Connect with us

Politike

Abilekaj: Korrupsioni ka arritur kulmin, administrata e zhytur në ryshfet nga maja deri në bazë

 Enton Abilekaj hodhi akuza të forta për nivelin e korrupsionit në vend, duke e cilësuar situatën si degradim total të qeverisjes. Sipas tij, korrupsioni është përhapur në çdo hallkë të administratës, ndërsa mungesa e shembullit nga nivelet më të larta të pushtetit ka krijuar një kulturë abuzimi që reflektohet në përditshmërinë e qytetarëve.

Enton Abilekaj: E para njëherë që të luftojmë korrupsionin me ulët, kjo është shaka, nuk diskutohet, se është e qartë që korrupsioni në këtë fazë që jemi ne tani, korrupsioni nuk ka qenë ndonjëherë në Shqipëri që pas 90-ës, nuk diskutohet. Domethënë, edhe kur kalon pranë një zyre shtetërore të kërkojnë para, vetëm pse kalove. Jo më pastaj të vesh të kërkosh ndonjë dokument. Kjo është degradimi total i një qeverisjeje, që kudo që shkon në administratë, nën shembullin, sepse kjo qeveriset me shembull. Qeveriset me vullnet politik dhe me shembull. Kur e shohin që ai që është më lart vjedh, ai që është më lart, që nga maja deri në fund të piramidës vjedh, askush nuk mund të mendojë që të mos kërkojë para. Se të gjithë mendojnë që qenka në këtë vend pune kot. E para. E dyta është dhe perceptimi i korrupsionit që është rritur në të gjithë sondazhet dhe ka dhe Ministrinë e International, nuk është asgjë e çuditshme, se nuk, nuk është kot që të themi që Norvegjia është vendi më pak i korruptuar… Po themi tani që korrupsioni, për shkak se SPAK-u po heton korrupsionin, është ekspozuar më shumë. Sipas, sipas zotit Rama. A është e vërtetë kjo apo jo? SPAK-u heton 1/100 e akuzave për korrupsion dhe aferave që del në media. Në mediat e pakontrolluara që janë 1/100 e mediave. Pra, çfarë nxjerr Syri? Çfarë nxjerrin emisionet investigative të Syrit dhe pak portale të pavarura, aq janë denoncimet për korrupsion. Sepse akuza ka thënë, institucionet shtetërore nuk denoncojnë. Apo jo? Kemi emisione investigative në mediat kombëtare? Nuk denoncojnë më korrupsion ata. S’ka më asnjë kronikë investigative për korrupsion. Dhe megjithatë nuk ka rënë. Dhe megjithatë perceptimi është prapë më i lartë.

Advertisement