Aktualitet
VJEDHJA NE POSTEN E DURRESIT, LALA ZBERTHEN SKEMEN: U ZBULUA KUR NJOFTUAN KRYEMINISTRIN…
Gazetarja Klodiana Lala ka zbërthyer skemën e vjedhjes në Postën e Durrësit, të cilën tashmë SPAK po e heton si grup të strukturuar kriminal.
Lala tha se përvetësimi i parave dyshohet të jetë në shumat e miliona eurove, ndërkohë që dyshohet se skema ka nisur prej vitesh. Po kështu ka hetime edhe për një deputete të Kuvendit.
Lala tha se historia u zbulua pasi një zyrtar vuri në dijeni kryeministrin Rama, i cili ka reaguar dhe ka nisur një auditim.
“Ju kam thënë që kjo është çështje që e tejkalon zonjën. Bëhet fjalë për një vjedhje sistemike. Në muajin korrik Prokuroria e Durrësit firmosi urdhër arrest për drejtoreshën e postës, Elisabeta Mataj. Kishte 6 muaj në detyrë pas largimit të Etelva Budinit. Si edhe për dy punonjëset.
Nga auditimi rezultonte se ishin përvetësuar rreth 700 mijë euro. Debati ishte se paratë ishin marrë dhe nxjerrë jashtë institucionit. Zonjat janë nën masën e arrestit në shtëpi. Janë publikuar gjatë verës disa pamje ku shfaqen duke dalë me shumë të dyshuara të parave. Prokuroria e Durrësit ka arritur në konkluzionin se vjedhja ka qenë sistemike dhe ka dyshime që ndodhet para një grupimi të strukturuar kriminal. Argumenti i dytë, në këtë skemë përvetësimi parash, janë të përfshirë zyrtarë me imuniteti parlamentar. Prokuroria e Durrësit ka dyshime se është përfshirë edhe ish drejtoresha, zonja Etleva Budini, sot deputete.
Çfarë ndodhte? Në Postën Shqiptare funksionon një sistem, ETERNA, sistemi financiar i postës.
Që nga 2020 kur ky sistem është implementuar, nga Valbona Duni në bashkëpunim me një zyratare të lartë, është vendosur që të gjithë pagesat, përfshirë ato në Kadastër, pafundësisht pagesa, të kryhen kundrejt një pagese në Postën Shqiptare.
Bëhet fjalë për miliona lekë që arkëtohen. Ku ëshët vjedhja? Zonjat dyshohen, skema dyshohet se shkon deri në 8 miliardë lekë, pasi dyshohet se është skemë shumë më e madhe dhe e gjerë. Përllogaritet sipas auditit, rreth 8 miliardë apo edhe më shumë. Elisabeta Mataj ka qenë vetëm 6-7 muaj në detyrë.
Në vend të bëhej rakordimi mes aplikimeve dhe të arkëtosheshin paratë, të depozitoheshin, paratë janë nxjerrë cash. Dyshimet janë që këto para, mund të jenë hedhur edhe në fushatë zgjdhore.
Këto para në sistemin ETERNA, mund të jetë e shtrirë edhe në Postat e tjera.
Problemi është, ky 5% është një problematikë, si ka mundësi që Kadastra, duhet të kishte lekët në buxhet dhe duhet të kuptonte se nuk janë kaluar pagesat. Si nuk është ngritur alarm? Bëhet fjalë për 6 vite.
E njëjta gjë dyshohet te Tatimet dhe me pensionet.
Ka patur ankesë në atë kohë, kur Etjen Xhafa dërgoi audit, ishte njoftuar edhe kryeministri.
Ai 5% që duhet mbajtur, duhet të bëhej rakordimi i shifrave dhe të depozitohej në bankë. Para se të arrestohej Mataj, është dërguar audit dhe është pretenduar se nuk ka shkelje.
Kur ka nisur të jepen dorëheqje masive, ka patur përplasje dhe dëshmi kontradiktore, që e kanë çuar prokurorinë drejt idesë se ka një vjedhje sistemike.
A mund të jetë dëmi edhe më i madh sesa unë e deklarove? A mund të jetë i shtrirë edhe në postat e tjera? Si ka mundësi që është implementuar sistemi dhe zonja që e ka implementuar, zonja Shpresa Lenko, që ka implementuar sistemin ETERNA?
Ky 5% duket surreal në pamje të parë, por nuk është paguar dhe nuk është çuar në llogari për pagesat që kanë të bëjnë me Kadastrën. Imagjinoni se sa rivlerësime të pronave mund të jenë bërë në qarkun e Durrësit.
Mendohet se shkon në miliona euro. Nuk mendoj se nuk ka patur bashkëpunim edhe në Postën Shqiptare, pra jo vetëm te filiali.
Prandaj është histori më e madhe sesa një drejtoreshë dhe disa punonjës. Duhet një hetim në të gjithë filialet e postave. Ditën e sotme kam parë disa punonjëse poste, sa i pyet për ETERNA thoshin po e përdorim por mos na pyet se nuk e dimë se si funksionon.
Çështja pastaj ku kanë vajtur paratë, a janë hedhur në fushatë? Mendoj se do të vijojë hetimi edhe më lart.
Si u zbulua? Një nga zyrtarët i shkruan kryeministrit dhe kryeministri ka reaguar dhe është ngritur grup auditimi”, deklaroi Lala.