Connect with us

Pinknews

‘Kapa nënën tënde duke më tradhtuar’/ Sara Gjordeni ‘mallkon’ të atin pas deklaratës së tij

Babai i modeles Sara Gjordeni ka reaguar pas akuzave të ish-banores së Big Brother Vip, e cila ka pretenduar se i ati ka tentuar ta helmonte dhe ta rrëmbente kur ishte fëmijë.

Artur Gjordeni, i cili mban në dorë një foto të Sarës ku ishte fëmijë, ka treguar se është ndarë nga e ëma e Sarës, për shkak se ajo e tradhtonte duke hedhur poshtë akuzat e modeles se ka djegur banesën e tyre dhe se i ka nxjerrë nga shtëpi.

Ai shprehet se nuk e priste këtë nga vajza e tij, duke shtuar se “Sara flet kështu se e ka mësuar e ëma”.

“Babai mamanë tënde e ka lënë për tradhti bashkëshortore. Për arsye se më tradhtonte edhe e kam kapur vetë. Jam Artur Gjordeni, jam babai i Sara Gjordenin po e jap këtë intervistë se nuk e prisja këtë nga vajza ime. Më ka akuzuar se kam djegur shtëpinë dhe e kam nxjerrë nga shtëpia.

Mbasi lindi Sara kemi vajtur me shtëpi më Kuçovë në shtëpinë e një kushëriri. Me vonë ai më lajmëroi se donte t’ja lëshoja shtëpinë. Erdhi tezja e Sarës dhe na la ajo shtëpinë e saj. Unë kam qenë punonjës Policie dhe po ti kisha bërë këto gjëra do më kishin marrë policia direkt. Çfarë shtëpie kam djegur dhe kur e kam lënë jashtë me të ëmën? Unë jam rritur jetim, Sara ka lindur në fshat këtu ka qenë tre muajshe. Mbas katër muajsh kemi vajtur në Kuçovë. Kurse Sara e përgënjeshtron që thotë babain nuk e njoh. Unë e mbaj në portofol vajzën, me këtë foto u prezantua në Big Brother. Ajo flet kështu se e ka mësuar e ëma”, tregon ai në një video.

Rrëfimi i Sara Gjordenit

Ish-banorja e Big Brother Vip, Sara Gjordeni ka shokuar me rrëfimin e saj, teksa tregoi kalvarin e vuajtjeve nga mosha 2-vjeçare.

Modelja dhe ish-Missi ka rrëfyer se pasi gjykata i dha kujdestarinë e saj të ëmës, i ati ka reaguar shumë keq dhe kur ishte 4-vjeçe tentoi ta helmonte, duke u shprehur se “për pak kam humbur jetën”.

Gjithashtu tregoi se i ati tentoi ta rrëmbente tek shtëpia e gjyshërve, ku u rrit pasi e ëma u largua në emigrim dhe e ka shantazhuar me adresa në rrjetet sociale.

“Im atë është gjallë por s’më ka kërkuar kurrë. Një herë që më ka kërkuar, më ka sjellë diçka që unë e kam konsumuar dhe për pak kam humbur jetën në moshën 4 vjeçare. Kjo tregon mos besimin tim te njerëzit. Nëse im at ishte në gjendje ta bënte atë, çfarë të pres nga të tjerët. Për 4 vite me radhë me një llogari false jam shantazhuar, ofenduar kritikuar dhe imë më ishte gjykuar për mënyrën sesi më kishte rritur. Mora vesh që pas asaj llogarie ishte sërish im atë. Prandaj nga njerëzit kisha tërheqje. Ato gjëra lënë gjurmë. Gjithmonë ka deklaruar që më ka dashur shumë, kur Gjykata ka vendosur të qëndroja me nënën. Ka reaguar shumë keq.

Njëherë e kam parë që ka vrapuar, i kam thënë dajës po më ndjek ky xhaxhi. Tim atë nuk e kam takuar kurrë. Nëna ime ka emigruar kur kam qenë 3 vjeçe. Im atë ka ushtruar dhunë ndaj sime më. Ka humbur veshkën atë natë, që prej asaj dite ka probleme me zemrën. Ka shkuar nga mali për në Greqi, ai që e ka çuar ka kaluar nga territori Kosovës.

Mami me kujtonte vetëm mua, e sapo operuar ka arritur gjallë në Greqi. Mami kur është larguar, për herë të parë ka ardhur për ditën e parë të shkollës sime. Unë kam qenë në kuzhinë, më duhet të kaloja përmes korridorit kur ishte dera hapur. Te dera shoh një zonjë të veshur shumë mirë, shumë bukur. Ishte veshur shumë mirë dhe thashë “Teze ka ardhur një teta te dera…”, ka rrëfyer mes lotësh në “Ftesë në 5”.

Sara Gjordeni ka treguar se nuk ka qenë fëmijë i vetëm, por ka pasur dy vëllezër që kanë ndërruar jetë, sipas saj, “nga pakujdesia e mjekëve”.

“Unë nuk kam qenë fëmijë i vetëm. Sot do kisha dy vëllezër. Nëna ime ka humbur dy djem. Vëllezërit kanë humbur jetën, pakujdesi e mjekësisë shqiptare”– rrëfeu modelja.

Pinknews

Kejvina Kthella më në formë se kurrë, mahnit ndjekësit me pozat në Meksikë

Kejvina Kthella “dogji” rrjetin me disa foto më në formë se kurrë, të cilat i publikoi së fundmi në Instagram.

Ajo ndodhet me pushime në Meksikë dhe nuk ka hezituar që të ndajë disa foto me ndjekësit nga atje.

Në dy prej imazhet të saj, influencerja pozoi me një fustan të lirshëm me dizajn ‘animal print’, duke tërhequr vëmendjen të gjithëve, ndërsa në një imazh tjetër ajo pozoi me bikini.

 

Continue Reading

Pinknews

FOTOT më “flak” të moderatores së sportit shqiptar

Moderatorja dhe modelja Leila Kraja është një nga vajzat më seksi të ekranit.

Në vitin 2017, moderatorja sportive ka marrë pjesë në Miss America ku ka përfaqësuar Californinë, vendin ku është rritur.

Pas shumë vitesh në Amerikë, modelja Leila Kraja u kthye në Shqipëri ku dhe pati shumë sukses në botën e televizionit.

Ajo u kthye në një nga moderatoret më të pëlqyera të sportit.

Duke qenë shkodrane, ajo është një nga tifozet më të zjarrta të Vllaznisë.

Ne kemi përzgjedhur fotot më seksi të Leila Krajës që mund t’i shihni në galerinë e mëposhtme.

FOTOT më "flak" të moderatores së sportit shqiptar

Continue Reading

Pinknews

Format joshëse, Eva Murati shkëlqen me… bikini

Moderatorja Eva Murati ka postuar një foto nga një fotosesion i realizuar disa kohë më parë duke u shfaqur mjaft joshëse.

Në foton e publikuar në “Instagram”, nuk kanë munguar edhe reagime nga ndjekësit të cilët i kanë vënë në dukje format e përsosura.

“Kohë të shkuara”, shkruan moderatorja sportive.

FOTO: Format joshëse, Eva Murati shkëlqen me… bikini

Continue Reading

Pinknews

“Ajo po vjen…”/ Ja cili banor rikthehet në ‘BBV3’, suprizë emocionuese

‘Prime’ i sotëm siç duket do të jetë i mbushur plot me surpriza të bukura për një prej banorëve.

Teksa produksioni ka bërë një përmbledhje të gjërave që pritet të ndodhin, në mesin e tyre është dhe rikthimi i Ilnisës.

A do të jetë kjo vetëm një surprizë për partnerin e saj Meritonin apo do të qëndrojë në shtëpi, kjo mbetet për t’u parë.

Sakaq rikujtojmë që pak orë më parë, nëpërmjet një video të postuar nga ish-banorja, ajo shkruan: “Ajo po vjen…

Continue Reading

Pinknews

Betejë për çmimin e madh/ Romeo i mërzitur: Më bënë jo burrë

Teksa qëndronte në ambientet e jashtme të shtëpisë dhe larg banorëve të tjerë, Romeo është shfaqur paksa i mërzitur.

Kjo gjë siç duket ka rënë në sy të partneres së tij, Heidit, e cila i është afruar dhe e ka pyetur se çfarë e shqetësonte.

Romeo i shprehet se është prekur nga fakti se e kanë quajtuar ‘i pa burrë’

Pjesë nga biseda:

Heidi: Pse je kaq i mërzitur?

Romeo: Më bënë jo burrë o zemër asgjë, ka ndonjë gjë të bukur?

Heidi: Për mua nuk vlen ajo.

Romeo: Për mua vlen.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING