Connect with us

Kosova

Krizë dhe matematikë/ Kurti: Opozita s’po e respekton rezultatin zgjedhor

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një video-mesazh ku fton mërgatën të regjistrohet për të votuar jashtë vendit në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit, sërish ka kritikuar partitë opozitare për bllokadë.

“Provuam gjithçka, ishim të vetmit që propozonim zgjidhje me seri ofertash që vendi të mos shkonte në zgjedhje, refuzim se refuzim”, ka thënë Kurti.

Nga e gjithë kjo situatë e krijuar, sipas Kurtit po kuptohet se partitë opozitare nuk e respektojnë rezultatin zgjedhor.

“Realisht këta po thonë se: qytetarët votojnë, por ne me matematikat tona do ta prishim vullnetin e tyre të shprehur, dhe kështu e dërguan vendin sërish në zgjedhje me shpresën që e rrëzojnë qeverisjen tonë të mirë e të drejtë”.

Ndër të tjera Kurti potencoi se partitë opozitare po mendojnë se do ta lodhin popullin me dërgimin e vendit në zgjedhje të njëpasnjëshme.

“Por, ata do të lodhen vet”, ka shtuar ai.

Advertisement