Connect with us

Bota

Lufta/ Drone mbi rajonin e Kievit! Zelensky…

Bakhmuti është kthyer në shesh betejën më të ashpër të luftës Rusi-Ukrainën. Beteja rreth Bakhmutit është sinjal se Rusia është e gatshme të lëshojë mijëra trupa rusë për përftime minimale. Kështu është shprehur Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili ndër të tjera është shprehur se perëndimi duhet të përgatitet që të mbështesë Ukrainën për një kohë edhe më të gjatë.

“Sipas numrit një të aleancës, Putini është i përfshirë në “një luftë rrënimi” dhe beteja rreth Bakhmutit , në të cilën shumë rusë po vdesin, tregon se Moska është e gatshme “të lëshojë mijëra e mijëra trupa të tjera, të pësojë shumë humbje për përfitime minimale.”- tha ai për the Guardian.

Për të mbështetur Kievin, Stoltenberg shpreson që anëtarët e NATO-s do të bien dakord të shpenzojnë të paktën 2% të PBB-së për mbrojtjen në samitin e ardhshëm të aleancës , i cili do të zhvillohet në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë.

“Presidenti Putin nuk po planifikon paqen, ai po planifikon më shumë luftë”, vazhdoi Stoltenberg, duke shtuar se Rusia po rrit prodhimin industrial ushtarak dhe “po i drejtohet regjimeve autoritare si Irani apo Koreja e Veriut dhe të tjerë në përpjekje për të marrë më shumë armë .

Rrjedhimisht, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe shtetet e tjera perëndimore duhet të jenë gati të mbështesin Ukrainën me armë, municion dhe pjesë këmbimi për një kohë të gjatë, sipas tij. Edhe pse, në ditën e djeshme Putin i parapriu kësaj duke vendosur që Moska mos të negociojë me vendet e Perëndimit.

Ndërkohë, ditën e djeshme, Presidenti i Ukrainës, Zelesnky ka kryer vizita të befasishme në 3 rajonet e lindjes, aty ku aktualisht është spostuar lufta, konkretisht në Bakhmut, Dontesk dhe Kharkiv.

Në përditësim…

Advertisement

TRENDING