Pinknews
Dy banorët e rinj tentojnë të ndajnë çiftet në ‘Big Brother VIP’
Dy hyrejt e reja në shtëpinë e “Big Brother”, Silvi dhe Sara duket se kanë hyrë me strategji të qarta për të ndarë çiftet e shtëpisë.
Banorët po komentohen për një tendencë të mundshme të tyre për të hyrë mes çifteve pra mes Sarës dhe Bardhit apo Ilnisës dhe Meritonit.
Silvi u fut në format me një deklaratë të fortë për Sarën ku tha se me të kishte pasur një flirt dhe do të dalin fotot.
Dhe në disa momente ai përpiqet ta shkëpus për të folur madje sot janë parë të përqafuar me njeri-tjetri.
Sakaq nga na tjetër Sara Karaj po akuzohet nga banorët për një lojë që atyre nuk ju pëlqen. Sipas tyre ajo po tenton të futet mes çiftit Meriton Ilnisa.
Ajo ka pasur përplasje me disa banorë lidhur me Meritonin që sipas saj e ka shok.
Vesa: Ajo e ka tendencioze mes tyre
Bardhi: Nuk mund të hy në mes sepse është martuar
Vesa: Këtu çfarë nuk po ndodhe, flitet për një shumë të madhe parash bëjnë çdo gjë për lojë.
Pinknews
‘Mori vendimin drastik dhe u hodh me fëmijë’/ Egla Ceno nxjerr bllof produksionin e ‘BBV’
Nuk është hera e parë! Egla Ceno ka nxjerrë sërish zbuluar produksionin me një deklaratë të bërë së fundmi në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Ajo në një bisedë me Julin komenton ngjarjen e rëndë të vetëflijimit në lumin Buna të nënës me tre fëmijët, rasti i Alma Arrazit që tronditi mbarë opinionin publik dhe u bë kryefjalë në media.
Ndonëse në rregulloren “e rreptë” të Vëllait të Madh, asnjë informacion nga jashtë nuk mund të bëhet me dije për banorët brenda, videoja më poshtë e Eglës tregon të kundërtën dhe vë totalisht në dyshim transparencën e produksionit. Banorët mesa duket janë informuar për rastin si gjithë qytetarët e tjerë.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 2 maj. Alma Arazi dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna, bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur, 2 vajza dhe 1 djalë. I dyshuar kryesor për krimin e rëndë është bashkëshorti i Alma Arazit, Ergys Arazi, babai i tre fëmijëve. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje, gjë që ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit. Ndërkohë që sherri në familje kishte nisur prej kohësh, pasi Alma Arazi zbuloi tradhtinë e bashkëshortit.
Deri më tani, 31-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke u mbrojtur me pretendimin se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Familjarët pretendojnë se Arazi kishte një lidhje tjetër jashtëmartesore, detaj që është marrë si pistë hetimi nga autoritetet.
Pinknews
“S’më plas të sjell Donaldin”/ Romeo i kthehet keq Eglës: Shpërlaje pak gojën
Dita sot në shtëpinë e Big Brother Vip ka nisur me debate. Romeo dhe Egla janë përplasur sërish pasi mbrëmjen e djeshme, gjatë darkës aktorja e pyeti aktorin se pse është i mërzitur, ndërsa ai i ka thënë që ndihet keq për vëllain e tij, Donald Veshaj dhe Bora Zemanin, sepse janë përfshirë në debatet që ai ka pasur me Eglën në shtëpi.
Pjesë nga debati:
Egla: Pse çfarë doje të bëje? E pra ishte nevoja jote për të sjellë vëllain tënd për më dhënë përgjigje, meqë s’paske qenë i mërzitur
Romeo: Ta thashë dhe ta argumentova
Egla: S’më plas të sjellë Donaldin në këtë format për të ekzistuar
Romeo: Shpërlaje pak gojën
Egla: Jo nuk e shpërlaj. Kë ofendon?
Romeo: Nuk më intereson thuaj. Je një zonjë që përdor fjalën për të 25 vite.
Egla: Nuk më plas fare për të sjellë Donaldin në këtë shtëpi për të ekzistuar
Romeo: Vazhdo moj
Egla: Më lë mua të gaboj
Pinknews
“Meshkujt shqiptarë janë maskilistë, italiani është xhentil”, modelja shqiptare habit me deklaratën
Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Rike Roçi së fundmi ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio”, ku ka zbuluar detaje të reja nga jeta e saj personale.
E pyetur nga gazetarja se cila është ëndrra e saj, modelja tha: “Ëndrra ime është të bëhem nënë…”
Rike krahasoi meshkujt shqiptarë me ata italian, ku për këta të fundit modelja tha se janë më xhentila sepse i respektojnë shumë femrat, ndërsa shqiptarët sipas saj janë më shumë maskilistë.
Pinknews
Djaloshi ‘i përkëdhelur’/ Meriton Mjekiqi, i pari shqiptar i Kosovës që mund të fitojë “BBVIP”
Meriton Mjekiqi është një nga banorët më të përfolur të këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Ai ishte në fakt një nga emrat e parë që u zbulua se do të ishte pjesë e këtij formati dhe duhet thënë se kurioziteti ishte që në fillim i madh.
Meritonin e kemi parë shpesh në rrjetet sociale me show-n e tij, ku ftonte artistë të rrymës rap dhe që performonin në ‘freestyle’. Një show ky që ka arritur të nxjerrë shumë emra që fituan një famë dhe sukses të jashtëzakonshëm, një ndër ta dhe Don Xhoni.
Meritoni e nisi rrugëtimin e tij jo me shumë bujë, të paktën jo në aspektin e lojës së “Big Brother VIP”. Përkundrazi ai u shfaq shumë i qetë e ndoshta ndryshe nga sa prisnin ata që e ndiqnin emisionin e tij (Brraa Brraa)… Meritoni ishte ai djaloshi ‘i përkëdhelur’ nga vajzat e shtëpisë, që deri diku nuk i interesonte shumë të bërit lojë, por ndoshta më shumë rëndësi kishte eksperienca dhe fama pse jo. Kjo deri sa ai gjeti dashurinë brenda mureve të shtëpisë dhe tregoi dhe kauzën që e shtyu drejt këtij formati…
Meritonin e kemi parë padyshim të rritet para syve të publikut, të jetë më i fokusuar se kurrë në këtë garë drejt finales, por dhe pse jo drejt fitores. E në fakt, teksa vetëm pak ditë na ndajnë nga gjysmëfinalja dhe finalja e këtij edicioni, pritshmëritë janë tejet të mëdha për banorin. Duke parë rrugëtimin e tij, me uljet dhe me ngritjet, me të mirat e me të këqijat, Meritoni mund të jetë një nga pretendentët kryesorë për të fituar “Big Brother VIP 3”. Gjë kjo që do ta bënte atë të parin shqiptar të Kosovës që do të fitonte këtë format VIP…/TAR
Pinknews
Fituan 100% të buxhetit/ Egla Ceno bën kërkesën e veçantë që u mbështet nga banorët
Ditën e sotme “Vëllai i Madh” ka dërguar një zarf të bardhë në shtëpinë e “BBV”. Aty thuhej se banorët kanë fituar 100% të buxhetit.
E duke qenë se tani kanë ngelur vetëm 6 banorë në “Big Brother VIP3” dhe ushqime ka mjaftueshëm në shtëpi, Egla Ceno ka bërë një kërkesë mjaft të veçantë.
Aktorja ka thënë që këtë buxhet ta dërgojnë për bamirësi, e banorët pranuan menjëherë.
Ndërkohë, teksa banorët shprehen se çfarë mund të marrin pasi ka ushqime, Julian Deda tregoi idenë që kishte Egla.
“Egla ka një ide. Ta dëgjojmë idenë se mbase edhe mund t’a bëjmë. Nuk është ndonjë gjë e madhe. Egla ka një ide, blejmë cigaret dhe pjesën tjetër bëjmë pazar dhe ia çojmë dikujt që ka nevojë”, tha aktori i njohur.
“Kemi gjithë të mirat, jemi super dakord”, thanë të gjithë banorët pasi dëgjuan kërkesën e Cenos.
-
Bota24 hours ago
Tronditëse/ Të shtëna me armë, plagoset kryeministri…
-
Pinknews22 hours ago
Fituan 100% të buxhetit/ Egla Ceno bën kërkesën e veçantë që u mbështet nga banorët
-
Bota23 hours ago
Kryeministria sllovake: Fico është qëlluar disa herë, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën
-
Bota23 hours ago
Atentati ndaj Kryeministrit sllovak/ Reagon Von der Leyen: Akte të tilla s’kanë vend në shoqërinë tonë
-
Kosova3 hours ago
Sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore për FSK-në në Kosovë
-
Bota22 hours ago
Atentati/ Presidenti i zgjedhur sllovak: I tmerruar nga sulmi ndaj kryeministrit Fico
-
Kosova5 hours ago
Kjo është shqiptarja që u vra në Athinë nga ish- burri, zbulohet e shkuara dhe konfliktet e vazhdueshme në familje
-
Horoskopi10 hours ago
Mos kërkoni vetëm nga partneri dashuri sot sepse edhe ai do doje…