✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

“Khloe Kardashian” dhe varsia ndaj ndërhyrjeve estetike në fytyrë, shpenzimet marramëndëse nuk do ti besoni

Khloe, 36, vjeç, besohet të ketë shpenzuar një shumë prej £100.000  thuajse çdo muaj, për trajtime dhe procedura estetike në fytyrë.

Rutina e saj tepër e shtrenjtë e bukurisë, ka filluar të shqetësojë edhe anëtarët e familjes së famshme,  të cilët mendojnë se “ajo do të hyjë në borxh”, ose “do të prishë fytyrën e saj me procedurat e vazhdueshme”.

 

Trajtime të tilla përfshijnë lazer, fillers, botox, të gjitha si një mënyrë për ta bërë atë të ndihet më e sigurt me veten.

“Ata që janë afër Khloe-s janë të shqetësuar se 36-vjeçarja po shpenzon në mënyrë të pakontrolluar dhe kjo mund të dëmtojë pasurinë e saj. Të gjithë janë të shqetësuar se sa larg mund të shkojë ajo”, shprehet një burim për Heat Magazine.

“Fytyra e saj mund të duket në rregull në fotografi por, nga afër, është një histori tjetër. Disa nga miqtë e saj janë të shqetësuar se tani është afër shkatërrimit të fytyrës, sepse ka bërë aq shumë procedura, por ajo nuk dëgjon.”

Sipas burimit, familja e Khloe-s është e shqetësuar se ajo do të prishë plotësisht imazhin e saj.

Kohët e fundit u përball me një sërë kritikash që mendonin se ajo “po përpiqej të ndryshonte racën” apo “po kopjonte Beyonce-n”.

Khloe ka insistuar gjithnjë se nuk ka qenë kurrë “nën thikë”, por ka kryer vetëm procedura estetike.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *