✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Balla zbarkon në Athinë, shqiptarët i rendisin hallet pas 3 orësh takim

Taulant Balla ka zhvilluar një takim disaorësh me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Athinë, në kuadër të aktivitetit “Prania Besnike” në diasporë.

Kreu i grupit parlamentar socialist tha se për më shumë se tre orë dëgjoi nga afër shqetësimet dhe ankesat e dhjetëra bashkatdhetarëve, duke u premtuar se do të kërkojë zgjidhjen e tyre pranë institucioneve përgjegjëse.

Balla theksoi se detyra e deputetit është të përcjellë problemet e qytetarëve dhe t’u kërkojë institucioneve llogari për moszgjidhjen e tyre. Ai u kujtoi gjithashtu afatin 15-ditor për trajtimin e ankesave.

Advertisement