Connect with us

Kosova

Hajduti me fytyrë të qetë, me moral në gojë dhe me doreza të bardha në duar

Në jetën tonë të përditshme, hajduti klasik ka qenë gjithmonë i lehtë për t’u njohur. Shoqëria e përçmon sepse akti i tij eshte brutal dhe i dukshëm. Por, sipas analistit Baton Haxhiu, Kosova prodhoi një figurë tjetër, shumë më të rrezikshme dhe shumë më inteligjente. Hajni me doreza të bardha. Njeriun që nuk e vjedh në arkë me forcë, por hyn në ndërgjegjen publike.

“Albin Kurti nuk është hajni klasik që shoqëria shqiptare ka mësuar ta urrejë. Ai nuk është as politikani banal që shfaq luksin e vet në mënyrë vulgare. Ai nuk kërkon që publiku ta admirojë për pushtetin. Kërkon që publiku ta falë pushtetin në emër të moralit. Prandaj “hajni imagjinar” funksionon kaq mirë në diskursin e tij. Dhe kështu ndodh deformimi më i madh politik: hajni bëhet rrëfimi, ndërsa e vërteta mbetet fusnotë” – ka shkruar Haxhiu në një editorial

Sipas tij, Kurti mund të dalë dhe të thotë se dëshiron president konsensual, ndërsa në të njëjtën kohë deklaron se presidenti duhet të jetë “zjarrfikës”, një figurë që nuk di të hipë në avion dhe që nuk merret me politikë të jashtme.

“Frika e Albin Kurtit u bë e dukshme në momentin kur Vjosa Osmani fitoi profil ndërkombëtar përmes angazhimeve të saj në Bordin e Paqes në Zvicër. Aty presidenca pushoi së qeni dekor institucional sic e donte Kurti dhe filloi të perceptohej si qendër tjetër graviteti politik. Për një pushtet që mbështetet mbi kontrollin e rrëfimit publik, kjo është e papranueshme” – ka thekuar analisti I njohur duke potencuar:  Në fund, kjo nuk është më histori për korrupsion klasik. Është histori për një shoqëri që rrezikon të mashtrohet jo nga hajni brutal, por nga ai që vjen me fytyrë të qetë, me moral në gojë dhe me doreza të bardha në duar.

Advertisement