Connect with us

Aktualitet

Benz-i përplaset me Fiat-in dhe përfundon në kanal, lëndohet pasagjerja

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në kthesën e Vajkanit në Fier.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ka mbetur e plagosur pasagjerja e njërës prej makinave, e cila është transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip Benz dhe një Fiat Panda. Nga përplasja, automjeti tip Benz ka përfunduar në kanal, ndërsa mjeti tjetër ka pësuar dëmtime materiale.

Advertisement