Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Më shumë se 2 orë në GJKKO/ “Arrest në shtëpi”, Vlorë Hyseni del nga SPAK

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ka dalë nga Gjykata e Posaçme pas më shumë se dy orësh, ku është zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj saj.

Sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj Hysenit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Pas përfundimit të seancës, Hyseni është pyetur nga gazetarët lidhur me përgjimet e SPAK-ut, por ka zgjedhur të mos japë deklarata për mediat.

Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura. Në të njëjtën çështje, më herët GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kalluçin.

Vendimet e gjykatës vijnë në kuadër të hetimeve të SPAK-ut, ndërsa pritet të zbardhen më tej elementet e dosjes dhe roli që prokuroria u atribuon personave nën hetim.

Advertisement