Connect with us

Aktualitet

Deklarata e fortë e Bashës: Sali Berisha erdhi në PD si kreu i një organizate kriminale

Kreu i PD Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë pasditen e kësaj të mërkure, kur është shprehur se Sali Berisha shkoi në selinë e PD më 8 janar si kreu i një organizate kriminale. Ai ka shtuar se në mbështetje të Berishës atë ditë, ishin dhe “strukturat” e Tom Doshit dhe Aqif Rakipit.

“Sali Berisha po e bën të gjithë këtë për të shkatërruar PD. Ka të gjitha strukturat që janë vënë në dispozicion për 25 prillin. Strukturat e Tom Doshit kanë qenë atë ditë këtu. Strukturat e Aqif Rakipit dhe struktura të tjera që pritet të shpallen shpejt “non grata”, u shpreh Basha në Abc News.

Më tej, kreu i PD tha se Berisha e kishte paralajmëruar se nëse PD nuk kthehej në bunker për hallin e tij personal, ai do ta shkatërronte

“Ty, mua dhe këdo tjetër në këtë botë na sjell zoti, na rrit familja jonë. Në politikë futemi me vullnetin tonë dhe një nga përpjekjet kryesore të jetës time politike është t’i çliroj shqiptarët nga mentaliteti që të solli ky dhe të hoqi ai. Sali Berisha është përjashtuar me unanimitet nga Kryesia e Partisë Demokratike ditën pasi vendosi të sillej jo si politikan, por si kreu i një organizate kriminale antikombëtare, antiamerikane dhe provoi tentativën e  vrasjes të një grupi drejtuesish dhe anëtarësh të Partisë Demokratike në selinë e Partisë Demokratike pasi kishte nisur një fushatë të nxitjes së dhunës, të gjuhës së urrejtjes, të përçarjes së demokratëve për të shkatërruar Partinë Demokratike siç e paralajmëroi vetë që nëse Partia Demokratike nuk  do të kthehej në bunker për hallin e tij personal, ai do ta shkatërronte, nuk e meritonte të ekzistonte”, përmbylli Lulzim Basha, kreu i PD.

Aktualitet

EMRI/ Koka e mafias shqiptare në Ekuador nën hetim edhe për pastrim të 31 mln dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit në Ekuador ka vendosur hetimin e Dritan Gjikës dhe 4 personave të tjerë për një rast të pastrimit të 31 milionë dollarëve.  Dritan Gjika është emër i njohur në Ekuador dhe njihet si drejtues i mafias shqiptare që vepron në vend. Së bashku me Gjikën, do të hetohen edhe: Mario S.; Carina E.; Carlos G.; dhe Pablo H. Shtatë kompani apo persona juridikë janë gjithashtu në proces hetimi. Gjyqtari ka urdhëruar ndaj tyre ndalim parandalues, sekuestrim të pasurisë dhe bllokimin e llogarive.

Më 7 shkurt, Policia Kombëtare, së bashku me Prokurorinë, arrestuan Julio L., Jonnathan L., Bryan L., Javier C. dhe Teresa P. si rezultat i operacionit të koduar “Pampa”, i cili u zhvillua në disa qytete të Ekuadorit, shkruajnë mediat ekuadoriane. 

Sipas Prokurorisë, përmes informacioneve konfidenciale u mësua se në Guayas, ndodhej një kompani transporti e dedikuar për transferimin e parave dhe substancave të paligjshme përmes kamionëve. Përveç se në Guayas, në Los Ríos, Cotopaxi dhe Santa Elena, vepronte një organizatë kriminale e dedikuar për pastrimin e parave të trafikut të drogës, e drejtuar nga Dritan Gjika dhe qytetarë të tjerë.

Për këtë u krijuan disa kompani të dedikuara për eksportin e produkteve bujqësore (kryesisht banane), blerjen dhe shitjen e pasurive të paluajtshme, prodhimin e mishit dhe kanabisit. Këta shtetas kanë përfituar pasuri të ndryshme si automjete luksoze dhe pasuri të paluajtshme si toka, shtëpi, zyra, magazina dhe parkingje në katër provinca të vendit, sipas hetimit tatimor.

Continue Reading

Aktualitet

Kërcënimet e Metës ndaj Dumanit/ I ngarkuari i SHBA në Tiranë: Duam të shohin drejtësi

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, ka dhënë një intervistë për Zerin e Amerikës këtë të mërkurë.

Sipas tij e ardhmja e Shqipërisë nuk qëndron tek njerëzit e përfshirë në korrupsion, ndërsa shprehu shqetësim për sulmet e fundit ndaj Prokurorisë së Posaçme nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Mendoj se shqiptarët duhet të ndihen krenar se institucion e drejtësisë kanë ndërmarrë veprime kundër figurave politike të përfshitë në korrupsion, apo figurave të përfshirë në grupe të organizuara kriminale.

Nëse kam parë një gjë në 8 muaj e kaluar në vend, ajo që i bashkon është se duan të shohin drejtësi. Është shqetësuese të shohësh ato lloj sulmesh që kemi parë, nuk kanë vend këtu dhe nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë”, u shpreh ai ndër të tjera.

