Bota
Objektivi i ri i Putin/ Ja ku po e promovojnë vaksinën ‘Sputnik V’ si mjet propagande
Promovimi i vaksinës ruse “Sputnik V” ka marr një fokus të veçantë në audiencën spanjishtfolëse të Amerikës Latine.
Ndryshe nga kjo, kur publikimet në mediat pro-Kremlin në gjuhën spanjolle qarkulluan teori konspirative se, Aleanca Veri-Atlantike po e përdor pandeminë COVID-19 për t’u zgjeruar në Paqësor, ato tani përqendrohen në krijimin e një atmosfere të pranueshme për vaksinën e prodhuar nga Rusia.
Kur synojnë audiencën e Amerikës Latine, mediat pro-Kremlin ndjekin një qasje për të formuar në mënyrë të favorshme mjedisin e informacionit: mbulimi sa më i gjërë i pandemisë COVID-19, ndiqet me mesazhe të vazhdueshme për sukseset e “Sputnik V” dhe dështimet e prodhuesve të tjerë të vaksinave
Në të njëjtën kohë, çdo pyetje lidhur me sigurinë e vaksinës ruse hidhet poshtë si paragjykim anti-rus.
Deri në fund të muajit nëntor, mediat pro-Kremlin që publikojnë në gjuhën spanjolle kanë botuar mbi 440 artikuj rreth Coronavirusit dhe pandemisë.
Ndikimi i tyre është më i dukshëm në mediet sociale, ku artikujt e Russia Today (RT) dhe Sputnik duke përmendur vaksinën u shfaqet 3.4 milionë herë.