Connect with us

Politike

Berisha: Rama po përdor mandatet e vjedhura si mburojë të krimit

Kreu i Partisë Demokratike,  Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Rama ka shëndërruar zgjedhjet në farsë elektorale. Gjatë fjalës së tij në takimin me demokratët e degës 7 në Tiranë, Berisha u shpreh se Rama  po përdor mandatet e vjedhura si mburojë të krimit. Lideri i opozitës tha se Rama rrëmbeu zgjedhjet.

Sali Berisha: Në këto vite të opozitës sonë të vështirë, të opozitës në kushtet e një shtypje reale, ka ndodhur që me mekanizmin e shndërrimit të krimit në votë dhe votës në krim, mashtrimit në votë dhe votës në mashtrim të vjedhjes dhe plaçkitjes së votës suaj, sot kemi ardhur në një kohë të papërsëritshme. E cila duhet të themi nuk ka ekzistuar që nga viti 90 e deri sot.

Pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, mandatet përdoren si mburojë e krimit, e plaçkitjeve si faktor për një grusht shteti më të keq, se ai që bëri Razim Alia në shkurt 91. Një njeri i cili duke përdorur fuqinë ekzekutive, duke shkelur çdo ligj dhe normë, i ka shndërruar në farsë elektorale. Nga 2017 e këtej. Ju, ne kemi fituar në 2021. E them me bindjen më absolute. Por ai i rrëmbeu zgjedhjet./

Advertisement