Connect with us

Pinknews

Banori i “BBVIP 3” që kryeson këtë javë me ndjekësit që ka fituar në “Instagram”…

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram”?

Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili është rritur me një mijë ndjekës në “Instagram” duke shkuar nga 444 në 445 mijë. Duket se Juli është aleat në lojë me Ledjonën, e cila është rritur me 1.2K ndjekës duke shkuar në 47.5 mijë.

Bardhi është rritur me plot 12 mijë, duke shkuar nga 300 në 312 mijë ndjekës. Kalojmë tek një çift i “BBV3”, Ilnisa dhe Meritoni. Të dy kanë pasur rritje me ndjekësit e tyre ku përmendim Ilnisën me një rritje prej 3.3 mijë ndjekësish dhe Meritoni me plot 17 mijë ndjekës më tepër.

Çifti i dytë i “BBV3”, Romeo dhe Heidi, të cilët duken se tashmë janë ndarë, kanë pasur që të dy rritje teksa kjo e fundit është rritur me 3 mijë ndjekës duke shkuar në 111 mijë, teksa partneri i saj ka shtuar 2K dhe tani numëron 324 mijë. Dy shoqet e afërta, Roza Lati dhe Rike Roçi, nuk kanë pasur të njëjtën rritje, teksa kjo e fundit ka shtuar 1 mijë, ndërsa Roza nuk ka ndryshuar duke numëruar sërish 827K. /Top Albania Radio/

Pinknews

Djaloshi ‘i përkëdhelur’/ Meriton Mjekiqi, i pari shqiptar i Kosovës që mund të fitojë “BBVIP”

Meriton Mjekiqi është një nga banorët më të përfolur të këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Ai ishte në fakt një nga emrat e parë që u zbulua se do të ishte pjesë e  këtij formati dhe duhet thënë se kurioziteti ishte që në fillim i madh.

Meritonin e kemi parë shpesh në rrjetet sociale me show-n e tij, ku ftonte artistë të rrymës rap dhe që performonin në ‘freestyle’. Një show ky që ka arritur të nxjerrë shumë emra që fituan një famë dhe sukses të jashtëzakonshëm, një ndër ta dhe Don Xhoni.

Meritoni e nisi rrugëtimin e tij jo me shumë bujë, të paktën jo në aspektin e lojës së “Big Brother VIP”. Përkundrazi ai u shfaq shumë i qetë e ndoshta ndryshe nga sa prisnin ata që e ndiqnin emisionin e tij (Brraa Brraa)… Meritoni ishte ai djaloshi ‘i përkëdhelur’ nga vajzat e shtëpisë, që deri diku nuk i interesonte shumë të bërit lojë, por ndoshta më shumë rëndësi kishte eksperienca dhe fama pse jo. Kjo deri sa ai gjeti dashurinë brenda mureve të shtëpisë dhe tregoi dhe kauzën që e shtyu drejt këtij formati…

Meritonin e kemi parë padyshim të rritet para syve të publikut, të jetë më i fokusuar se kurrë në këtë garë drejt finales, por dhe pse jo drejt fitores. E në fakt, teksa vetëm pak ditë na ndajnë nga gjysmëfinalja dhe finalja e këtij edicioni, pritshmëritë janë tejet të mëdha për banorin. Duke parë rrugëtimin e tij, me uljet dhe me ngritjet, me të mirat e me të këqijat, Meritoni mund të jetë një nga pretendentët kryesorë për të fituar “Big Brother VIP 3”. Gjë kjo që do ta bënte atë të parin shqiptar të Kosovës që do të fitonte këtë format VIP…/TAR

Continue Reading

Pinknews

Fituan 100% të buxhetit/ Egla Ceno bën kërkesën e veçantë që u mbështet nga banorët

Ditën e sotme “Vëllai i Madh” ka dërguar një zarf të bardhë në shtëpinë e “BBV”. Aty thuhej se banorët kanë fituar 100% të buxhetit.

E duke qenë se tani kanë ngelur vetëm 6 banorë në “Big Brother VIP3” dhe ushqime ka mjaftueshëm në shtëpi, Egla Ceno ka bërë një kërkesë mjaft të veçantë.

Aktorja ka thënë që këtë buxhet ta dërgojnë për bamirësi, e banorët pranuan menjëherë.

Ndërkohë, teksa banorët shprehen se çfarë mund të marrin pasi ka ushqime, Julian Deda tregoi idenë që kishte Egla.

Egla ka një ide. Ta dëgjojmë idenë se mbase edhe mund t’a bëjmë. Nuk është ndonjë gjë e madhe. Egla ka një ide, blejmë cigaret dhe pjesën tjetër bëjmë pazar dhe ia çojmë dikujt që ka nevojë”, tha aktori i njohur.

“Kemi gjithë të mirat, jemi super dakord”, thanë të gjithë banorët pasi dëgjuan kërkesën e Cenos.

Continue Reading

Pinknews

‘Qenka e rëndë’/ Meritoni i përlotur pse s’u zgjodh finalist i dytë: Kam luftuar shumë

Spektaklin e mbrëmjes së djeshme Juli përballë Meritonit u shpall finalisti i dytë. Aktori mori urimet e banorëve të mbetur në shtëpi të cilët po garojnë për çmimin e madh.

Një urim i përzemërt nuk mungoi as nga Meritoni i cili edhe pse kundërshtar në lojë, u shpreh se Juli e kishte mëse të merituar titullin si finalist i dytë. Megjithatë pas darkës ai ka rrëfyer ndjesinë që pati në momentin që u përmend emri i Julit si finalist, ku u shpreh se për të ishte e rëndë pasi ka “luftuar” në këtë format dhe meriton dhe ai të jetë finalist.

“Unë jam rritur me gara. Ja uroj të mirën, i urova dhe fat. Gjatë krejt javës nuk u mundova me e godit edhe në gabimet. S’më ka interesuar. Me dinjitet e gëzoftë. I ikim kësaj. Por qenka e rëndë, shumë e rëndë që 3 ditë para zgjedhjes së finalistëve, me t’a marrë tjetri finalen dhe ti me e pa tjetrin ulur aty finalist. Jo e rëndë se pse ai. Atë e ka zgjedhur publiku, ec përpara. Tani ke ato pikëpyetjet e tua, nëse je finalist. Ku kam gabuar? Kam luftuar shumë. E kam me veten dhe qenka e rëndë. I thashë Romeos për mua humbja është fitore. Nuk do doja këtë përjetim me pas në këtë pikë të lojës. Më e bukura do kishte me qenë kur të më hapnin të shtunën derën, atëherë pikiatë krejt”, u shpreh Meritoni.

Continue Reading

Pinknews

Në fokus format e tonifikuara, Xhensila Myrtezaj “djeg” Instagramin

Xhensila ka bërë një paraqitje shumë tërheqëse në Instagram, me imazhet e fundit që publikoi.

Ajo shfaqet me një veshje shumë seksi, e cila përbëhet nga një fund i shkurtër, po ashtu edhe një bluzë me mëngë të gjata, e cila mbulon vetëm pjesën e gjo…ksit.

Xhensila ka treguar fizikun e saj mahnitës, barkun e tonifikuar dhe këmbët sek*si.

FOTOT: Në fokus format e tonifikuara, Xhensila Myrtezaj "djeg"

Continue Reading

Pinknews

Aurela Hoxha ngre temperaturat në rrjet, tregon format me bikini

Modelja Aurela Hoxha di si të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, duke publikuar foto ku shfaqet seksi e gjithashtu edhe provokuese.

Edhe në postimin e fundit, modelja e njohur ka dalë e veshur me bikini duke nxjerrë në pah linjat perfekte.

Kujtojmë se Aurela prej kohësh jeton me partnerin në Spanjë, ndërsa është nënë e dy fëmijëve.

FOTOT: Aurela Hoxha ngre temperaturat në rrjet, tregon format me bikini

Continue Reading
Advertisement

TRENDING