Connect with us

Lifestyle

Doni të jeni të lumtur? Ndiqni këto 5 këshilla

Sipas disa studimeve nëse keni disa miq të ngushtë, një familje të madhe e me dashuri, apo lidhje të forta me komunitetin, ju jeni më të lumtur. Babai i psikologjisë pozitive Martin Selingman ka nxjerrë teorinë se ndërsa 60 për qind e lumturisë përcaktohet nga gjenet tona dhe nga mjedisi, 40 për qindëshi i mbetur është në dorën tonë. Kjo formulë ka joshur edhe një tjetër psikolog të njohur, Filip Zimbardo, i cili këtë formulë e ka përfshirë në librin e tij “The time paradox” .

Të dy psikologët bien dakord se në qoftë se të lindurit përsëri dhe të marrit gjene të reja është e pamundur, në vend të kësaj ju mund të punoni në atë 40 për qind që është në dorën tuaj për të qenë i lumtur. Shkenca sugjeron të paktën 5 rrugë.

Kaloni (të paktën) 20 minuta në ditë jashtë
Sipas një sërë studimesh të publikuara në vitin 2010 nga Journal of Environmental Psychology , dalja në natyrë jo vetëm që na ndihmon për të pasur një humor të mirë, por edhe na përmirëson kujtesën. Gjatë këtyre daljeve na bëjnë mirë veçanërisht rrezet e diellit, edhe në një ditë me re dhe ajër të freskët.

Përpiquni të jenë të lumtur
Dy studime të publikuara në Journal of Positive Psychology kanë konfirmuar se kur njerëzit në mënyrë aktive kërkojnë të jenë të lumtur dhe përpiqet të përmirësojnë gjendjen e tyre shpirtërore, ata ndihen më të lumtur se personat që nuk e bëjnë këtë gjë. Në një prej studimeve, pjesëmarrësit kanë dëgjuar një gamë këngësh të gëzuara gjatë dy javëve. Atyre që iu ishte kërkuar të përqendroheshin në lumturinë e tyre, shënuan një përmirësim në gjendjen shpirtërore në krahasim me ata që u ishte kërkuar vetëm të përqendroheshin në muzikë.

 

 

Zbuloni pikat e forta dhe përpiquni t’i përdorni ato
Libri The Happiness Advantage i Shawn Akor-it, psikolog në Harvard, raporton një eksperiment me mbi 577 vullnetarë, të cilët janë ftuar të zgjidhni një nga pikat e forta të tyre dhe t’i përdorin ato në një mënyrë të re çdo ditë për një javë rresht. Rezultati ishte i pritshëm. Në fund pjesëmarrësit në eksperiment janë ndjerë shumë më të lumtur dhe më pak të stresuar se grupi i kontrollit. Kjo nuk është e gjitha: avantazhet e kësaj mënyre jetese zgjatën edhe pas përfundimit të eksperimentit: niveli i tyre i lumturisë ka mbetur kështu për një muaj të tërë.

Bëni rregullisht ushtrime fizike

Ushtrimet fizike bëjnë që në tru të çlirohet endofinë, e cila përmirëson gjendjen shpirtërore. Nëse stërvitja është e qetë, gjendja shpirtërore pozitive shtrihet edhe në ditët në vijim. Kjo është konfirmuar nga kërkimet në Universitetin e Bristolit.

Jepini një kuptim jetës suaj
Hulumtuesit në Universitetit Tohoku në Japoni kanë bërë një studim shtatë-vjeçar ku mbi 43.000 e të rriturve të moshës mes 40 dhe 79 vjet janë pyetur në qoftë se ata kishin ikigai (një fjalë japoneze që do të thotë “rrugë e jetës”). Pas kësaj pyetjeje studiuesit kanë monitoruar gjendjen e shëndetit të pjesëmarrësve në eksperiment. 95 për qind e të anketuarve të cilët kanë raportuar se kanë dhënë një kuptim të jetës së tyre ishin të gjallë shtatë vjet pas hetimeve paraprake kurse rreth 83 për qind e atyre që nuk kishin raportuar ndonjë arsye të mirë për të jetuar nuk jetonin më. Mungesa e “rrugës së jetës”, sipas studiuesve, është e lidhur sidomos me vdekje për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.

