Connect with us

Aktualitet

Me dy gishtat lart, protestuesit e PD dalin para Gjykatës, mes tyre dhe Stresi

Kanë dal para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë 34 personat e arrestuar në protestën e 8 janarit të thirrur nga Sali Berisha kundër kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Ka qenë vetë Berisha, që ka publikuar pak më parë një foto, në të cilën vihet re dhe reperi i njohur, Stresi.

“Heronjte e 8 Janarit ne Sallen e gjyqit te Narkoshtetit!”, ka shkruar ish-kryeministri krahas fotos.

Kujtojmë që në këtë protestë kishte akte të shumta dhune dhe u desh ndërhyrja e forcave speciale për të shpërndarë turmën, ku pas ndërhyrjes 34 persona u arrestuan.

Nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arrest në shtëpi” për katër nga personat e vënë në pranga pas protestës së 8 janarit në Selinë Blu.Po ashtu, mësohet se për 30 të tjerë është kërkuar “detyrim paraqitjeje”. Në bilancin e prokurorisë nënvizohet se të arrestuarit akuzohen për vepra penale të ndryshme si “Shkatërrim prone”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Aktualitet

Ngjarja shokuese në Durrës/ U mor peng nga babai, 6-vjeçari tregon momentet e tmerrit

Dy fëmijët e mitur të Aleks Markut kanë përjetuar orë tmerri, pasi 40-vjeçari nga Lezha i mbajti peng në një banesë të marrë me qira ditore në Durrës, ndërsa qëllonte pa pushim me kallashnikov.

Djali i vogël, 6 vjeç, ka treguar gjithë skenën që ka parë, duke thënë se i ati qëllonte pa pushim, duke thyer xhamat e dritares dhe ballkonit, ndërsa shenjat e plumbave janë të dukshme edhe në mur.

Djali i madh, 11 vjeç ka qenë vazhdimisht në rrezik të plumbave pasi ndodhej në ballkon dhe fshihej pas murit, teksa i ati qëllonte me breshëri.

6-vjeçari thotë se edhe pse vëllai i thoshte “babi, babi, ai nuk fliste”.

Continue Reading

Aktualitet

“Policia më tha hajde merr fëmijët…”/ Nëna rrëfen tmerrin: Isha në Itali për dokumente

Bardhe Marku, nëna e fëmijëve që u mbajtën peng nga i ati, tregon se gjatë kohës kur ndodhi pengmarrja, ndodhej ne Itali për të marrë disa dokumente.

“E mora vesh kur më ka marrë Policia e Durrësit sot në mëngjes, ngaqë unë kam ardhur mbrëmë nga Italia. Ika te familja e prindërve se thashë po të vija, do të nervozohej më shumë gjendja dhe nuk doja të vija në rrezik fëmijët. E kisha llogaritur të vija të nesërmen ose vetëm, ose me policinë. Në mëngjes, Policia më tha hajde merri fëmijët se janë në Komisariat.

Së pari, shyqyr që më shpëtuan fëmijët. Unë kam qenë një javë në Itali, me miratimin e Aleksit. Kemi pasur konflikte, por nuk kemi qenë të ndarë. Kisha të gjitha dokumentet e fëmijëve në Itali se i kisha në shkollë. Më duheshin vaksinat për djalin e vogël. Kisha takim edhe me avokatin.

Tani do të kthehemi në Lezhë. Do fus edhe fëmijët në shkollë”.

Continue Reading

Aktualitet

Pickohet nga gjarpri në shkollë, 10-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

Rreth orës 12:35, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Farkë, ku një vajzë 10-vjeçare, mësohet se është pickuar nga një gjarpër dhe ka përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën private World Academi of Tirana.

“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10-vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Continue Reading

Aktualitet

Humbi kontaktet me të birin 10 ditë më parë, babai kallëzon zhdukjen e djalit 30-vjeçar

Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim në Maliq pasi prej disa ditësh ka humbur kontaktet me familjarët. Përmes një njoftimi policia bën me dije se babai i 30-vjeçarit ka kallëzuar në Komisariatin e Maliqit se prej 10 ditësh nuk ka kontakte me djalin e tij.

Ai shprehet se djali jeton e punon në Gjermani dhe se prej disa ditësh tashmë familja nuk ka kontakte me të riun. Më tej bëhet me dije se po punohet për gjetjen e 30-vjeçarit me inicialet E. R.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.05.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka kallëzuar shtetasi A. R., banues në fshatin Orman, se prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. R., 30 vjeç, i cili jeton në Gjermani. Po punohet për lokalizimin e 30-vjeçarit.

Continue Reading

Aktualitet

Snajper-i gati!/ RENEA ndërhyn në disa banesa, kontrolle për vrasësin e efektivit

Vijon puna për kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave dy ditë më parë në Fier.

Forcat RENEA kanë nisur ndërhyrjen në disa banesa. Ndërkohë shihet se sniper është gati në rast se në një nga banesat që po kontrollohen nga efektivët.

  • foto galeri

Prej dy ditësh forcat e rendit vijojnë aksionin për kapjen e Asllan Azgan Mernica, 23 vjeç i cili eliminoi efektivin Novruz Cenalia, 28 vjeç.

 

Blutë kanë ngritur postoblloqe në rrugë ndërsa zona është “krehur” edhe me dron.

  • foto galeri
Continue Reading
Advertisement

TRENDING