti Veliaj nuk është i të burgosurit e tjerë, ka një polic gjithë kohës tek dera, ëshë e pamundur që zoti Veliaj të ketë gjëra të paligshme në qeli sepse kjo do të ishte dështim i plotë i administratës”, shtoi Ndreca.