Continue Reading

Aktualitet

Vrasja e Gentian Bejtjas/ Zbulohet një mjet tjetër që ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtjas, të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë zbuluar se autorët kanë përdorur edhe një makinë të tretë për t’u larguar nga vendngjarja.

Pas vrasjes së Bejtajt në vilën e tij në Larushkë, 4 autorët e dyshuar janë larguar me automjetin “Land Rover” që e kanë djegur në fshatin Hasan.

Pas këtij episodi, sipas hetimeve rezulton se grupi është ndarë në dy pjesë, ku për t’u larguar kanë përdorur një automjet tip “Golf”, si dhe automjetin e dytë të cilin policia po kërkon për të gjetur.

Automjeti i parë tip “Golf” që rezultoi në pronësi të të arrestuarit Edison Haxhiu, është larguar drejt Bubqit, ndërsa automjeti i dytë ka dyshime se është larguar në drejtim të qytetit të Kamzës.

Nga ana tjetër grupi hetimor ka hedhur poshtë pretendimete e Edison Haxhiut dhe Ilir Beqarajt, dy të arrestuarit për atentatin ndaj Gentian Bejtjes, pasi makina tip “Golf7” nuk ka qenë e pajisur me GPS për të monitoruar lëvizjet.

Janë dhjetra kamera sigurie që sipas hetimeve faktojnë lëvizjet e automjetit tip “Golf 7” pranë vendit të ngjarjes dhe pranë makinës që u dogj nga autorët e dyshuar.

Sipas dinamikës së ngjarjes, e rindërtuar nga grupi hetimor me hapjen eedhe të kamerave të sigurisë në bizneset pëerreth I gjithë atentati ka ndodhur për vetëm 2 minuta.

Rezulton se në orën 16:14 minuta të pasdites së 15 Marsit në rrugicën e banesës së Gentian Bejtajt, futen autorët me ‘Land Roverin” ngjyrë të zezë, ndërsa nga po të njëjtat pamje dy minuta më pas, në orën 16:16 largohet duke dalë në rrugën kryesore dhe lëvizur në drejtim të mbikalimit të Fushë- Krujës.

Continue Reading

Aktualitet

Marrja peng e policëve/ DASH thirrje Vuçiç: Serbia të vetëpërmbahet…

Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe ka thënë se pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, DASH u bëri thirrje autoriteteve serbe të veprojnë me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin në lidhje me qytetarët kosovarë të ndaluar në Serbi dje.

“Ndalimet arbitrare apo padrejtësisht të gjata, posaçërisht nëse cak i tyre janë oficerët e Policisë së Kosovës, do të shihen si veprime përshkallëzuese që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë më 18 prill.

Sipas autoriteteve kosovare, Serbia ndaloi mbi 1.400 kosovarë, teksa po kalonin transit nëpër Serbi.

Në mesin e të ndaluarve ishin edhe dhjetë zyrtarë policorë.

Autoritetet thanë se nëntë zyrtarë policorë janë liruar, ndërkaq ndaj Dejan Jankoviq, Serbia ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh nën akuzën për prishje të rendit kushtetues të Serbisë./REL

Continue Reading

Aktualitet

“Meta ka informacione se SPAK mund ta godasë”/ Trondit ish-kryeprokurori Hajdari

Të papranueshme e konsideron ish-kryeprokurori Shkëlqim Hajdari gjuhën e përdorur nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj kryeprokurorit Altin Dumani.

I ftuar në “Top Talk” me Juli Xhokaxhi, Hajdari u shpreh se Meta ka kryer veprën penale të fyerjes së gjyqtarit.

“Kjo është gjuhë e papranueshme, nuk i bën nder as personit në fjalë, as Shqipërisë. Minimum, ka veprën penale të fyerjes së gjyqtarit. Do jetë gabim nëse Dumani inicion një kallëzim për këtë vepër.

Kjo është gjuhë që tregon se personi në fjalë ka informacione që SPAK-u mundet ta godasë, rruga që ka zgjedhur duke përzierë në një çorbë familjen, partinë e bashkëpunëtorët, nuk është situatë e mirë. Nga ana tjetër, duhet të themi se Dumani ka marrë mbështetje nga KLP, ambasada amerikane, britanike, BE. Publiku shqiptar e shoqëria civile mbështet SPAK-un”.

Sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion janë të ngjashme me ato të grupeve kriminale, tha ish-kryeprokurori.

“Kjo historia që sa herë goditen pjesë që nuk janë në mazhorancë, thuhet se SPAK po kontrollohet nga qeveria, nuk është e para. Po bëhet telenovelë. Nuk është kjo gjuha që ndihmon punën e SPAK-ut. Është e ngjashme me sulmet që kanë bërë grupet kriminale në Itali psh. Kjo duhet t’i stimulojë më shumë të ruajnë qetësinë”.

Duke inkurajuar prokurorët e posaçëm, Hajdari tha se “asnjë nuk duhet të frikësohet”.

“Dua të them që prokurorët ballafaqohen me njerëzit në hetim e kanë në sallën e gjyqit. Në sallë, ne kemi marrë edhe kërcënime live, për prokurorët nuk është kërcënim që i dëgjojmë për herë të parë, ndryshimi është që këto fyerje po i marrin nga televizioni. Prokurorët nuk duhet të frikësohen”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING