Connect with us

Politike

Marifetet dhe kriza për tju marrë më shumë para

TIRANË– Priti ti jepte lamtumirën shtatorit për të thënë të pavërtetën e parë për këtë dimër. Nga zyra e tij, “live” me telefon, kryeministri Edi Rama mori përsipër që t’u jepte vetë lajmin e mirë shqiptarëve se nuk do u vendoste fashën kufizuese prej 800 kWh për konsumatorët familjarë. 1 tetori u fshi, pasi Rama kishte vënë re që shqiptarët po kursenin, edhe shi po binte. Kështu që mendoi për të gjithë dhe vendosi ti “falte”.

“Më 1 shtator, kur ne vendosëm të vendosnim fashën, kërkesa për energji ishte shumë e lartë, por tashmë është ulur. Rol të rëndësishëm ka edhe fillimi i dukshëm i qasjes së familjarëve për të kursyer energjinë. Përmirësim kemi pasur dhe në nivelin e Fierzës. përmirësim pritet të ketë edhe në ditët në vijim. Kjo na bëri që të vendosim që nga 1 tetori të mos hyjë në fuqi kjo fashë,”- tha Rama.

Por teksa Kryeministri Edi Rama njoftoi me entuziazëm vendimin e tij për të mos ndryshuar modelin e tarifimit për energjinë elektrike, për fashën mbi 800 kW/h, ERE doli me një tjetër vendim. Autoriteti që ka përgjegjësinë dhe detyrimin për tu mbledhur në mënyrë të pavarur dhe për të diskutuar për çmimin e energjinë, ka krijuar në publik një perceptim se është qeveria që vendos dhe më pas ERE që miraton fiktivisht. Një histori e ngjashme si me atë të Komitetit Teknik të Ekspertëve. Një komitet fantazëm që mblidhej me porosi të kryeministrit për të njoftuar vendimet e kryeministrit dhe për t’ju bërë alibi sa herë shihej se qe nevoja. Njësoj duket edhe me krizën e energjisë.

ERE-s i qe caktuar në këtë rast “pjesa e gogolit” të historisë. Marifeti u kuptua të nesërmen. Atë mbrëmje, ERE njoftoi se tarifat e reja të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë nuk ndryshojnë, ato do mbeten në varësi të tregut por deri në dhjetor. ERE sqaron se në kushtet e energjisë në krizë, atëherë çmimi nuk do të fashohet me 800 kë, por ndoshta me më shumë ose më pak. Pra, në muajt kur do të ketë më shumë konsum, çmimi do të rritet për të gjithë, me apo pa fashë.

Çmimet e vendosura nga ERE mbeten të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri në 31 dhjetor 2022. Në situatën e emergjencës energjitike që ndodhemi, rishikimi i çmimeve do të jetë periodik, pra nëse Furnizuesi i Shërbimit Universal do të njoftojë për kosto të ndryshuara të çmimit të blerjes së energjisë, atëherë do të reflektohen dhe nga ERE. Për shembull, nëse për muaji tetor FSHU sh.a do ta sigurojë energjinë nga KESH sh.a me çmimin 2.6Lekë/kWh, dhe çmimi i energjisë për konsumatorin familjarë do të mbetet 9.5Lekë/kWh”, nënvizon ERE.

Pasi ERE zbuloi trukun, magjinë e bëri vetë. Rama doli të nesërmen duke konfirmuar se fasha vërtet nuk do të vihej në fuqi nga 1 tetori, ama në nëntor do të kishte një rimendim të situatës dhe se e gjitha ishte një shfaqje për të treguar se çmimi do të rritet në mënyrë të pacaktuar duke ia faturuar shqiptarëve kilovatin në bazë të asaj sesa konsumon e gjithë popullata.

Në muajin nëntor do të vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat ose do t’i rikthehemi këtij vendimi duke pasur parasysh parametrat. Është e vërtetë që nuk është shtuar asnjë burim energjie.’’- tha Rama.

Ky vendim e kthen ERE-n nga një institucion rregullator dhe përgjegjës për çmimin e blerjes dhe shitjes së energjisë në një lloj Bordi si ai i karburanteve, ku përditësimi i uljes së çmimit është i pallogaritshëm për xhepin e qytetarëve. Kush do ta caktojë sesa do të shitet energjia në muajtë kur temperaturat do të ulen dhe i ftohti të kaplojë vendin? Sa do të rëndojë kjo në faturën e muajit. ERE po përgatit terrenin e saj për të mbyllur çdo deficit të mundshëm që ka në rrjet duke shfrytëzuar rastin për të ngritur Bordin e saj. Sigurisht me dy shembuj abuzues dhe të padrejtë që në orën e tyre të parë të punës. Kriza vazhdon, Bordet shtohen. Një krizë, një Bord dhe një Komitet. Një instrument teknik, i përkohshëm dhe i pakontrollueshëm që jep llogari vetëm tek ai. Kryeministri. Por kryeministri as nuk sheh dhe as di gjë.

Në fletoren zyrtare është botuar akti i Entit të Rregullator të Energjisë për fashën mbi 800 kW. Sipas vendimit, kjo fashë ka filluar zbatimin që në datën 1 tetor deri në 31 dhjetor 2022. Ndonëse Kryeministri ka njoftuar se vendimi nuk do të ishte i zbatueshëm për muajin tetor, ERE e bëri të qartë se kjo fashë vijon të jetë në fuqi dhe publikimi në Fletoren Zyrtare konfirmon aktin e Entit Rregullator të Energjisë. Publikimi në fletoren zyrtare mban datën 30 shtator 2022, ndërsa online u bë mesditën e sotme.

Duke folur për këtë botim, Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku u shpreh se është në dorë të qeverisë nëse e aplikon apo jo çmimin e rritur të energjisë për fashën 800 kW. Sipas Ministres për të gjithë muajin tetor nuk do të ketë rritje çmimi për familjet që kalojnë 800kW në muaj.

“Duam ta sqarojmë por është pak komplekse. Fasha 800 kilovator, ERE shprehet për miratimin e çmimit. Ne i kemi bërë kërkesën ERE-s, dhe ERE ka thënë se çmimi miratohet ky është detyra e ERE. Por kur qeveria shikon se qytetarët reflektojnë por edhe për kushtet e motit përmirësohen. Nuk e aplikojmë fashën gjatë muajit tetor. ERE ka marrë vendimin e kësaj fashe. Por qeveria po mbron biznesin e vogël dhe familjet” tha Balluku.

Politike

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ku po merret në pyetje.

Nuk dihen ende arsyet e thirrjes së Ballukut në SPAK.

Kujtojmë që pak kohë më parë përfundoi në pranga krahu i saj i djathë, ish kreu i ARRSH, Evis Berberi.

Continue Reading

Politike

Vrasja e efektivit të ‘Shqiponja’/ Presidenti Begaj shpreh ngushëllime ndaj familjarëve

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime  ndaj familjarëve të policit të vrarë, Novruz Cenalia, efektiv i ekipit “Shqiponja” të Fierit.

Kreu i Shtetit dërgoi një kurorë në homazhet e lamtumirës që u zhvilluan sot në qytetin e Fierit.

“Në këto çaste të vështira shpreh mbështetjen time për ju, të afërmit, miqtë dhe kolegët e Novruzit”, – shkruan Presidenti Begaj në mesazhin e ngushëllimit.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit e dënon aktin kriminal, duke shprehur bindjen se institucionet përkatëse do të vënë përpara përgjegjësisë autorin e kësaj ngjarjeje tragjike, i cili i mori jetën të riut me uniformë.

Mesazhi i ngushëllimit:

Të dashur familjarë!

Jam thellësisht i tronditur për ndarjen nga jeta të djalit tuaj, punonjësit të Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia.

Asgjë nuk e lehtëson dhembjen që po përjetoni, por më lejoni që në këto çaste të vështira të shpreh mbështetjen time për ju, të afërmit, miqtë dhe kolegët e Novruzit.

E dënoj me forcë këtë akt kriminal dhe shpreh bindjen se institucionet përkatëse do të vënë përpara drejtësisë autorin e kësaj ngjarjeje tragjike.

Ju lutem, pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta”.

Continue Reading

Politike

Gazeta austriake: Shfaqja nacionaliste e Edi Ramës në Athinë

Një takim i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Athinë bëri bujë në Greqi. Të dielën ai mbajti një fjalim para mijëra përfaqësuesve të minoritetit shqiptar në vendin helen si pjesë e një shfaqjeje nacionaliste me himnin shtetëror dhe flamujt në sallën olimpike të “Galatasi”.

Shfaqja e tij bëri bujë në media dhe gjithashtu çoi në organizimin e një operacioni të gjerë policor. Më shumë se 1 mijë oficerë ishin në vendngjarje. Sipas raportimeve të shtypit shqiptar dhe atij kosovar, Rama u shfaq më shumë një bashkues i dy popujve.

Për këtë arsye ai shpjegoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë më të ngushta nga sa duken. Sipas tij, është mbi të gjitha “pluhuri” i ngritur nga politikanët e të dy vendeve që nuk i tregon qartë lidhjet mes dy popujve.

Qeveria në Athinë, pas deklaratave fillimisht kritike të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe përballë raporteve emocionale në media, theksoi me qetësi se vizita e Ramës ishte e “natyrës private” dhe për këtë arsye nuk do të komentohej. Ndërsa politikani i burgosur në Shqipëri, Fredi Beleri që i përket komunitetit grek ka reagoi me kritika. Ai e quajti një provokim paraqitjen e Ramës.

“Ai dëshiron të sfidojë Greqinë, të demonstrojë fuqinë e tij brenda Shqipërisë dhe të thyejë moralin e grekëve në rajon. Ai nuk do të ketë sukses. Krenaria dhe dinjiteti i grekëve nuk është për t’u shpërfillur” – deklaroi Beleri nga një burg shqiptar.

Paraqitja e Ramës u pa edhe si fillimi i një turneu të Ramës, i cili do të përfshijë edhe takime të ngjashme me diasporën shqiptare në vende dhe vende të tjera. Me një popullsi deri në 1 milion banorë, shqiptarët në Greqi janë pakica më e madhe në vendin që ka rreth 11 milionë banorë.

Continue Reading

Politike

Vdiq baba të na lirojë krevatin, Murrizi: Bardhi, Noka dhe Këlliçi mezi presin që Berisha të arrestohet

Ish deputeti Myslym Murrizi dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po presin që Sali Berisha të largohet përfundimisht nga politika.

“Opozitë e dyzuar, opozitë ku secili ëndërron largimin përfundimtar të Berishës nga politika, kërkojnë të jenë lider imagjinar i kësaj opozitë në të ardhmen.

Presin t’i hiqet mandatin e Berishës dhe do t’i hiqet në qershor, mbush gjashtë muaj edhe pse nuk justifikohet nga ana ligjore dhe kushtetuta.

Presin që të dënohet Berisha që mos e kapi dekriminalizimi për mos qenë deputet 2025-në dhe këta ‘o burra vdiq baba të na lirojë krevatin’ dhe secili bëhet faktor më vete. Gazi, Flamuri, Belindi.. po presin”, tha Murrizi në “Breaking”.

Sipas tij, nuk mundet që një opozitë e konsoliduar të vijë në pushtet të bëjë 30 tubime dhe të flasin vetëm 3 persona.
Continue Reading

Politike

Kulluri: Nacionalizmi është streha e fundit e burrave jo të mirë

Zyrtari i lartë i PD-së, Edvin Kulluri, bëri një analizë edhe të zhvillimeve në rajon duke u për qëndruar tek ato në Maqedoninë e veriut. Sipas tij, Ballkani nuk ka përse prodhon nacionalizma, të cilat japin idenë e një rajoni ende problematik, pasi nacionalizmi është streha e fundit e burrave jo të mirë.

Sipas tij, nacionalizimi dhe retorika nacionaliste nuk i bën mirë Ballkanit.

“Në këtë situatë përballje lindje- perëndim dhe demokraci- autoritarizëm, na nxjerr si rajon konfliktual. Faktori shqiptar nuk ka pse të rreshtohet pas nacionalizimit, duhet të jetë vetëm në aleancë me perëndimin. Mitingu i i Athinës nuk i shërben qetësimit. Rusia po trazon jo pak ujëra në Ballkan. Kurti ka luajtur rol negativ në Maqedoninë e Veriut. Kurti nuk mund të mbështesë parti që rreshtohen në krah të partive nacionaliste, që nuk kanë dashur integrimin në BE. Edhe Presidentja e re eci në këtë logjik. Vajtja e  Metës në Shkup ishte shumë gabim. Gruevksi dihet që është anti perëndimor. Interesat e vogla politike të politikanëve shqiptar nuk duhet të cenojnë interesat kombëtare shqiptare. Nacionalizimi është streha e fundit e burrave jo të mirë, nuk po them e maskarenjve.”, tha Kulluri.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING