Connect with us

Politike

Berisha: Nano naiv, droga nga velat e Çuçit

Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë e cila vjedh duke u shndërruar në institucion të shtetit të mafies.

‘Pakënaqësia dhe urrejtja ndaj këtij regjimi po bëhet gjithnjë edhe më e papërmbajtur dhe kjo është plotësisht e ligjshme sepse çdo ditë edhe me e papërmbajtur bëhet makineria e vjedhjes dhe e plaçkitjes me në krye Edi Ramën. Sot, për fat të keq, institucionet e këtij shteti të mafies janë shndërruar në sera që përgatisin hajdutë zyrtarë. Kur e them këtë e them jo për të injoruare se në Administratë shtetëroee ka punonjës të ndershëm, po në qindra firma që në këtë administratë hidhen në dokumente është pamundur të gjesh një që është në përputhje me ligjin e transparencën. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh sipas një ligji të njohur, kur kryeministri vjedh, shndërrohet në sistem. Kur ai del mbi ligjin, të tjerët i mbi kalojnë ato, kështu që e transformuar në një makineri gjigante vjedhjeje dhe plaçkitjeje, asnjë institucion nuk e ndalon më këtë makineri. Vjedhja e pronës publike, kulmon me aferat e portit të Durrësit dhe parkut të Butrintit. Vjedhja e qytetarëve me çmimet e pronave publike bëhet gjithnjë edhe më e madhe. Sot,, në rast se në kryeqytetet e vendeve të BE një shkollë ndërtohet me 650 mijë euro bazuar në njësinë manuale të ndërtimit e kostove, Lali Vjedhësi ndërton  shkolla me 3 milionë euro, mos më shumë…

Berisha: Iku Nano, jo se ishte i sinqertë por naiv! S’kuptoi dot si droga shkonte nga velat e klubit të Çuçit

1662027973_Screenshot5.jpg

Berisha në mbledhjen e kryesisë foli për shkarkimin e Geldis Nano nga posti i tij duke hedhur akuza ndaj ministri Çuçi. Sipas tij, ai s’ishte i sinqertë, por naiv.

‘Vetëm zhvillimet e djeshme janë në dëshmi se në strofullin e tyre nuk kanë paqe. Shkarkohet pa asnjë motiov evident drejtori i përgjithshëm i policisë. Nuk themi që po zbardhte një zyrtar të mirëfilltë po r e vërteta është se ai pati fatin të bjerë në korrent. Skema ishte e Olsi Ramës, skema në Tiranë vjedhja në Gjermani. Sigurisht autoritetet gjermane iu drejtuan këtij. Iku Nano sepse, dy 2.2 ton drogë në Itali nuk shkon nga skafet shkuan nga velat e klubit të Çuçit. Ato kam pasion tha nuk merrem me skafe merem me velat, tani na doli pasionat i drogës. Nano s’po bënte luftë efikase, por për naivitetin dhe jo sinqeritetin se ai i sinqertë s’ishte, po ishte naiv dhe si mbuloi dot.’- tha Berisha.

Advertisement

TRENDING