Pinknews
“Je mësuar me pula ti, mos e zgjat më, kaq po të them”- Debati mes Melisës dhe Sindit në “PërPuthen”
Melisa dhe Sindi janë përfshirë sërish në një debat të ashpër në studion e “PërPuthen”.
Ndërsa po komentonte rreth takimit të Melisës me Mevlanin, Sindi në një moment përdori frazën “vajzat si Melisa”, gjë e cila irritoi jo pak këtë të fundit.
Melisa iu drejtua ashpër, ku i tha “mos e zgjat më”, ndërsa Sindi në përpjekje për t’u justifikuar tha se po fliste për “fenomenin”, duke shtuar se me frazën “vajzat si Melisa” e kishte fjalën për vajzat e shkathëta që nuk e kanë problem të flasin për seksin.
Ndërkohë Melisa iu drejtua sërish duke i thënë “unë nuk jam fenomen”.
Debati:
Sindi: Po flas për fenomenin, vajzat si Melisa
Melisa: Je mësuar me pula më duket
Sindi: Unë me pula?
Melisa: Mos e zgjat
Sindi: A replikove ti? Ngrije zërin ngrije
Melisa: Kaq po të them, si janë vajzat si puna e Melisës?