Pinknews
Ndihet e fyer dhe e lënduar Ana e “Përputhen” ka dy fjalë për Fatjonin…
Ana, është një nga vajzat që e ka shprehur hapur pëlqimin për Fatjonin.
Ajo e ka deklaruar më herët këtë gjë, duke shtuar se është e gatshme të ndryshojë për të “përkëdheljet” me djemtë e tjerë, cilësi këto që nuk pëlqehen nga djali. Por sipas Fatjonit, Ana nuk i ka ndryshuar këto cilësi, e për këtë arsye ai është ftohur në marrëdhënien me të, duke kërkuar të dalë në takime me vajzat e tjera të emisionit.
Puntatën e kësaj të premteje, 26-vjeçari ishte në takim me Melisën, ku nuk munguan puthjet dhe përqafimet. Ana, e përlotur, tha se nuk i shkon një mashkulli që të bëjë këto veprime, si një shenjë “hakmarrjeje” ndaj saj, ndërsa shtoi se Fatjoni e shikon Melisën thjesht si një “objekt seksi”.
“Fatjoni dëshiron të më kthej reston. Më vjen keq për këtë lojë të Fatjoinit. Ai e ka përdorur Melisën, e shikon vetëm si lojë seksi. Unë kam shkruar disa gjëra që dua t’i lexoj. Është e shëmtuar që mashkulli të ulet në këtë kategori thjesht për të më kthyer reston”, u shpreh Ana.