Aktualitet
Nisin rreshjet e dëborës në Bogë-Theth, trashësia e tyre arrin deri në 40 cm
Rreshjet e para të dëborës kanë nisur edhe në Bogë-Theth, ku trashësia e tyre ka arritur në 40 cm. Strukturat përkatëse ndodhen në zonë, ku po punojnë për pastrimin e rrugës dhe qarkullimin e lirë të automjetve.
Edhe në askin rrugor Hani Hotit – Dogana Vermosh ka pasur reshje dëbore, mbi lartësinë 1000 m. Në lidhje me këtë situatë dy borëpastruese po punojnë në terren, në mënyrë që situata të mbahen nën kontroll