Connect with us

Aktualitet

E pabesueshme/ Njihuni me historinë e 30-vjeçarit me talasemi, duket si 13 vjeç

Talasemia është një nga sëmundjet më me shumë vështirësi në Shqipëri, shkas është bërë mungesa e gjakut. Kryesisht kjo sëmundje është e zhvilluar më së shumti në zonën e Myzeqesë.

Xhanin Feka është 30-vjeçari, i cili në pamje të parë duket si një 13-vjeçar.

Ai tregoi si nisi historia e tij me talasemin dhe pasojat që e kanë shoqëruar më pas.

“Historia ime nisi në moshën 3-vjecare kur prindërit e mësuan. Ndërsa tani po bëj 27 vite se jam 30-vjeç.

Brenda një muaji duhet të shkoj dy here në spital. Varet nëse banka e gjakut ka mungesa apo nuk ka. Gjendja ime përkeqësohet kur mungon. Në muaj unë mund të kem nevojë dy herë, varet nga gjendja.

Xhanini i bëri thirrje gjithë shqiptarëve të dhurojnë gjak, sepse për ta është jetike.

“I bëj thirrje shqiptarëve të dhurojnë gjak, se merr vetëm 10 min kohë ndërkohë ne na kushton 10 ditë jetë.

Prindërit e mi nuk mund të dhurojnë gjak se janë në moshë madhore, por vijnë shokët, miqtë”, tha ai.

Më tej, foli edhe mjeku transfuziolog dhe përgjegjësi i bankës së gjakut në Lushnje Dr. Endrit Susaj, ai theksoi se zona e Myzeqesë mban një ‘rekord’ me 117 pacient për sa i përket talasemisë.

Problem për sigurimin e gjakut qendron se këta nuk e marrin gjakun vetëm nga grupi i tyre sepse duhet të marrin edhe në sistemet e tjera të gjakut.

“Ne duhet të pranojmë që nuk e kemi pjesë të kulturës sonë të dhuruarit gjak.

Ai tha se talasemia nuk është e përhapur vetëm në zonën e Myzeqesë, por edhe në qytete të ndryshme, madje edhe në Itali.

Studimi që është bërë në myzeqe tregon se janë autoktonë mbartës”, përfundoi Susaj.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *