Pinknews
” Delikate si një bombë” Sindit të “Përputhen” nuk i del inati (FOTO)
Dy ditë më parë ishte tepër dinamike në “Për’puthen” dhe shkak u bë një debat mes Melisë dhe Sindit që çoi në largimin nga studio të Melisës.
Rreth dy ditë më parë, puntata e emisionit “Përputhe” ishte mjaft dinamike. Kjo për faktin se u bë një debat i fortë mes dy vajzave konkurrente, Melisës dhe Sindit.
“Duke qenë se ti ke thënë se marrëdhëniet seksuale janë të rëndësishme për ty, pse zgjodhe të dalësh me një vajzë të virgjër?”, i tha Melisa Mevlanit, i cili kishte dalë në takim me Sindin. Kjo e fundit e mori si një pyetje me tendencë dhe ofenduese.
“Unë do bëj seks me atë që e ndjej e jo me atë që ma jep një kafe”, tha në një moment Sindi. E këto fjalë e acaruan keq Melisën e cila zgjodhi që të dilte nga studio.
Ndërkohë gjatë përballjes së djeshme në studio, Sindi nuk i tërhoqi fjalët e thëna dhe nuk pranoi t’i kërkonte falje Melisës, e cila vendosi ta kalonte me sportivitet situatën pavarësisht ofendimit, duke u shprehur:
“Nëse njerëzit mendojnë që unë e le për një kafe, do t’i them që tani do e le për dy, do e marr me sportivitet.”