Connect with us

Uncategorized

Fjala e Nënsekretarit të Shtetit Keith Krach në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit Ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Është vërtetë një nder që jam këtu, në Shqipëri dhe të kem një mundësi për t’u takuar me ju!

Zoti Kryeministër, ju jeni me të vërtetë një lider dhe jam kaq i lumtur që kemi mundësi të hapim këtë kapitull të ri dhe të mund ta çojmë partneritetin tonë në një nivel tjetër. Nuk mendoj që ka një vend më të mirë që do doja të isha sesa këtu, tani, në këtë kohë. Dhe gjithashtu, në emër të Presidentit Trump dhe të gjithë qytetarëve të Shteteve të Bashkuara dëshiroj t’ju falënderoj ju dhe popullin shqiptar për mikpritjen, partneritetin tuaj të madh, por, mbi të gjitha, për miqësinë tuaj. E meqë ra fjala për miqësi, në kohë të mira dhe në kohë të vështira.
Ne gjithashtu ju urojmë shërim të shpejtë të gjithë shqiptarëve që vuajnë nga koronavirusi dhe atyre madje që mbajnë zi për të afërmit që kanë humbur për shkak të virusit.
Më lejoni gjithashtu të shpreh mirënjohjen tonë për këtë vend të madh, si një bashkëanëtare e NATO-s, që kontribuoni trupat tuaj të guximshëm për misione të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan, në Irak dhe për mbështetjen tuaj në të gjitha përpjekjet kundër terrorizmit.
Zoti Kryeministër, Shqipëria është ndalesa e fundit gjatë një lëvizjeje dyjavore në Europë, në 10 qytete, në 8 vende që përfshijnë takime me zyrtarë të BE-së dhe të NATO-s. Një gjë interesante që kam zbuluar në këtë udhëtim është se ka një njohje të përbashkët nga drejtuesit e qeverive dhe drejtorët ekzekutivë në sektorin privat dhe kjo është anembanë kontinentit dhe është ky kërcënimi i privatësisë së të dhënave, pronësisë intelektuale dhe sigurisë kombëtare. Ky kërcënim vjen nga ndërhyrja e aktorëve malinj, siç është Partia Komuniste kineze. Sikurse tha dhe Presidenti Trump, mbështetja juaj e hapur në përkrahje  të rrjeteve të sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë, është një model dhe ashtu si zyrtarët e NATO-s dhe BE-së me të cilët kam folur, ata e kuptojnë që aleanca transatlantike është po aq e fortë, sa hallka e saj më e dobët. Andaj rrjeti i pastër, rregullat e BE-së për 5G të pastër janë zhvilluar saktësisht për këtë arsye.
Rrjeti i pastër trajton kërcënimet afatgjata të privatësisë së të dhënave, të sigurisë, së të drejtave të njeriut dhe bashkëpunim parimor, paraqitur botës së lirë, rrjeti i pastër është i rrënjosur me standardet e besimit të gjithanshëm, të pranuar ndërkombëtarisht. Ai përfaqëson ekzekutimin e një strategjie shumëvjeçare, të ndërtuar mbi një koalicion partnerësh të besuar, vendesh dhe kompanish. Rrjeti i pastër në fakt ka çuar në një valë të këtyre vendeve që kanë marrë një qëndrim parimor kundër shitësve jo të besueshëm e me rrezik të lartë, siç është Huawei.
Deri më tani mbi 20 vende të NATO-s janë pjesë e rrjetit të pastër e të bazuar në rregullat e BE-së për 5G të pastër. Vende të tilla si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Republika Çeke, Serbia, Greqia, Rumania, Estonia, Kosova, Sllovenia, Sllovakia, Letonia e ndër të tjerë kanë zgjedhur të përfshijnë vetëm shitës të besueshëm në infrastrukturën e tyre 5G dhe tani, Gjermania, Spanja, Austria, Belgjika, Portugalia thuhet se kanë marrë të njëjtin drejtim. Përveç vende që sapo përmenda, disa nga kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit në gjithë globin po bëhen kompani të telekomunikacionit të pastër. Telefonica, Orange, SK dhe KT në Korenë e Jugut dhe të