Qëndroni në shoqëri të hareshme pasi lumturia është ngjitëse
Kush mendon se miqtë na ndihmojnë vetëm për të kaluar një pasdite të këndshme e ka gabim. Studiuesit e fushës së psikologjisë janë shprehur se miqtë janë një faktor shumë i rëndësishëm në lumturinë tonë. Sipas këtyre studimeve lumturia është ngjitëse prandaj bëjmë mirë të zgjedhim shoqëri të hareshme. Po sipas këtyre studimeve edhe puna vullnetare ndikon në gjendjen tonë shpirtërore duke ulur shanset e depresionit. Studiuesit japin tre këshilla për të rritur lumturinë:

Kaloni kohë me persona të lumtur…ose me miqtë e tyre
Sipas një studimi të publikuar në statistikat e mjekësisë nga Universiteti i Harvardit dhe Universiteti i Kalifornisë, lumturia është ngjitëse. Studiuesit zbuluan se kur një person bëhet i lumtur, një mik i cili jeton në afërsi të tij ka një probabilitet prej 25 për qind për të bërë edhe ai i lumtur. Bashkëshortja e personit të lumtur ka një rritje prej 8 për qind për të qenë e lumtur, dhe fqinjët kanë një probabilitet prej 34 për qind. Por, nuk mbaron këtu: studiuesit kanë kryer një rishikim të studimeve të mëparshme, dhe kanë gjetur se marrëdhëniet e caktuara janë më të prekura nga lumturia, në nderim të një teorie të quajtur “teoria e ngjitjes sociale” ose “tre gradët e ndikimit”. Sipas kësaj teorie kur një person është i lumtur, efekti mund të përhapet në tre gradë, deri te miqtë e shokët.

Ndërtoni marrëdhënie të forta sociale
Nëse ju keni disa miq të ngushtë, një familje të madhe e me dashuri, apo lidhje të forta me komunitetin, ju jeni më të lumtur. Në mesin e shumë studiuesve që e konfirmojnë këtë, është edhe psikologu Shawn Akorit. Në studimin që realizoi në mes të 1.600 studentëve të Harvardit, ai tregoi se mbështetja sociale është një burim i lumturisë dhe se faktorë të tillë ndikojnë më shumë se të ardhurat e familjes, rezultatet në kolegj, mosha, gjinia ose përkatësia etnike.

Kujdesuni për të tjerët
Njerëzit të cilët kalojnë kohë çdo muaj për të ndihmuar të tjerët (ky kujdes mund të jetë për një kafshë, për njerëz të tjerë ose për mjedisin) janë më të lumtur. Një kërkim i doktoreshës Suzanne Richards në Universitetin e Exeter Medical School, Britania e Madhe, shqyrtoi 40 studime në 20 vitet e fundit për të zbuluar një lidhje mes vullnetarizmit dhe shëndetit, duke vënë në dukje se personat që punojnë si vullnetarë janë më pak të lidhur me rastet e depresionit. Duke mos qenë në depresion shëndeti shpirtëror, mendor dhe fizik i tyre është më i mirë duke ulur kështu rastet e vdekjeve.

Lifestyle

Pluhuri afrikan pritet të mbulojë Athinën dhe Kretën në Greqi

Autoritetet janë në alarm “të kuq” për shtatë ditët e ardhshme, pasi sipas parashikimeve të ekspertëve pritet të ketë një përqendrim të madh të pluhurit afrikan në atmosferë.

Nëse parashikimet vërtetohen, përqendrimi i pluhurit afrikan në atmosferë do të jetë veçanërisht i lartë dhe spitalet dhe autoritetet kompetente do të duhet të mobilizohen menjëherë, për grupet vulnerabël dhe qytetarët me probleme të frymëmarrjes.

Më konkretisht, nga dita e sotme, e premte, 17 maj, deri të enjten, 23 maj, pluhuri afrikan pritet të mbulojë vendin, ndërsa do të ketë edhe rritje të temperaturës.

Efektet do të intensifikohen gjatë fundjavës dhe do të zgjasin të paktën deri të enjten.

Deri më tani, ato pritet të tërhiqen gradualisht të premten.

Parashikimet tregojnë se zonat ku fenomeni do të jetë më intensiv janë Kreta dhe Athina.

Në këto dy zona pritet një përqendrim i lartë i pluhurit afrikan, por të dhënat e deritanishme nuk tregojnë se fenomeni do të ngjajë me pamjet e frikshme të ndodhura muajin e kaluar.

Efektet do të jenë më të dobëta në Peloponez, ndërsa Greqia e Veriut nuk duket të jetë prekur deri më tani.

Në të njëjtën kohë, në të njëjtat ditë merkuri do të rritet ndjeshëm dhe temperaturat do të lëvizin në kufijtë e valës së të nxehtit, por pa i tejkaluar ato.

Në Kretë temperaturat “do të arrijnë” deri në 35 gradë Celsius.

Harta tregon përqendrimet e vlerësuara të pluhurit pranë tokës për orët e mbrëmjes të së premtes 17/05 në të gjithë vendin, ndërsa grafikët e ngulitur paraqesin përqendrimet e pluhurit në lartësi në tre qytete të zgjedhura (Athinë, Kalamata, Heraklion).

Continue Reading

Lifestyle

Gjërat për të cilat njerëzit ju gjykojnë më së shumti

Shoqëria sot përballet me një varg problemesh sociale e një ndër to është edhe paragjykimi. Madje, njerëzit shkojnë aq larg, duke bërë gjykime edhe për gjërat më të vogla që ndoshta ju nuk u kushtoni fare rëndësi.

Ngjyra e rrobave

“Psychology Today”, thotë se njerëzit gjykojnë në bazë të ngjyrave të rrobave tuaja. Nëse ju visheni më shumë me ngjyrë të zezë do të thotë se jeni person më serioz dhe më artistik, ndërsa personat që preferojnë ngjyrat si e kuqja, cilësohen më energjik dhe më të hapur.

Kafshimi i thonjve

Nga anketa të ndryshme është vërtetuar se personat të cilët hanë thonjtë e tyre ose lëvizin këmbët gjatë qëndrimit ulur janë më të stresuar.

Këpucët

Njerëzit kanë shkuar deri tek ky element. Psikologët kanë treguar se këpucët luajnë një rol të rëndësishëm në përshtypjen që njeriu krijon tek të tjerët. Për shembull, lloji i këpucëve tregon moshën, pjekurinë, personalitetin, gjininë, nivelin intelektual e gjëra të tjera.

Mënyra si ju i shtrëngoni duart

Për këtë mund të kemi dëgjuar edhe më parë. Shtrëngimi i duarve mund të tregojë vendosmëri, fuqi dhe guxim apo në anën tjetër, dobësi, frikë dhe vetë-dyshim.

Shkrimi juaj

Personat të cilët shkruajnë me shkronja të vogla janë më të ndrojtur dhe më të rezervuar përkundër personave që shkruajnë me shkronja të mëdha që mendohet të jenë më të hapur.

Continue Reading

Lifestyle

16 Maj, Dita Ndërkombëtare e Dritës

Dita Ndërkombëtare e Dritës festohet çdo vit më 16 maj, në përvjetorin e funksionimit të parë të suksesshëm të lazerit, në vitin 1960 nga fizikani dhe inxhinieri, Theodore Maiman. Kjo ditë është një thirrje për të forcuar bashkëpunimin shkencor dhe për të shfrytëzuar potencialin e tij për të nxitur paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas UNESCO-s, Dita Ndërkombëtare e Dritës thekson rolin që luan drita në shkencë, kulturë dhe art, arsim dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe në fusha të ndryshme si mjekësia, komunikimi dhe energjia.

Studimi i dritës ka çuar në burime alternative premtuese të energjisë, përparime mjekësore që shpëtojnë jetë përmes teknologjisë dhe trajtimet diagnostikuese, internetin me shpejtësi të dritës dhe shumë zbulime të tjera që kanë revolucionarizuar shoqërinë dhe kanë formësuar të kuptuarit tonë për universin.

Të fundit!

Këto teknologji u zhvilluan përmes shekujsh kërkimesh mbi vetitë e dritës, duke filluar me veprën kryesore të Ibn Al-Haytham, Kitab al-Manazir, “Libri i Optikës”, botuar në 1015 dhe duke përfshirë punën e Ajnshtajnit në fillim të shekullit të 20-të, e cila ndryshoi mënyrën se si mendojmë për kohën dhe dritën.

Pa dritë, planeti ynë do të ishte vetëm një vend i ftohtë dhe djerrë. Në të vërtetë, ku ka dritë, shpesh ka jetë me bollëk. Megjithatë, drita përfaqëson edhe më shumë për njerëzimin. Drita shkon dorë për dore me dijen; është një lente përmes së cilës mund të shihet dhe të kuptohet bota.

Continue Reading

Lifestyle

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar? Sugjerimet e Netflix

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar?  Viti 2024 është i mbushur me filma të tillë dhe këto sugjerime janë provat!

“Challengers”

“Love Lies Bleeding

“The Fall Guy”

“The Idea of You

“Música”

“Lisa Frankenstein”

“Mother of Bride”

“Turtles All the Way Down”

“The Bikeriders”

“Fly Me to the Moon”

“Twisters”

“It Ends With Us”

Continue Reading

Lifestyle

Studimi i ri: Niveli i vetmisë suaj varet sa i sinqertë jeni

Shumica prej nesh kanë të paktën 50 miq, ose të afërm që do të donin t’i ftonin në një ngjarje personale: si martesë, ditëlindje, pra një festë. Mirëpo, mos u shqetësoni nëse nuk mund të gjeni shumë miq për të festuar ditëlindjen tuaj

Nëse ju ndodh kjo gjë, mos mendoni se diçka nuk funksionon me ju. Kjo do të thotë se jeni një person me moral të lartë.

Mirëpo, ju a konsideroni veten një person me vlera të larta morale? Nëse përgjigjja është po, ka shumë gjasa që të jeni një person jo shumë popullor.

Shkencëtarët nga Universiteti i Washingtonit zbuluan se njerëzit me fokus moralin kanë tendencë të jenë më pak humorista. Dhe kjo është arsyeja pse të tjerët nuk i pëlqejnë shumë.

Studiuesit kryen 4 eksperimente për ta provuar këtë gjë. Gjatë provës së parë, zbuluan se njerëzit me vlera morale, nuk bënin shumë shaka që shkelnin vlerat e tyre.

Kjo ndodh sepse këta njerëz dyshojnë në etikën e tyre duke qeshur me një shaka të papërshtatshme. Dhe kjo provon se morali mbyt një ndjenjë të humorit.

Mirëpo, siç e dimë të gjithë, një shaka mund të jetë shumë e dobishme. Besohet se njerëzit me humor janë më inteligjent, zbavitës dhe miqësor.

Disa specialistë thonë se kjo është pika e parë e takimit për një miqësi. Për më tepër, humori mund të parashikojë suksesin e marrëdhënieve tuaja.

Në një seri shtesë eksperimentesh, studiuesit grumbulluan të dhëna për identitetin moral nga 70 punonjës. Më pas, kolegët e tyre vlerësuan ndjenjën e humorit të pjesëmarrësve dhe treguan sesa i pëlqyen ata, si dhe popullaritetin e tyre mes bashkëpunëtorëve të tjerë.

Rezultatet konfirmuan se punonjësit e fokusuar në moral u konsideruan më pak të këndshëm dhe më pak të popullarizuar në mesin e kolegëve të tyre.

Pra, nëse nuk ju pëlqen të bëni shumë shaka me miqtë tuaj, kjo do t’ju privojë paksa, pasi argëtimi është për shoqërinë!

Continue Reading
Advertisement

TRENDING