Connect with us

Lifestyle

Krizë financiare dhe sfida të shumta, shenjat që do përballen me vështirësi

Dashi
Do të përballeni me sfida të vështira në rutinën tuaj të përditshme. Konflikti vjen kur dikush ose diçka nuk përputhet me pritjet tuaja për atë që duhet të ndodhë. Në vend që të prisni që zhvendosni pritshmëritë tuaja.

Demi
Çështjet e punës do të rrjedhin mjaft lehtë për ju sot. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të bëheni dembelë. Në fakt, është e vërtetë krejt e kundërta. Përfitoni nga kjo kohë. Do të jeni shumë më produktivë sesa keni menduar.

Binjaket
Kërkoni këshilla nga ata që janë më të rinj se ju. Megjithëse kjo mund të mos jetë përgjigja automatike ndaj vështirësive që keni, besoni se kjo mënyrë veprimi me siguri do të ketë rezultatet që ju kërkoni.

Gaforrja
Do të keni shumë energji për të përballuar projektet, por për fat të keq, energjia juaj nuk po ecën shumë mirë. Ka defekte në planin tuaj aktual që duhet të zgjidhen përpara se të bëni një hap tjetër përpara.

Luani
Marrëdhënia me të tjerët do jetë e vështirë. Mos merrni asgjë si të mirëqenë. Njerëzit e tjerë nuk do të jenë në gjendje të kuptojnë konceptet abstrakte që ju prezantoni. Jini të durueshëm dhe praktik në komunikimin tuaj.

Virgjeresh

Njerëzit e tjerë do të tërhiqen automatikisht drejt jush sot, falë natyrës suaj të besueshme dhe punëtore. Këto aspekte të personalitetit tuaj do të duartrokiten. Për shkak të kësaj, ju jeni në gjendje të zotëroni një fuqi të madhe në vendin e punës.

Peshorja
Tensioni që keni brenda do të dalë në sipërfaqe. Zakonisht, kjo energji kalon pa u vënë re dhe ju thjesht e kaloni ditën si zakonisht. Tani, energjia është ngritur një nivel dhe ky tension i brendshëm po ndizet. Mos i fajësoni të tjerët.

Akrepi
Sot do të keni hapësirë për frymëmarrje. Shijojeni këtë kohë dhe kupton rëndësinë e saj për mirëqenien tuaj. Aspekti sentimental parashikohet të jetë në formë pozitive. Kaloni më shumë kohë me partnerin.

Shigjetari
Njerëzit do t’ju respektojnë vetëm kur komunikimi juaj me ta është i qartë, i organizuar dhe i menduar mirë. Idetë që ju vijnë nuk do të shkojnë aq mirë me njerëzit përreth jush nëse nuk keni fakte të forta për t’i mbështetur ato.

Bricjapi
Emocionet tuaja do të luajnë një rol të madh në aftësitë tuaja vendimmarrëse. Kjo ose do t’ju ndihmojë ose jo, varësisht se sa mirë jeni në gjendje të menaxhoni ndjenjat tuaja. Përdorni pasionin tuaj duke e kanalizuar atë në punën tuaj.

Ujori
Çështjet e parave do të jenë një fokus i madh i ditës suaj. Ekziston një tendencë që i gjithë disponimi juaj të varet nga sa mirë jeni financiarisht. Mundohuni të mos bini në këtë kurth.

Peshqit
Ndaloni dhe vlerësoni se ku jeni dhe cilat janë qëllimet tuaja, sa i përket karrierës. Sot do të keni aftësinë të pezulloni rutinën tuaj të zakonshme dhe detyrat e përditshme, ndërkohë që do të fokusoheni në çështje më afatgjata.

Lifestyle

Kur duhet të hamë darkë që të mos shëndoshemi

    

Ngrënia e darkës vonë mund të kontribuojë në shtimin e peshës dhe sheqerit në gjak, sipas një studimi të botuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism të Shoqatës Endokrine.

Mbi 2.1 miliardë vlerësohet të jetë numri i të rriturve mbipeshë ose obezë në mbarë botën, duke i bërë më të mundshme problemet shëndetësore si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut. Disa studime tregojnë se ngrënia e kalorive vonë lidhet me obezitetin dhe sindromën metabolike.

“Ky studim hedh dritë mbi faktin se si ngrënia e vakteve të mbrëmjes përkeqëson tolerancën e glukozës dhe redukton sasinë e yndyrës së djegur. Efektet e vakteve të mbrëmjes ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga njerëzit dhe varen nga ora e tyre e zakonshme e gjumit, gjë që tregon se disa njerëz mund të jenë më të prekshëm se të tjerët. Nëse efektet metabolike që kemi vërejtur me një vakt bëhen kronike, vaktet e mbrëmjes mund të çojnë në pasoja të tilla si diabeti ose obeziteti.”, shpjegon autori i studimit Dr. Jonathan C. Jun i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins.

