Connect with us

Aktualitet

Ndahet nga jeta regjisori dhe shkrimtari Gjergj Vlashi (1928-2020)

Komisioni i artit dhe trashëgimisë pranë Akademisë së Shkencave përjeton me dhimbje të thellë lajmin e ndarjes nga jeta të intelektualit të shquar Gjergji Vlashi.
Gjergj Vlashi ishte shkrimtar, dramaturg dhe përkthyes i autorëve të rëndësishëm të letërsisë botërore në gjuhën shqipe. Ai konsiderohet si regjisor modernizues i estradës dhe një nga themeluesit e varietesë muzikore. Ai ishte personazh-kyç i tri periudhave të zhvillimit të artit të dramës dhe i teatrit shqiptar: para lufte, mbas saj, si dhe gjatë tranzicionit të pas viteve 1990.
Siç ka dëshmuar shkrimtari Ismail Kadare, dorëshkrimi i romanit të tij të ndaluar “Përbindëshi” u ruajt nga Gjergj Vlashi në kushte tejet të vështira të kontrollit ideologjik për më shumë se dy dekada dhe sot e kësaj dite është pjesë e arkivës së tij.
Ai ishte një mik i madh i artistëve të rinj, model i një jete të frymëzuar dhe frymëzues i punës së pandërprerë intelektuale.
I shprehim ngushëllimet më të thella familjes Vlashi, miqve të tij, komunitetit artistik  e qytetar në Durrës e në mbarë Shqipërinë.
Komisioni i artit dhe trashëgimisë pranë Akademisë së Shkencave
▪Gjergj Vlashi (13 korrik 1928- 4 tetor 2020), regjisor dhe shkrimtar.
Lindi në qytetin antik të Durrësit, ku kreu dhe shkollën fillore dhe atë të mesme.
Që në vitet e para të pas luftës u mor me teatrin amator dhe debutoi në disa shfaqje si “Nën gështenjat e Pragës”, “Prefekti”, “Çani hoxhë” etj. Punoi si regjisor ne klubin e portit detar dhe në vitin 1957 u emërua regjisor në shtëpinë e kulturës të këtij qyteti.
Kreu studimet për aktor në Institutin e Lartë të Arteve (1961).
Më 5 maj të vitit 1960 u krijua trupa e estradës profesioniste të Durrësit dhe u caktua regjisor, detyrë që e mbajti deri në vitin 1992, kur doli në pension. Ndërkohë ka punuar me shumë trupa të tjera, duke vënë shfaqje në Tiranë, Shkodër, Korçë, Lushnje, Pogradec, me Estradën e Ushtarit etj.
Ka punuar për disa vite si pedagog i jashtëm në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Ka marrë pjesë me trupën e Durrësit në shumë festivale, duke fituar disa çmime të para. Gjithashtu ai është autor i librit “Si vihet në skenë një shfaqje estradë” dhe i shumë artikujve e studimeve për estradën dhe teatrin.
Ka vënë në skenë mbi 120 shfaqje të teatrit dramatik dhe të varietesë. Ishte i prirë më fort nga burlesku, grotesku dhe satira politike, duke qenë elegant dhe i pastër në figurat e tij regjisoriale. Përdorte struktura e forma të larmishme shfaqjesh, me një lajtmotiv a “bosht” tematik, me një personazh qendror, me parapëlqimin e njërës prej formave a zhanreve letrare (siç qenë shfaqjet e ngritura kryesisht me poezinë, me tregimin humoristik, me përrallën, me anekdotën, me komedinë, me monologun etj.). Ka shkruar pjesë për teatrin e estradës, tregime, novela, romane, ese etj.; është marrë edhe me përkthime.
Krahas punës si regjisor ka zhvilluar një veprimtari të dendur letrare, si shkrimtar dhe përkthyes.
Gjergj Vlashi mban tituj dhe dekorata të larta si “Artist i Popullit” dhe “Mjeshtër i Madh”. Në vitin 2007 është nderuar me urdhrin “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “Në vlerësim të figurës së tij si shkrimtar, dramaturg dhe si themelues i estradës shqiptare, në nderim të veprave dhe kryeveprave të vëna në skenë në mjaft qytete të Shqipërisë, duke u bërë një personalitet i pazëvendësueshëm i artit dhe letërsisë së vendit tonë”.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Urdhri u dha nga Londra”/ Tritol banesës në Vlorë, konflikt për ‘shtëpi bari’

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 27 vjeçarit Oltion Çeça i cili akuzohet se në bashkëpunim me Ajet Dokun, ka vendosur një sasi lënde plasëse në banesën e Elton Andreica Alias Muça në Vorë.

Mësohet se shkak për ngjarjen e ndodhur në 19 shkurt të këtij viti, janë bërë konfliktet pronari i banesës, ka pasur në Londër të Anglisë për aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të kanabisit apo “shtëpive të barit”.

Dyshohet se autorët e ngjarjes, janë paguar nga Londra për të bërë të mundur vendosjen e lëndës plasëse në banesën e Elton Adreicës.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar përveç dëmeve materiale, ndërsa në kërkim është 27 vjeçari Ajet Doku, bashkëpunëtori i Oltion Çeçës në vendosjen e tritolit.

Continue Reading

Aktualitet

Ra nga vinçi teksa po riparonte llambat e qytetit, ndërron jetë punonjësi i bashkisë së…

Një 56-vjeçar i cili shërbente si punonjës i bashkisë së Elbasanit ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital, pasi u rrëzua nga vinçi teksa po riparonte llambat e qytetit më herët gjatë ditës.

Dyshohet se 56-vjeçari u rrëzua nga mjeti rreth mesditës për shkak të një defekti në vinç, ndërsa ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve disa orë më vonë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:00, shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. 56-vjeçari është në spital, në kujdesin e mjekëve.

 

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e sotme, ju informojmë se, shtetasi E.B, 56 vjeç, punonjës i Bashkisë Elbasan, për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën në spital.

Continue Reading

Aktualitet

Protesta para Bashkisë së Tiranës/ Ambasada italiane dënon dhunën

Edhe ambasada e Italisë në Tiranë ka reaguar për protestën e sotme përpara Bashkisë së kryeqytetit.

Ambasada italiane shprehet se dhuna në një protestë është e pajustifikueshme.

‘Ambasada e Italisë në Tiranë dënon aktet e dhunës të kryera sot gjatë protestës së zhvilluar para Bashkisë Tiranë.

 

 

E drejta për t’u organizuar paqësisht e për të protestuar është thelbësore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj objekteve apo personave nuk është aspak e justifikueshme”, thuhet në reagimin e ambasadës italiane.

Reagimi i ambasadës së Italisë vjen pas reagimeve nga ambasada amerikane, ajo britanike, BE dhe OSBE.

Continue Reading

Aktualitet

Kyçi gojën dhe nuk jep informacione për vendndodhjen e nipit, lihet në burg gjyshi i 3-vjeçarit

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Rexhep Gjunin dhe kunatin e tij Arben Selaj, për rrembimin e 3-vjeçarit nga nëna e tij. Ndërkohë që gruaja e Gjunit, Bahrie Gjuni dhe vëllai i saj Flamur Selaj, e cila ka dhe djalin e mitur me vete është shpallur në kërkim nga policia.

Nëna e fëmijës ka bërë denoncim në polici dhe uniformat blu kanë arritur të gjejnë vetëm 58-vjeçarin Rexhep Gjuni, por jo bashkëshorten e tij dhe fëmijën. 58-vjeçari, është ndaluar nga policia por nuk ka treguar se ku ndodhet i mituri, ndërkohë që babai i 3-vjeçarit ka humbur jetën një vit më parë në një aksident automobilistik. Fillimisht 58-vjeçari ka deklaruar se fëmija ndodhet në Kukës te disa të afërm, por policia e Kukësit nuk e ka gjetur.

Mësohet se gjyshërit kanë pasur një konflikt me nusen edhe për përfitimet ekonomike pas vdekjes së djalit si dhe frikë se mos nusja e tyre mund të largohej jashtë vendit. Babai i fëmijës Avni Gjuni humbi jetën në shkurt të vitit 2023 në një aksident automobilistik që ndodhi te Kthesa e Kamzës. Të tronditur pas kësaj ngjarjeje dhe largimit të nuses me nipin te prindërit e saj, Rexhep dhe Berile Gjuni vendosën të largohen edhe nga shtëpia e tyre në zonën e ish-Kënetës për t’u zhvendosur në një banesë me qira në të njëjtën zonë. Aktualisht, në banesë nuk ndodhet askush, ndërsa policia vijon kontrollet në bashkëpunim dhe me policinë e Kukësit dhe rrethet kufitare për të gjetur fëmijën dhe gjyshen dhe fëmijën.

Continue Reading

Aktualitet

Protesta para bashkisë Tiranë/ Reagon dhe delegacioni i BE: Dënojmë fort dhunën

Pas ambasadës amerikane, për protestën e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës ka reaguar edhe delegacioni i BE-së.

Delegacioni i Bashkimit Europian ka dënuar dhunën në këtë protestë. BE shprehet se akte të tilla dhune nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën legjitime për protesta paqësore.

“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete ndezëse të improvizuara në godinën e bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, thuhet në reagim.

“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete ndezëse të improvizuara në godinën e bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, thuhet në reagim.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING