Connect with us

Politike

Bushati: Rama i pasigurtë se kush po e godet. SPAK një dhuratë e helmatisur për shqiptarët

Analisti Andi Bushati, komentoi situatën politike në Shqipëri dhe hetimet e SPAK-ut për Belinda Ballukun, AKSHI-n dhe çështjet e tjera të korrupsionit që prekin qeverinë Rama.

Gjatë bisedës me moderatorin, Edvin Parruca, Bushati theksoi se kryeministri Edi Rama është i pasigurtë për aktorët që qëndrojnë pas ‘goditjeve’ ndaj qeverisjes së tij. ‘Kjo është koha që Ramës i duhet për t’u qartësuar ose për të negociuar për fatin e pushtetit të tij,’ tha Bushati.

Ai shtoi se mbështetja nga Bashkimi Europian dhe vendet kryesore evropiane duket se nuk ka ndryshuar, por ka një ftohje me administratën e Shteteve të Bashkuara, një element që ngre pyetje mbi ndikimin e huaj në politikën shqiptare.

‘Rama është i pasigurtë për personazhet që lëvizin kukullat, pra nuk e di kush po qëndron pas skene në goditjen që po i jepet qeverisjes së tij. Dhe kjo është koha ose që i duhet për t’u qartësuar, ose më shumë akoma që i duhet për të negociuar në lidhje me fatin e pushtetit të tij.

Është e vërtetë dhe sidomos në Evropë e kemi dëgjuar dhe në javët e fundit, Ramës nuk i është lëvizur asgjë nga përkrahja në thonjëza le të themi që i ka dhënë Bashkimi Europian dhe vendet kryesore të Europës.

Duket qartë që ka një ftohje me administratën Trump, pra me ata që drejtojnë në këto momente Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por pyetja që shtrohet dhe që na intereson ne shqiptarëve besoj që është tjetër.

Kush është tjetër? Nëse ashtu siç besohet apo amendohet ndaj këtij mbas këtij trimërimit të SPAK-ut qëndron Uashingtoni zyrtar dhe administrata e re amerikane. A është kjo një gjë që bëhet në të mirë të shqiptarëve? Pra për të goditur korrupsionin e një qeverie të bërë bajat? Apo kjo është një tentativë e re për të kapur një administratë shqiptare që dikur i ka pasur të gjithë fijet të lidhura me me Sorosin, me demokratët e të tjerë e të tjerë. Ne kishim sot një shkrim përkthim që tregonte se si SPAK-u ukrainas ëh, nën dirigjimin e FBI-it, për çfarë shërbente? Shërbente për të goditur personazhe kyç politikë në Ukrainë, në mënyrë që dobësonte fuqinë negociuese të Ukrainës për konfliktin me Rusinë. Pra, a bëhet kjo për qëllime të mira për Shqipërinë? A do ketë kjo kalimin nga një e keqe tek një e keqe tjetër, është shpejt ta them.

Kjo është një pyetje 1 milion dollarëshe në fakt se këtu asnjëherë nuk mund të matet vota e vërtetë e qytetarëve. Për këtë besoj, tani s’ka më njeri që nuk është i bindur që shqiptarët nuk votojnë në mënyrë të lirë.

Dhe këtu pastaj lind ajo pyetja tjetër që, po mirë kur s’voton në mënyrë të lirë, akoma kur pretendon që je në një demokraci, e duhet të protestosh kur ti shihesh që je i vjedhur, je i nëpërkëmbur e nuk ke të drejtë më të vendosësh as me votë për pushtetin.

Kjo është pak e vështirë për dy gjëra.

E para se në diktaturë gjithmonë është e vështirë që të ngrihesh në protesta. Pra, bashkë me zhbërjen e një demokracie, në mënyrë graduale zhbëhet dhe protesta. E ky nuk është gjithmonë ose automatikisht siç themi ne herë pas here faj i qytetarëve.

Plus që këtu qytetarëve i është, i është dhënë dhe një dhuratë, një ëmbëlsirë e helmatosur, edhe kjo është në fakt SPAK-u. Drejtësia e re dhe SPAK-u bëjnë pikërisht këtë gjë.

I krijojnë njerëzve që duhet të ngriheshin dhe duhet të protestonin iluzionin që s’ka nevojë që ju t’i kërkoni të drejtat tuaja me rrugë, se jemi ne ata që do hakmerremi dhe për ju. Deri tani, SPAK-u këtë e ka pasur thjesht një alibi, një legjendë, duke i shkuar gjithmonë mbas të dijes së pushtetit.

Nuk e di nëse do vazhdojë prapë me këtë trajektore’, tha ndër të tjera analisti Andi Bushati

Advertisement