gjithë tre kompanitë në Japoni, Singapor, Kanada janë të gjithë të vendosur të refuzojnë të gjithë këto mjete, ndërsa shërbejnë në fakt si një mundësi për të survejuar vendet e tjera. Sigurisht, Shqipëria është një vend i rrugës së pastër dhe nuk mund t’ju falënderojmë mjaftueshëm. Drejtori Ekzekutiv i One Communication të Shqipërisë së fundi tha, One Communication vazhdon të tregojë përkushtimin e saj ndaj standardeve më të larta të sigurisë në rrjet për klientët tanë dhe partnerët tanë duke përdorur vetëm pajisje të besuara. Dhe Zoti Kryeministër, dëshiroj t’ju falënderoj për udhëheqjen tuaj në çështjen kritike të sigurisë 5G dhe në angazhimin e qeverisë shqiptare për iniciativën Rruga e Pastër.
Shqipëria është bashkuar me valën drejt rrjetit të pastër dhe ne jemi të emocionuar që do të vazhdojmë të zgjerojmë partneritetin tonë në shumë fusha të bashkëpunimit ekonomik dhe kjo është arsyeja, pse sot jam i kënaqur t’i bashkohem ministres Denaj në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit Ekonomik midis SHBA-së dhe Shqipërisë dhe ky është një hap i rëndësishëm dhe madje, një katalizator i rëndësishëm për shtrimin e rrugës për rritjen e tregtisë dhe investimeve, përfshirë dialogun ekonomik në të ardhmen ndërmjet dy vendeve tona.
Drita e investimeve të huaja, veçanërisht për firmat në Shtetet e Bashkuara, do të krijojnë vende puna më të mira, mundësi më të  mira për të rinjtë në Shqipëri e do të ndihmojnë në krijimin e një mjedisi më të mirë biznesi.
Jam gjithashtu i entuziazmuar të dëshmoj nënshkrimin e një marrëveshje mes kompanisë më të madhe të ndërtimit të Amerikës, Bechtel dhe Shqipërisë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Ky është një projekt ambicioz, shumë i nevojshëm, që të ofrojë siguri energjetike dhe përfitime mjedisore për Shqipërinë. Nuk mendoj që mund të kishit zgjedhur një partner më të mirë për hidrocentralin tuaj, sesa firma që ndërtoi digën më të famshme në SHBA, digën Hoover dhe projekte të tjera të famshme të ndërtimit. Sakavica do t’i sjellë Shqipërisë energji të pastër shtesë, që do të reduktojë përmbytjet, do ta bëjë prodhimin e energjisë shqiptare më pak të varur nga reshjet vjetore të shiut, sikurse ndatë më herët me mua. Ky projekt historik do të jetë një pasuri kombëtare për popullin e Shqipërisë dhe një që vazhdon të ndërtohet mbi lidhjet tona tashmë të ngushta.
Në mbyllje, dua t’i bëj jehonë letrës që Presidenti Trump ju ka dërguar ju, Zoti Kryeministër, vetëm dy ditë më parë. Faleminderit për lidershipin e Shqipërie në rajonin e Ballkanit dhe në të gjithë Europën në ekspozimin e ndikimit malinj të Partisë  Komuniste kineze, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe diplomacisë së kurthit përmes borxheve, nëpërmjet rrugës me pagesë për në Pekin.
Jemi falenderues për mbështetjen tuaj të zëshme të shprehur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit. Në prag të nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit Ekonomik, mirëpres që SHBA-të dhe Shqipëria të nënshkruajnë dhe një memorandum mbi sigurinë 5G. Kryeministër, siç e përmenda më herë, teksa i kam rënë Europës kryq e tërthor gjatë dy javëve te fundit, jam kaq i lumtur që ruajta më të mirën për në fund. Faleminderit sërish për mikpritjen e vazhdueshme, miqësinë e vazhdueshme të popullit shqiptar dhe nuk kam për ta harruar kurrë këtë. Zoti e bekoftë vendin e mrekullueshëm të Shqipërisë dhe Zoti i bekoftë Shtete e Bashkuara të Amerikës! Faleminderit Kryeministër!
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Uncategorized

