Politike
‘Me gjeneratën Z apo jo, këtë diktaturë do ta përmbysim’/ Berisha thirrje të qartë ndaj shqiptarëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përsëriti sot qëndrimin e opozitës se sistemi aktual politik në Shqipëri është një “diktaturë” dhe se pa largimin e Rames nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Sipas tij, diktatura nuk largohet me votë, prandaj kërkesa për një qeveri teknike është e domosdoshme për të arritur një zgjidhje demokratike.
Berisha akuzoi gjithashtu Ramën se nuk pranon vendimet e sistemit të drejtësisë, duke nënvizuar se kjo konfirmon pretendimet e opozitës për keqmenaxhim dhe cenim të shtetit të së drejtës.
“Nuk duhet të bëhemi naiv dhe të kemi iluzion. Diktatura me votë nuk ikën. Ndaj kërkesa jonë për qeveri teknike është kërkesë për të bërë gjithçka për një zgjidhje paqësore.
Ne mbetemi forcë demokratike dhe i besojmë parimeve demokratike. Protesta dhe vetëm protesta. Pa larguar këtë qeveri, 83 mandatet e saj do të jenë thika krimi ndaj lirive të shqiptarëve. Rama nuk pranon vendimet e sistemit të drejtësisë. Jo! Por ato përsëri janë të rëndësishme në sensin që vërtetojnë vërtetësinë e atyre që ka ngritur opozita. Por duhet të jemi ne që ti imponojmë, kur mijëra shqiptarë të binden që mos lëshojnë sheshin. Do jeta gjenerata Z apo do jetë gjenerata që përmbysi diktaturën e parë apo të dyja bashkë ne këtë diktaturë do ta përmbysim.
Rruga për largimin e këtij pushteti është përballja dhe vetëm përballja. Shpresoj që ky forum të funksionojë në interesin më të madhe të shoqërisë shqiptarë dhe Shqipërisë”, tha Berisha.