✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Policia hedh gaz lotsjellës në restorant, klientët largohen me nxitim

Pamje të reja nga kamerat e sigurisë së një restoranti në qendër të Tiranës tregojnë momentin kur ambienti mbushet me gaz lotsjellës, ndërsa klientët janë duke konsumuar ushqimin.

Në video shihet se si tymi përhapet me shpejtësi brenda restorantit, duke i zënë në befasi personat që ndodheshin në tavolina. Klientët detyrohen të ndërpresin vaktin dhe të largohen me nxitim për t’i shpëtuar gazit.

Sipas pamjeve, gazi është hedhur nga efektivët e Policisë në drejtim të ambientit të restorantit. Ngjarja vjen në një ditë të shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit në qendër të kryeqytetit.

 

 

Advertisement