Connect with us

Kosova

KONJUFCA NE OKB: SERBIA TE NJOHE KOSOVEN

Kryediplomati Glauk Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB’së i ka bërë thirrje Serbisë që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të mos e mbajë peng integrimin e rajonit në struktura euroatlantike.

“Beogradi ka vazhduar të luajë rolin e vet destruktiv duke u përpjekur që të ndërhyjë në zgjedhjet ne Kosove duke u përpjekur për te mbështetur Listën Srpska” – deklaroi Konjufca

Kryediplomati kosovar potencoi gjithashtu se Serbia është ajo që pengon paqen mes dy shteteve fqinje.

“Ata po përpiqen t’i mohojnë rajonit tonë stabilitetin e integrimin e plotë në struktura euroatlantike” – deklaroi Konjufca I cili gjithashtu  demantoi pretendimet e kryediplomatit serb Marko Gjuriq për shkeljen e të drejtave e “persekutimin e popullit serb” cenimin e të drejtave të serbëve, duke thënë se Kosova ka mekanizmat më të avancuar në Europë për mbrojtjen e pakicave.

Advertisement