Durrës, një 52 vjeçar prej 5 ditësh i humbur

Në Komisariatin e Policisë Durrës është bërë kallëzimi se një 52 vjecar me inicialet S.I rezulton prej 5 ditësh i humbur

Njoftimi i policisë

kallëzon shtetasi R. L., banues në Durrës, se më datë 16.08.2022, është larguar nga banesa kunati i tij, shtetasi S. I., 52 vjeç, i cili, sipas kallëzimit të shtetasit R. L. ka probleme të shëndetit mendor, dhe nuk është kthyer më. Vijon puna për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Durrës/Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Po nga këto struktura u ndalua shtetasi M. M., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 34 vjeç, banues në Shijak, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në një lokal, në tentativë për të vjedhur portofolin e një shtetasi.

 

Continue Reading

Uncategorized

Mungesa e prodhimit çon në shtrenjtimin e vezës me 14%

Prej disa ditësh çmimi i vezës është rritur me rreth 14%. Në dyqanet e pakicës veza e hapur nga 22 lekë për kokërr që ishte po tregtohet 25 lekë për kokërr.

Çmimi i vezës ka tejkaluar pikun më të shtrenjtë që është shënuar në fund të muajit mars, ku për shkak të ngordhjes së pulave nga influenca aviare një kokërr vezë në dyqanet e pakicës arriti 24 lekë. Dyqanet ushqimore thonë se janë paralajmëruar nga furnitorët e tyre se çmimi i vezës pritet të arrijë në 40 lekë për kokërr, për shkak të mungesës së prodhimit.

Arsyet e rritjes së çmimit sipas ekspertëve të tregut janë mungesa e prodhimit për shkak të ngordhjes së pulave nga influenca aviare e muajit mars dhe pamundësisë financiare të operatorëve për të zëvendësuar pulat, si dhe të rritjes së çmimit të vezës së importit.

Edi Fero ekspert i menaxhimit blegtoral tha për “Monitor” se nga influenca aviare ngordhën 50% e shpendëve. “Dëmi i shkaktuar nga influenca është i dyfishtë në para edhe në kohë. Që të zëvendësohen krerët e ngordhur duhet një cikël 6 mujor. Kompanitë që pësuan dëmin ende nuk kanë dalë në treg me zogj të rinj. Për të përballuar kërkesën në këtë periudhë ka pasur import të lartë të vezëve kryesisht nga Serbia. Por edhe çmimi i vezës së importit është rritur. Për këto arsye çmimi i vezës ka shënuar sërish rritje në treg”, pohoi ai.

Për periudhën janar-qershor 2022 importet e vezëve arritën në shifra rekord. Rritja nisi në muajin mars ku shpendët u prekën nga influenca aviare, duke arritur pikun për muajt maj dhe qershor. Sipas të dhënave të doganave për periudhën janar-qershor importet e vezëve janë rreth 25 herë më të larta se e njëjta periudhë e 2021.

Në total në këtë periudhë janë importuar 380,7 mijë kg vezë nga 15,4 mijë kg vezë që u importuan vjet. Tendenca e lartë e importeve të vezëve është shënuar edhe në 2015. Në raport me këtë periudhë importet e janar-qershor 2022 janë rreth 2,5 herë më të larta.

Në këtë periudhë ka një boom kërkesash për këtë produkt ushqimor. Sipas ekspertit të menaxhimit blegtoral Edi Fero kërkesa është nxitur nga numri i lartë i dasmave të muajit gusht dhe nga fluksi i turizmit. “Deri në fund të muajit gusht kërkesa për vezë pritet të jetë e lartë”.

Sakaq operatorët pohuan se në muajin korrik nga fermat blegtorale çmimi i vezës me shumicë u ul 5%. Para valës së rritjes së çmimit të drithërave për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, çmimi i vezës me shumicë ishte 13 lekë për kokërr.

Në mesin e muajit mars veza me shumicë nga fermat u shit me 18 lekë për kokërr (rritja 38%) nga 15 lekë për kokërr që ishte më parë, ndërsa në dyqanet e produkteve ushqimore çmimi i vezës arriti 19 lekë nga 17 lekë për kokërr që shitej më parë. Në fund të muajit mars çmimi i shitjes së vezës nga dyqanet e pakicës arriti në 24 lekë për kokërr. Arsyeja e shtrenjtimit të vezëve ishte mungesa e prodhimit ditor për shkak të ngordhjes të pulave nga influenca aviare./D.Azo

Continue Reading

Uncategorized

Chelsea refuzon të nënshkruajë me Wesley Fofana

Sipas informacioneve të TodoFichjes, Chelsea ka refuzuar përfundimisht t’i afrohet nënshkrimit me Wesley Fofana këtë verë.

Pavarësisht një marrëveshje me lojtari, tani për tani negociatat me Licesterin janë prishur totalisht.

“Dhelprat” aktualisht po kërkojnë një shifër afër 95 milion euro për të mbyllur marrëveshjen, një shumë që Londra e konsideron krejtësisht të tepruar.

Pavarësisht presionit që po ushtron lojtari, klubi nuk ka ndërmend të uli shifrën e kërkuar.

Kujtojmë që francezi rinovoi kontratën vetëm pak muaj më parë deri në vitin 2027

Continue Reading

Uncategorized

Plagosja e 45-vjeçarit në Kuçovë, u gjet nga kalimtarët

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i djeshëm me armë në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, ku mbeti i plagosur 46-vjeçari Admir Bejo.

Burimet policore bëjnë me dije se nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë së bizneseve dhe banesave që ndodheshin në rrugën kryesore të lagjes “1 Maji”, është bërë e mundur zbulimi i kronologjisë së plagosjes.

Mësohet se plagosja e Bejos nuk ka lidhje me larje hesapesh për ngjarjen e ndodhur në vitin 2007, kur ai dhe vëllai i tij Ilija Bejo plagosën me armë duke dalë nga hyrja e pallatit dy vëllezërit Kundja.

Plagosja e djeshme ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit të Admir Bejos me një banor tjetër të lagjes “1 Maji”, që banonte shumë pranë banesës së tij, pikërisht 200 metër nga vendi ku Bejo u gjet i shtrirë nê rrugë.

 

 

Burimet policore konfirmojnë se konflikti mes Bejos dhe autorit ka ndodhur në banesës e këtij të fundit, ku pasi kanë debatuar me njëri-tjetrin komshiu i tij ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 2 herë mbi 46-vjeçarin Admir Bejo.

Bejo ka bredhur me vrap për të dalë nga banesa e autorit dhe në dalje është qëlluar edhe dy herë të tjera po plumbat nuk e kanë zënë.

Pasi ka ecur disa mertra Bejo ka rënë në tokë, ku edhe është gjetur i shtrirë nga një kalimtar që ka njoftuar policinë.

Burimet policore bëjnë me dije se është identifikuar autori i plagosjes, shtetasi me inicialet E.R., 36 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij, ndërkohë që emri i autorit nuk bëhet ende publik.

Policia konfirmon se nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur 4 fishekë, të kalibrit 7.62 mm. Burime nga lagjia “1 Maji” ku ishte edhe zona ku kishte lindur i plagosuri konfirmojnë se Admir Bejo ishte përdorues i rregullt i lëndëve të forta narkotike dhe për këtë arsye mashtronte e u merrte lekë borxh njerëzve që njihte.

Sipas banorëve të lagjes, Bejo kishte degraduar dhe konfliktohet me këdo që i dilte para, edhe pa asnjë shkak.

Continue Reading

Uncategorized

Zhdukja e Ervis Martinajt, policia kthen sytë drejt…

Misteri i humbjes së kontakteve të Ervis Martinajt me familjen e tij ka vënë në vështirësi grupin e hetimit, pasi për herë të parë prokuroria ka çelur një hetim për rrëmbim personi, ndërkohë që 40-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e një urdhër arresti nga SPAK.

Prokuroria ka nisur përgjime e vëzhgime të personave që dyshohet se mund të kenë pasur kontakte me Martinaj.

Ndërkohë po ushtrohen kontrolle në disa vende që ka dyshime se Martinaj përdorte si baza për t’i shpëtuar policisë.

Hetuesit kanë kthyer sytë drejt Vlorës, qytet ku mendohet se Martinaj kishte lidhje dhe njohje të forta. Hetimet nisën pas kallëzimit të Faik Martinaj, xhaxhait të 40-vjeçarit të shumëkërkuar, i cili denoncoi humbjen e kontakteve me nipin dhe ngriti dyshime se mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe për shkak të përplasjeve që ka me grupe kriminale që kanë interes ta eliminojnë.

Pistat e hetimit janë të hapura, nga njëra anë ka dyshime se ngjarja mund të jetë inskenuar nga vetë Martinaj për t’u shpëtuar kundërshtarëve dhe policisë, nga ana tjetër nuk rrezohen as dyshimet se mund të jenë përpara një ngjarje kriminale.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING