Connect with us

Bota

Lufta në Ukrainë, Putin: Do vazhdojmë të hakmerremi

Presidenti rus Vladimir Putin u zotua të premten të vazhdojë sulmin ndaj Ukrainës, pavarësisht kundërofensivës së fundit të forcave ukrainase dhe paralajmëroi se Moska mund të intensifikojë sulmet nëse forcat ukrainase vënë në shënjestër termocentralet dhe infrastrukturën tjetër në Rusi.

Duke folur me gazetarët të premten pas pjesëmarrjes në një takim të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Uzbekistan, zoti Putin tha se “çlirimi” i të gjithë rajonit lindor të Donbasit në Ukrainë mbetët qëllimi kryesor ushtarak i Rusisë dhe se ai nuk sheh nevojë për ta rishikuar atë.

“Ne nuk jemi në nxitim” tha udhëheqësi rus, duke shtuar se Rusia ka dërguar vetëm ushtarë vullnetarë për të luftuar në Ukrainë.

Rusia u detyrua të tërhiqte forcat e saj nga zona të mëdha të Ukrainës verilindore javën e kaluar pas një kundërofensive të suksesshme ukrainase. Operacioni i Ukrainës për të rimarrë kontrollin e disa qyteteve dhe fshatrave të pushtuara nga Rusia shënoi dështimin më të madh ushtarak për Moskën që kur forcat ruse u detyruan të tërhiqeshin nga zonat afër Kievit në fillim të luftës.

I pyetur për kundërsulmin e Ukrainës, zoti Putin u përgjigj: “Do të shohim se si do zhvillohet dhe si do të përfundojë”. Ai tha se Ukraina ka tentuar të nisë sulme “pranë objekteve tona bërthamore, termocentraleve bërthamore” në Rusi dhe u zotua të bëjë “gjithçka për të parandaluar çdo kthesë negative të zhvillimeve në terren”.

“Ne do të hakmerremi nëse ata nuk arrijnë të kuptojnë se metoda të tilla janë të papranueshme, ato nuk dallojnë nga terrorizmi”, tha presidenti rus.

Zoti Putin gjithashtu kërkoi të premten të qetësonte shqetësimin e Indisë për konfliktin në Ukrainë, duke i thënë kryeministrit indian Narendra Modi se Moska dëshiron të shohë një fund të shpejtë të luftimeve, duke pretenduar se zyrtarët ukrainas nuk duan të negociojnë, një akuzë e hedhur poshtë nga presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky. Zoti Zelensky megjithatë ka thënë se tërheqja e trupave ruse nga zonat e pushtuara të Ukrainës është parakusht për fillimin e bisedimeve.

Kina dhe India kanë refuzuar t’iu bashkohen sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, ndërsa kanë rritur blerjet e naftës dhe gazit natyror rus, duke ndihmuar Moskën të kompensojë kufizimet financiare të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Zoti Putin u takua të premten me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe çështjet rajonale, duke përfshirë një marrëveshje të korrikut të ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja që lejoi eksportet e grurit ukrainas të rifillonin nga portet ukrainase në Detin e Zi. Duke folur në samitin e Uzbekistanit të premten, udhëheqësi kinez, Xi paralajmëroi fqinjët e tij të Azisë Qendrore që të mos lejojnë të huajt t’i destabilizojnë ata.

Paralajmërimi pasqyron ankthin e Pekinit se mbështetja perëndimore për aktivistët pro-demokracisë dhe atyre të mbrojtjes së të drejtave të njeriut është një komplot për të minuar Partinë Komuniste në pushtet në Kinë dhe qeveritë e tjera autoritare. Marrëdhëniet e Kinës me Uashingtonin, Evropën, Japoninë dhe Indinë janë tensionuar nga mosmarrëveshjet rreth teknologjisë, sigurisë, të drejtave të njeriut dhe çështjet territoriale.

Azia Qendrore është pjesë e iniciativës shumë miliarda dollarëshe të Kinës “Një brez, Një rrugë” për të zgjeruar tregtinë duke ndërtuar porte, hekurudha dhe investime të tjera infrastrukturore në një zonë që përfshinë dhjetëra vende nga Paqësori Jugor, Azia, Lindja e Mesme, deri në Evropë dhe Afrikë. Organizata e Bashkëpunimit të Shangait u themeluar nga Rusia dhe Kina si një reagim ndaj ndikimit të Shteteve të Bashkuara në rajon. Grupi përfshin edhe Indinë, Pakistanin dhe katër vende ish-sovjetike të Azisë Qendrore, Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin. Irani është gjithashtu në proces të anëtarësim të plotë.

Të enjten, zoti Putin zhvilloi një takim kokë më kokë me presidentin Xi, duke e falenderuar këtë të fundit për “qëndrimin e ekuilibruar” të qeverisë së tij për luftën në Ukrainë, ndërsa shtoi se ai ishte gati të diskutonte “shqetësimet” e Kinës për Ukrainën, ndonëse Kina nuk ka treguar se çfarë shqetësime ka për këtë luftë. Presidenti Xi, në një deklaratë të lëshuar nga qeveria e tij, shprehu mbështetjen për “interesat thelbësore” të Rusisë, por gjithashtu tregoi interesim për të punuar së bashku për të “injektuar qëndrueshmëri” në çështjet botërore.

Li Xin, drejtor i Institutit të Studimeve Evropiane dhe Aziatike të Universitetit të Shkencave Politike dhe Ligjit të Shangait, vuri në dukje se Pekini dëshiron një fund të negociuar të luftës në Ukrainë, duke shtuar se “Kina nuk do të gjykojë nëse operacioni special ushtarak i Rusisë është i drejtë apo jo.”

Bota

“Bombat u përdorën për të vrarë civilë”, Biden paralajmëron Izraelin: Do ndalojmë furnizimin me armë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, paralajmëroi Izraelin se SHBA-ja do t’i ndalojë furnizimet me disa armë, nëse ai nis operacion të madh tokësor në qytetin Rafah të Gazës.

“Nëse ata hyjnë në Rafah, unë nuk do t’i furnizoj me armët që janë përdorur historikisht për t’u marrë me Rafahun”, tha Biden gjatë një interviste për rrjetin televiziv, CNN.

Ai shtoi se “do të vazhdojë të angazhohet që Izraeli të jetë i sigurt”. Por, pavarësisht kundërshtimit të fortë të SHBA-së, Izraeli duket se është gati për ta pushtuar në shkallë të plotë Rafahun.

Ai beson se në këtë qytet strehohen mijëra luftëtarë të grupit islamik palestinez, Hamas, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka nisur shtatë muaj më parë, pasi Hamasi ka sulmuar fillimisht tokën izraelite, duke vrarë mbi 1.200 persona.

Në ofensivën hakmarrëse të Izraelit në Gazë, e cila vazhdon ende, janë vrarë afro 35.000 njerëz, sipas autoriteteve në enklavë.

Ushtria e Izraelit thotë se fitorja kundër Hamasit është e pamundur pa e marrë kontrollin e qytetit Rafah. Por, zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se operacioni në këtë qytet – ku popullsia është shtuar me refugjatë nga pjesë të tjera të Gazës – mund të çojë në numër të madh të viktimave civile.

“Ne nuk do ta furnizojmë [Izraelin] me armë dhe predha artilerie nëse sulmon Rafahun”, tha Biden në intervistën që u transmetua të mërkurën.

Ai tha se SHBA-ja nuk e përkufizon situatën aktuale në Rafah si operacion tokësor.

“Ata nuk kanë shkuar në qendrat e popullsisë. Janë pikërisht në kufi”, tha ai.

“Por, unë ia kam bërë të qartë [kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu] dhe kabinetit të luftës, se ata nuk do ta kenë mbështetjen tonë, nëse futen në këto qendra të popullsisë”, tha presidenti amerikan.

Biden pranoi se armët amerikane janë përdorur nga Izraeli për të vrarë civilë në Gazë.

I pyetur nëse Izraeli ka kaluar “vijën e kuqe”, ai u përgjigj: “Jo, ende”.

Continue Reading

Bota

Avokati amerikan qëllohet për vdekje nga klienti i nevrikosur për porosinë në McDonalds (fotot)

Një avokat është qëlluar për vdekje nga një klient i zemëruar për porosinë e tij në një fast-food McDonald’s, pasi tentoi ta qetësonte burrin që po ofendonte stafin, njoftonte policia vendase.

Në ngjarjen e rende në qytetin amerikan të Houston, 46-vjeçari i identifikuar nga familjarët si Jeffrey Limmer, ishte përpjekur të ndërhynte kur klienti përkonte paratë e tij mbrapsht nga punonjësi i McDonalds në autostradën West Interstate 10 në fundjavë.

Por sipas raprotimeve, në vend që të qetësohej, klienti nisi polemikat me Limmer që më pas u kthyen përleshje fizike. Kur më pas ata kishin dalë jashtë në parking, Limmer raportohet se kishte shtyrë përtokë burrin, i cili kishte marrë armën nga makina e tij dhe e kishte qëlluar për vdekje.

Policia tha se Limmer u gjet i vdekur në vendngjarje dhe se oficerët nuk kishin bërë asnjë arrestim pasi autori i dyshuar ishte larguar.

“Xhef gjithmonë ndërhynte për më të dobëtin, donte të bënte gjënë e duhur”, tha për mediat motra e tij Jennifer Thomas.

Limmer jetonte pranë dyqanit ku humbi jetën dhe punonte si avokat me kompaninë Lewis Brisbois në Houston.

Thomas shtoi se nuk çuditej që i vëllai kishte ndërhyrë për t qetësuar burrin e vrau, i cili mbetet në arrati.

Familjarët thonin se shpresonin që ai të kapet dhe të dalë para drejtësisë.

Continue Reading

Bota

Ngjarje e tmerrshme/ Shënjë hakmarrje ndaj bashkëshorti, nëna vret djalin 3 vjeçar më pas dhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në San Antonio të Teksasit, ku një grua në shenjë hakmarrjeje ndaj bashkëshortit ka vrarë djalin 3-vjeçar dhe me pas veten.

Savannah Kriger 32 vjeç ka detyruar djalin e saj Kaiden 3 vjeç, t’i thotë lamtumirë babait dhe e vret dhe më pas qëllon edhe veten.

Nënë dhe bir u raportuan të zhdukur të hënën pasi ajo u largua nga puna herët për ta marrë atë nga çerdhja për një takim me një mjek.

Ata u gjetën të vdekur herët në mëngjes të martën, 19 orë më vonë, në një kanal kullues në San Antonio, Teksas , me plagë nga armë zjarri. Kriger duhej të përballej me ish-bashkëshortin e saj Brian Kriger në një seancë dëgjimore për paraburgimin po atë ditë.

Hetuesit mblodhën së bashku orët e fundit të Kriger-it të gjallë, ndërsa ajo shkatërroi dy shtëpi në një sulm me armë, mori djalin e saj dhe u shpreh e gëzuar në telefon që ai nuk do ta shihte më.

Continue Reading

Bota

Dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë/ Egërsohet Rusia: Përbën një rrezik të madh

Rusia tha se dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë potencialisht do të përbënte një rrezik të madh, duke shtuar se Moska po vëzhgon me kujdes një peticion ukrainas për një ndërhyrje të tillë.

Peticioni, i publikuar në ueb-faqen e presidentit të Ukrainës, thuhet se Ukraina duhet t’i kërkojë Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe shteteve të tjera që të dërgojnë trupa për ta ndihmuar Kievin që të zmbrapsë pushtimin rus.

“Regjimi i Kievit është shumë i paparashikueshëm”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet për këtë çështje gjatë një konference për media më 8 maj.

“Ne vazhdimisht e kemi thënë se një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në terren në këtë konflikt nga ushtritë e shteteve të NATO-s bart një rrezik të madh potencial. Prandaj, ne e konsiderojmë këtë si një provokim të madh dhe sigurisht po e vëzhgojmë situatën me shumë kujdes”, shtoi ai.

Është e paqartë nëse peticioni do të mbledhë votat e nevojshme – 25.000 – që kërkon në mënyrë që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ta miratojë apo refuzojë. Deri mëngjesit e 8 majit, këtë peticion e kanë nënshkruar 1.594 persona.

NATO e ka mbështetur Ukrainën në luftë, duke i ofruar armë të fuqishme, përfshirë tanke dhe raketa me rreze të gjatë veprimi, por nuk ka ndërhyrë drejtpërdrejtë me trupa, diçka që presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ai rus, Vladimir Putin, kanë paralajmëruar se do të çonte në një Luftë të Tretë Botërore.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë “do të ishte legjitim” nëse Rusia do të kalonte vijat ukrainase të frontit dhe nëse Kievi do të kërkonte një gjë të tillë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha më 8 maj se Rusia do të shënjestronte trupat franceze nëse ato do të dërgoheshin në Ukrainë, shtet që po përballet me pushtimin që Moska nisi më 2022.

Continue Reading

Bota

Skandalet para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian/ Von der Leyen: AfD-ja po e tradhton Gjermaninë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, akuzoi partinë AfD se po “tradhton” Gjermaninë, përderisa partia e ekstremit të djathtë është duke u përballur me skandale para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

Alternativa për Gjermaninë (AfD) muajin e kaluar u përball me një skandal, pasi një këshilltar parlamentar i kandidatit kyç të partisë për zgjedhjet evropiane – që mbahen në qershor – u arrestua nën dyshimin se ka spiunuar për Kinën.

Kandidati, Maximilian Krah, po ashtu më herët është përfshirë në pretendimet e propagandës ruse.

Sjellja e AfD-së është “në mënyrë shkatërruese e pandershme”, tha von Cramon gjatë kongresit të partisë së saj të Unionit Kristiano Demokrat, që u mbajt në Berlin.

Sipas saj, AfD-ja “po bën propagandë për [presidentin rus, Vladimir] Putin dhe po spiunon për Kinën” para zgjedhjeve evropiane.

“Fillimisht, AfD-ja ankohet për njerëzit dhe atdheun, më pas AfD-ja tradhton po këtë atdhe tek autokratët. Duhet t’iu vije turp”.

Sipas von Cramon, programi i partisë së ekstremit të djathët për zgjedhjet evropiane do të shkatërronte vende të punës dhe e akuzoi AfD-në se po dëshiron që ta nxjerrë Gjermaninë nga BE-ja.

Von der Leyen, ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes, po kërkon një mandat të dytë në postin e shefes së KE-së.

Sipas sondazheve, AfD-ja është në mesin e disa partive të ekstremit të djathtë në mbarë Evropën që pritet të dalin mirë në zgjedhje./REL

Continue Reading
Advertisement

TRENDING