Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Murrizi: Ptuuu soj bastardësh, nuk ngeli zagar e qelbësirë nga tufa juaj…

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer në akuza dhe fyerje ndaj deputetëve Gazment Bardhi e Lulzim Basha, pas akuzave të tyre të ndërsjellta në seancën e fundit plenare në Kuvend se janë të përfshirë në “afera kullash”. Ky reagim i fortë vjen si përgjigje ndaj akuzave që drejtuesit e PD hodhën ndaj tij 4 vite më parë. Kur lidershipi dhe deputetët e PD vendosën të digjin mandatet më shumë se 4 vite më parë dhe Murrizi bashkë me disa të tjerë nuk pranuan, ata u sulmuan nga të vetët se me gjasë kishin përfituar favore nga Rama dhe PS.

Reagimi i plotë

Të falënderoj miku im Agim Rama për fotot që na ke bërë ne Kuvend, kur ishim shpallur “armiq” nga tufa e qenve që sot i nxjerrin njëri-tjetrit kullat dhe katet e pallateve qe ju ka dhënë Rama si shpërblim për shërbimet ndaj tij dhe pushtetit.

Nga shkurti 2019 deri me 9 shtator 2021 nuk latë gjë pa thënë e qelpsinllik pa nxjerrë nga goja hale e juaj për mua se isha shitur, i blerë, patericë apo në shembim të Ramës e pushtetit.

Nuk ngeli zagar e qelbësirë nga tufa juaj e ndyre pa lehur se më kishte “ qeras” pushteti, prandaj nuk kisha djegur mandatin.

Shpifët si gojë hale të gjithe se bashku si fëlliqësira që jeni, se kisha marrë tendera, leje pallati, miliona euro dhe më kishte “blere” pushteti.

Sot pas 4 vitesh i tregoni njeri-tjetrit se sa qelbësira jeni dhe për çfarë jeni ndarë, për çfarë jeni zënë si qentë e për çfarë po ziheni në sallën e Parlamentit.

Të ç“nderuar” qëlbesira!

Për katër vjet rresht si nuk arritët të gjeni një aferë të Myslim Murrizit me Ramën dhe qeverinë e PS??????

Po mi gjeni pra, lejet e ndërtimit, tenderat dhe favoret që rama dhe qeveria me paska bere ne 2019 kur nuk pordha për vendimin tuaj për te djegur mandatet, e deri sot kur ju qelbanik qe shitet OPOZITEN akuzoni njeri tjetrin per kulla e kate kullash ne mes te Tiranes??????

Per 10 muaj rresh nga janari 2022 deri ne tetor 2022, kerkuan edhe zagaret e pushtetit per te gjetur ndonje gje per mua, duke me hetuar ne 33 vite dhe gjeten ate te semes se tyre, sepse ne 33 vjet as kam perfituar 1 lek nga taksat e Shqiptareve, dhe as kam qene ne pushtet per te firmosur tendera per ata qe keni firmosur ju hale te kesaj politike pleher 33 vjeçare.

A keni turp e ndonjë pikë morali, mor ndyrësira të pështirë të racës njërzore?

Si guxoni dhe flisni ne Parlament mor fëlliqësira të qelbur të shoqërisë shqiptare.

Ptuuuu soj bastardesh dhe devijacione te peshtira te qenies njerezore ,qe nuk keni as nder, as dinjitet, as moral, as karakter, dhe qe lepini ne mengjes çfare peshtyni ne darke dhe putheni si ku…. me ate qe keni share me liber shpije, me fis e me fare, vetem per karriken e ndyre te by….. tuaj qe ngjan fiks me surratin palaço qe dilni para kamerave.

LAJMI I FUNDIT

Qarkullonin me armë zjarri në mjet, arrestohet drejtuesi dhe pasagjeri

Dy të rinj janë arrestuar në Vlorë pasi qarkullonin me armë zjarri në makinë. ‘Vlorë/Kontrolle të befasishme, bazuar në inteligjencën policore, vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje. Si rezultat i këtyre kontrolleve është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Strike 3”.

Lëviznin me armë zjarri pistoletë, në automjet, arrestohen drejtuesi dhe pasagjeri. Ky i fundit, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Murat Tërbaçi”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 3”, për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin J. G. dhe pasagjer shtetasin E. A., ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit J. G., 27 vjeç dhe E. A., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me automjetin dhe 2 celularë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Continue Reading

Aktualitet

Ministri Balla takim në Mbretërinë e Bashkuar me homologun Cleverly, çfarë diskutuan palët

Ministri i Brendshëm Taulant Balla po zhvillon një vizitë në Britaninë e Madhe ku janë parashikuar takime me zyrtarë të lartë britanikë, mes të cilëve edhe homologun James Cleverly.

Së pari, ai bashkë-drejtoi me Ministrin për Migracionin, Robert Jenrick takimin e radhës së Komitetit të Përbashkët Mbikqyrës (KPM), në kuadër të Task Forcës së Përbashkët kundër Migracionit të Jashtëligjshëm (TFPM), ku u vlerësuan rezultatet domethënëse me më shumë se 90% ulje të emigracionit të paligjshëm.

Një vit më parë kryeministrat Rama dhe Sunak ranë dakord të thellohet bashkëpunimi në tri fusha me interes të përbashkët, për çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme, rritja ekonomike dhe investimet, si dhe inovacioni, rinia e arsimi.

Ministri Balla vuri në dukje se rezultatet janë të prekshme, falë këtij bashkëpunimi.

“Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, nënvizoi ministri.

“Sot jemi këtu për të bërë një bilanc të vlerësimit tonë të përbashkët se ku jemi me pjesën që lidhet me punët e brendshme në luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Mund të themi se rezultatet deri tani janë mbresëlënëse, edhe partnerët britanikë e pranojnë faktin se çështja e emigracionit të paligjshëm të qytetarëve shqiptarë përmes kalimit të Kanalit nuk ekziston më.

Hapi i radhës që duhet të nxisim të dyja palët është emigracioni i ligjshëm. Të gjithë shqiptarët që kanë ardhur në Britani përmes punësimit të përkohshëm të gjithë janë kthyer brenda afatit.

Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, u shpreh Balla.

Continue Reading

Aktualitet

Mirëqeverisja në pikëpyetje/ Raporti i BERZH fundos Shqipërinë! Ia kalon edhe Kosova

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit të tranzicionit, vlerëson negativisht Shqipërinë në kapitullin e “mirë-qeverisjes”. Raporti thekson se përkeqësim i dukshme vërehet në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara në Raport, për vitin 2023 për treguesin e mirëqeverisjes, BERZH e klasifikon Shqipërinë me 4.71 pikë nga 10 të mundshmet. I vetmi vend që Shqipëria lë pas është Bosnje-Hercegovina e cila ka marrë 4.09 pikë.

Në vlerësimet e BERZH Kosova renditet më sipër Shqipërisë, me 4.85 pikë. Raporti pasqyron rënie të Shqipërisë në kapitullin e “mirë-qeverisjes” vit pas viti. Kështu në vitin 2016 Shqipëria vlerësohej me 5.28 pikë dhe në vitin 2022 me 4.74 pikë.

Në vend të parë për qeverisjen e mirë në vitin 2023 në rajon rezulton Mali i Zi me 6.34 pikë, ndërsa pas tij renditen Rumania, Bullgaria Serbia, Greqia.

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Loja “kukafshehti” me policinë dështon keq, përfundon në pranga shqiptari i shpallur në kërkim nga autoritetet greke

Një 36-vjeçar nga Shqipëria, i cili për autoritetet greke njihej me tre emra të ndryshëm dhe kishte arritur t’i ikte policisë pas një ndjekjeje episodike, është arrestuar. 36-vjeçari është kapur rastësisht gjatë një kontrolli nga ekipi i DI.AS. në Selanik.

Sipas protothema.gr, i dyshuari ka tentuar të arratiset edhe këtë herë, por policët e ekipit të DI.AS. kanë arritur ta neutralizojnë dhe ta arrestojnë pas një shkurreje ku tentoi të fshihej pas ndjekjes.

Shqiptari u paraqit në Gjykatën Penale Treanëtare të Selanikut dhe u dënua me 18 muaj burg, për rastin në të cilin u arrestua, me akuzën e rezistencës dhe mosbindjes.

Gjykata vendosi që dënimi i tij të mos ketë forcë frenuese pasi i akuzuari ka trazuar disa herë drejtësinë dhe kështu është dërguar në burg.

Continue Reading

LAJMI I FUNDIT

S’kam siguri fizike/ Diplomati i Kosovës paralajmëron Serbinë

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka thënë se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Brukselit dhe ka ndaluar së ofruari siguri fizike për të si diplomat. “Dëshiroj ta ndaj edhe publikisht lajmin, që në shkelje flagrante të marrëveshjes së Brukselit, Serbia ka ndaluar së ofruari siguri fizike 24/7 për mua si zyrtar/diplomat, dhe po ashtu nuk ofron as siguri mobile. Pavarësisht ankesave dhe kërkesave kjo praktikë po vazhdon. Çfarëdo që mund të më ndodh gjatë shërbimit tim në Serbi – mes tjerash – është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Serbisë!” – ka shkruar Haxholli në Facebook. Këtë veprim të shtetit serb, ai e ka cilësuar si një precedent të rrezikshëm, dhe shtoi se nuk është “i mbrojtur as i mbuluar nga Marrëveshja e Brukselit si instrument ndërkombëtar”. “Sigurisht që Serbisë nuk i konvenon prezenca diplomatike e Republikës së Kosovës në Beograd, dhe aq më pak ngritja e statusit diplomatik siç parashihet sipas marrëveshjes për njohje de facto” – u shpreh diplomati Sidoqoftë, theksoi Haxholli, “kamuflimi i veprimeve kundër Zyrës nga institucionet e këtij vendi, me potencial rrezikshmërinë dhe ekspozimin tim fizik dhe ligjor, është diçka që Kosova nuk duhet ta pranoj!”

Continue Reading
Advertisement

TRENDING