Pinknews
Dhurojnë para për pandeminë COVID – Fjolla dhe bashkëshorti saj bëjnë bamirësi
Pas martesës Fjolla Morina dhe bashkëshorti i saj Fisnik Syla kanë nisur të bëjnë bamirësi. Ka qenë këngëtari Labinot Tahiri, i cili ka treguar në një postim në InstaStory se çifti ka dhuruar para për të blerë aparaturat e nevojshme për Covid-19.
“Kolegia ime Fjolla Morina dhe shoku im Fisnik Syla, sot kanë dhuruar 2000 euro për blerjen e 3 aparaturave për oksigjen. Njerëzit po vazhdojnë të dhurojnë donacione për shëndetin e qytetarëve. Zoti ju shpërbleftë! Faleminderit shumë.”- ka shkruar Labi krahas postimit.