Studiuesit studiuan 20 vullnetarë të shëndetshëm (10 burra dhe 10 gra) për të parë se si reagoi metabolizmi kur e hëngrën darkën pas orës 22:00 në krahasim me orën 18:00. Të gjithë vullnetarët shkuan në shtrat në orën 23:00. Prandaj, studiuesit zbuluan se nivelet e sheqerit në gjak ishin më të larta dhe sasia e yndyrës së djegur ishte më e vogël në rastin e vaktit të orës 22:00, edhe kur konsumoheshin të njëjtat ushqime në të dyja rastet.

“Ne duhet të bëjmë më shumë eksperimente për të parë nëse këto efekte vazhdojnë me kalimin e kohës dhe nëse ato shkaktohen më shumë nga sjellje si: gjumi menjëherë pas ngrënies së një vakti apo nga ritmi cirkadian i trupit”, përfundon Dr. Jun.

Por, ajo që është e sigurt, sipas studiuesve, është se sa më herët të hamë darkën dhe sa më e madhe të jetë distanca nga koha e gjumit, rrezikohemi më pak nga një rritje e yndyrës në trup, si dhe e sheqerit në gjak.

Continue Reading

Lifestyle

Karakteristikat e njerëzve emocionalë

Njerëzit emocionalë ndjejnë dhimbje, ankth apo gëzim për ato situata që të tjerët i përcaktojnë si të parëndësishme.

Këta njerëz, kanë tendencë të tregojnë emocionet e tyre me lehtësi. nëse emocionet menaxhohen në një mënyrë strategjike dhe të vetëdijshme, mund të jetë një mënyrë e fuqishme për të zhvilluar krijimtarinë, intuitën, urtësinë, ndjeshmërinë ndaj të tjerëve: të gjitha aftësi të dobishme për individin dhe të gjithë komunitetin.

KARAKTERISTIKAT E NJERËZVE EMOCIONALË:

KANË NEVOJË PËR KOHË, QË TË MARRIN NJË VENDIM

Zgjedhjet e tyre bazohen në emocione. Ata duan kohë për të marrë një vendim, pasi udhëhiqen nga zemra.

JANË JASHTËZAKONISHT EMPATIKË

Ditë e keqe? Përvojë stresuese? Një person emocional do të jetë atje për t’ju mbështetur.

JANË TË BESUESHËM DHE REFLEKTUES

Ata janë njerëz të besueshëm dhe reflektues, minimizojnë mundësinë për të gabuar.

KANË NJË JETË EMOCIONALISHT INTENSIVE

Kush është shumë i ndjeshëm kombinon një masë më të madhe informacioni që vjen nga jashtë me ato të botës së brendshme, duke përjetuar një ndjenjë të plotësisë dhe ndryshueshmërisë, që e bën jetën intensive dhe stimuluese.

DËGJOJNË PA RËNË NË KEQKUPTIME

Ata janë të kujdesshëm dhe peshojnë me kujdes pasojat e veprimeve të tyre.

JANË MË TË PRIRË PËR ANKTH

Ky nuk është tipar pozitiv i tyre.

JANË INTUITIVË

Ata e dinë se kur ka diçka të gabuar, edhe në qoftë se ju nuk e thoni.

PËRDORIN KREATIVITETIN E TYRE

Njerëzit me ndjeshmëri të veçantë kanë tendencë të jenë më të vetëdijshëm për gjendjen e tyre emocionale: kjo lejon për shembull artistët, shkrimtarët, muzikantët, aktorët, piktorët, të arrijnë përsosmëri në punën e tyre.

Continue Reading

Lifestyle

Si të largoni nga rrobat tuaja njollat e qershive

Tashmë kemi hyrë në periudhën ku janë shfaqur frutat e ndryshme, shumica e të cilave janë të preferuarat e fëmijëve. Luleshtrydhe, qershi, kajsi, pjeshke etj.

Mirëpo, për nënat këto fruta janë disi edhe “dhimbje koke”, pasi nëse bien mbi rroba bëhen automatikisht njolla të vështira. Por për çdo gjë ka një mënyrë. Edhe nëse mbi veshje bie një luleshtrydhe apo qershi, të ashtuquajturat “fruta të kuqe”.

Pra, lexoni më poshtë se si mund t’i hiqni këto njolla:

Gjithçka që ju nevojitet është qumësht dhe limon.

Krijoni një përzierje të pjesëve të barabarta të qumështit dhe lëngut të limonit. Më pas zhytni një sfungjer të pastër në përzierje dhe fërkojeni lehtë njollën me të.

Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe zhytni në 5 litra ujë me një lugë detergjent rrobash. Lëreni për 8-10 orë, pra për një natë të tërë dhe më pas lajeni normalisht në lavatriçe.

Continue Reading

Lifestyle

Ja 3 arsye pse disa njerëz refuzojnë të bien në dashuri

    

Të biesh në dashuri mund të jetë një nga gjërat më emocionuese dhe më përmbushëse që mund t’i ndodhë dikujt. Por, për të arritur këtë destinacion ka shumë “gracka” rrugës që herë janë të paparashikuara dhe herë duhen shmangur për të mbërritur në synimin final, pra emocionet dhe zemrën e dashuruar me një partner/e.

Por, disa syresh thjesht refuzojnë të bien në dashuri dhe për këtë zgjedhje ka disa arsye që qëndrojnë pas.

1. Jeni shumë të fokusuar te pavarësia

Njerëzit e pavarur janë të fortë, ata e dinë se çfarë duan dhe dinë si ta arrijnë atë. Por, sado e bukur të duket liria si personale, financiare apo edhe ajo ndjenjave, sërish vetmia është një mallkim i fshehur. Ata që përkushtohen te pavarësia kanë shumë frikë të jenë “të varur” edhe për gjërat më bazike në jetë, ndaj heqin dorë nga ideja e të qenit çift.

2. Keni frikë të përfshini persona të tjerë në gjërat që i keni arritur vetë

Kur je i/e suksesshme, pse duhet një person tjetër për t’u mbështetur? Ju keni punuar shumë për të pasur jetën që keni ndërtuar për veten tuaj sot. Por, shkaku i vërtetë i statusit beqar është frika për të pasur në shtëpi dikë që do e adhuroni dhe do zaptojë hapësirat për të cilat ju vetë keni investuar ide, para, energji etj.

3. Ju pëlqen të jeni vetëm

Ndoshta, jeni ai tipi i personit që ju pëlqen koha me veten tuaj, pini kafenë në qetësi absolute dhe kjo është zona juaj tipike e sigurisë. Por, të flasësh vetëm për veten dhe të rrish vetëm me veten shpesh sjellë një ndjenjë izolimi. Koha për ju është gjithçka, ndaj nuk lejoni dikë tjetër që ta “pushtojë”./anabrl

Continue Reading

Lifestyle

13 ushqimet që s’duhen ruajtur në frigorifer

Të gjithë e ruajmë ushqimin në frigorifer, por jo çdo ushqim është i përshtatshëm për t’u ruajtur në temperatura të ulta. Ka raste që i ftohti përshpejton shpërbërjen ose ndryshon shijen origjinale. Është e vërtetë se shumë produkte ushqimore duhet të ruhen në frigorifer, ndërsa ka disa ushqime të veçanta që kurrë nuk duhet të qëndrojnë në të ftohtë. Më poshtë po ju prezantojmë me një listë produktesh që nuk e “duan” ambientin e ftohtë.

Borziloku
Borziloku nuk mund të ruhet në frigorifer, sepse temperaturat e ftohta e bëjnë të thahet shpejt. Ai gjithashtu ka tendencën të thithë aromat e ushqimeve të tjera në frigorifer.

Domatet
Në qoftë se ruhen në frigorifer, domatet humbasin shijen. I ftohtii i pengon ato të piqen.

Patatet
Patatet përkeqësohen në temperatura të ulëta. I ftohti i bën ato më të pudrosura me miell; niseshteja kthehet në sheqer dhe shija e tyre ndryshon.

Buka
Buka është një nga ushqimet që shumë njerëz e mbajnë në frigorifer dhe ky është një gabim i madh. Me temperaturat e ulëta, buka “plaket” para kohe dhe humbet shije.

Frutat ekzotike
Përderisa bëhet fjalë për fruta që bëhen në klimë të ngrohtë, temperaturat e ulta të frigoriferit nuk bëjnë për to. Ananasi, avokado dhe banania nuk duhet të ruhen në frigorifer, pasi në këtë mënyrë ato dekompozohen.

Qepa dhe hudhra
Qepa dhe hudhra forcohen në frigorifer. I mbani ato në një vend të errët, të ftohtë dhe të thatë.

Pjeshka
Në më pak se 10 gradë pjeshka humb shijen dhe vetitë. Është e preferueshme të mbahet në temperaturë dhome.

Mjalti
Një tjetër gabim është të mbani mjaltin në frigorifer. Mjalti, në sajë të përbërësve dhe pH të tij, ruhet më mirë dhe më gjatë jashtë. Kur ruhet në frigorifer, priret te kristalizohet dhe të humbasë shumë nga vetitë e tij.

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit, nëqoftëse ruhet në frigorifer, kondensohet dhe trashet, duke u bërë si gjalpë. Për më tepër, ai humbet shijen e tij origjinale. Ruajeni vajin e ullirit në një vend të ftohtë, larg nga drita.

Çokollata
Kur çokollata futet në frigorifer, në sipërfaqen e saj formohet një shtresë e bardhë, e cila i ndryshon shijen. Kafeja në frigorifer preket nga i njëjti ndryshim me atë të çokollatës.

Drithërat, makaronat, mielli dhe sheqeri
Drithërat, makaronat, mielli, sheqeri dhe ushqime të këtij lloji janë bërë për t’u ruajtur në temperaturë dhome. Nëqoftëse ju i mbani ato në temperatura të ulëta, ata do të humbasin vetitë e tyre, vitaminat, shijen dhe cilësinë.

Disa lloje të proshutës
Ka lloje të ndryshme të proshutave që në frigorifer humbasin shijen e “veçantë” që i dallon ato. Edhe pse kanë karakteristika të ngjashme me mishin, duhet të ruhen në temperaturë dhome.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING