Connect with us

Lifestyle

Supë e Ngrohtë me Fasule të Bardha – Receta Plot Vlera

Kur temperaturat fillojnë e bien, ajo që të shkon në mendje është një recetë që të ngroh organzimin.

Pjata që mban vendin e parë për vlera dhe rigjallërimin e trupit është pikërisht supa.

Dhe një nga avantazhet më të mëdha të përgatitjes së saj, është se përbërësit i keni në frigoriferin tuaj.

Supa është mbase i vetmi gatim që pranon të shtoni përbërës sipas dëshirës suaj, dhe shija nuk prishet.

AgroWeb.org me recetën e sotme, përqendrohet tek vlerat e proteinave dhe vitaminave.

Supa me fasule të bardha i përmbush të dyja detyrimet, si për proteina si për vitamina.

Me një përgatitje të lehtë ju do të kënaqni familjarët tuaj me shijen speciale të kësaj pjate.

Por nga ana tjetër do t’i keni pasuruar dhe organizmin e tyre plot vlera të pazëvendësueshme.

Përbërësit

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 qepë mesatare e grirë

2 karota mesatare të prera në copa

2 shkopinj selinoje të prera hollë

2 thelpinj hudhre

2 domate mesatare të grirë në rende

1 gotë e gjysmë uji me fasule të bardha

6-8 gota me ujë ose lëng mishi

Kripë

Piper i zi

Një tufë majdanoz

Përgatitja

Si fillim nisni me zierjen e fasuleve, duke i vendosur ato në një tenxhere me shumë ujë.

Ndërkohë AgroWeb.org ju këshillon që të vazhdoni me hapat e tjerë të recetës.

Në zjarr vendosni një tenxhere dhe aty hidhni vajin e nevojitur dhe lëreni të ngrohet.

Perimet pasi t’i keni larë pritini sipas udhëzimeve të recetës.

Nisni me qepën, duke e grirë sa më imët në rende ose me thikë.

Shtojeni qepën në tenxhere dhe skuqeni lehtë derisa volume i saj të bjerë.

Vazhdoni me karotat dhe selinonë duke i prerë në copa të vogla.

Hidhini dhe ato në tenxhere bashkë me qepën dhe skuqini lehtë duke i përzierë herë pas here.

AgroWeb.org ju sugjeron që të shtoni hudhrën e grirë ose të shtypur dhe ta skuqni dhe pak.

Kini kujdes që mos t’ju ngjiten perimet në fund të tenxheres.

Më pas shtoni domatet dhe përzjejeni mirë masën e perimeve.

Ndërkohë fasulet do të kenë zierë, kështu që kullojini dhe shtojini në tenxheren e perimeve.

Nëse doni të shkurtoni kohë, mund t’i zieni fasulet një ditë më parë dhe t’i ruani në frigorifer.

Në fund AgroWeb.org ju këshillon që të shtoni ujin ose lëngun e mishit.

Mos harroni kripën dhe piperin e zi për t’i dhënë supës një shije sa më të mirë.

Pasi të fillojë të ziejë lëreni në zjarr dhe për 15-20 minuta, ose derisa perimet të jenë zbutur.

Grini dhe majdanozin dhe hidheni para se të largoni tenxheren nga zjarri.

Lëreni të ftohet pak, sa të mos jetë e nxehtë dhe shërbejeni për të gjithë të dashurit tuaj./AgroWeb.org

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *