Connect with us

Kosova

Kosova shteti i dytë më i varfër në Europë, Shqipëria në vendin e shtatë

Platforma WolrdAtlas ka publikuar 10 vendet më të varfëra në Evropë. Kjo faqe përdorë bazën e të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Sipas të dhënave për vitin 2025, Kosova është renditur si vendi i dytë më i varfër në Evropë, pas Moldavisë.

Matja është bërë sipas barazisë së fuqisë blerëse. Sipas publikimit, lista e vitit 2025 pasqyron dy ndryshime të mëdha krahasuar me renditjet e mëparshme: Rënia ekonomike e Ukrainës pas pushtimit të plotë nga Rusia në vitin 2022, gjë që e ka futur atë ndër tre vendet më të varfra dhe Kosova renditen gjithashtu ndër më të varfrat në kontinent.

Megjithatë edhe në këtë matje, Ukraina renditet pas Kosovës. Shqipëria renditet në vendin e shtatë për nga varfëria në Evropë, ndërsa Serbia e teta.

Renditja më poshtë përdorë bazën e të dhënave World Economic Outlook të Fondit Monetar Ndërkombëtar (publikimi i tetorit 2025, me vlerësime për vitin 2025) dhe mat GDP-në për person sipas barazisë së fuqisë blerëse (PPP), të shprehur në dollarë.

10 vendet më të varfëra në Evropë: Moldavia, rreth 19,700 dollarë, Kosova, rreth 20,400 $, Ukraina, rreth 21,000 $, Bosnja dhe Hercegovina, rreth 22,800 $, Maqedonia e Veriut, rreth 24,300 $, Bjellorusia, rreth 25,500 $, Shqipëria, rreth 25,600 $, Serbia, rreth 28,500 $, Mali i Zi, rreth 31,000 $ dhe Bullgaria,  rreth 36,000 $.

Remitencat nga diaspora kosovare janë të përqendruara kryesisht në Gjermani, Zvicër dhe Austri, e që arrijnë rreth 15% të GDP-së, një nga nivelet më të larta në botë.

Advertisement