Connect with us

Politike

Kërkoi leje për të marrë pjesë në Kuvend, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berishës i cili bëri rekurs dhe kërkoi t’i jepet leje për të shkuar në Parlament.

Seanca kishte nisur në orën 14:30, ndërsa vendimi është dhënë pak më parë. Kjo është e disata derë që Berisha kërkon leje për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend, por të gjitha kërkesat e tij janë rrëzuar nga Gjykata.

Gjithashtu nga e njëjta gjykatë nuk është pranuar edhe rekursi i Jamarbër Malltezit që kundërshton masën arrest në shtëpi, vendosur nga apeli i posaçëm më 21 nëntor të vitit të shkuar.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, pasi është në hetim për korrupsion pasiv nga funksionarë të lartë, vepër penale e kryer në bashkëpunim. SPAK dyshon se ai ka ushtruar ndikim dhe presion, duke favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

 

Advertisement

TRENDING