Connect with us

Aktualitet

“Nuk merrem më kurrë me politikë, edhe nëse më bëjnë president”

Ekrem Mustafa, i cili e mbajti postin e kreut të MPB-së për 18 muaj nën qeverisjen e Ramush Haradinajt, tha se nuk do të merret më kurrë me politikë edhe në rast i ofrohet pozita e shefit të shtetit.Njashtu sikurse emërimi në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i papritur dhe i shpejtë për Ekrem Mustafën ka rezultuar edhe largimi i tij nga kjo pozitë.Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është shprehur i penduar për periudhën e tij 18-mujore në udhëheqje të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Që kur dorëzoi detyrën tek pasardhësi i tij Agim Veliu, më 4 shkurt 2020, ai është tërhequr plotësisht nga jeta publike. Ka vendosur t’i rikthehet profesionit dhe biznesit.Mustafa, i cili e mbajti postin e kreut të MPB-së për 18 muaj nën qeverisjen e Ramush Haradinajt, tha se nuk do të merret më kurrë me politikë edhe në rast i ofrohet pozita e shefit të shtetit.“Unë e kam ndërprerë tërë angazhimin tim politik në momentin që e kam dorëzuar detyrën tek Agim Veliu dhe kurrë më s’merrem me politikë. Edhe nëse më ofrojnë pozitën e presidentit, nuk pranoj më të merrem me politikë. Unë e kam profesionin tim si mjek. I kam tri biznese në Prishtinë dhe Ferizaj”, tha Mustafa për Paparacin.
Mustafa foli edhe për udhëheqjen e Xhelal Sveçlës në MPB, duke thënë se ky i fundit duhet t’i zbatojë ligjet dhe të veprojë në bazë të detyrave që i ka të përshkruara me Kushtetutë“Shumë pak jam duke u marrë me situatën politike në vend, edhe të kryeministrit (Kurti) edhe të ministrit (Sveçla). Ministri i Punëve të Brendshme i ka të përshkruara detyrat me Kushtetutë dhe duhet t’i zbatojë ato. Qeveria krijon ligje të veçanta. Aksionet e Policisë ministri nuk i merr, ato janë si rezultat i Prokurorisë”, u shpreh Mustafa.Sipas Mustafës, aksionet policore nuk janë në duart e ministrit.“Ai nëpër Facebook le ti poston tërë ditën, unë kam qenë vetë ministër dhe jam njoftuar një ditë para aksioneve”, pretendon Mustafa. “Ato nuk janë aksione që i organizon ministri, ai vetëm i zbaton politikat e ministrisë. Për momentin ai është ministër, nëse ka pasur rezultate në shpartallimin e bandave, kriminelëve e këtyre, atëherë do të thotë se janë si rezultat i politikave që janë udhëhequr në MPB”.Ish-ministri, deklaroi se nuk mund të analizojë qeverisjen e deritanishme të Kurtit dhe kabinetit të tij, pasi “është kohë e shkurtër për të dhënë ndonjë vlerësim”.“Për këto 9 muaj nuk mund të jap vlerësim. Unë kam qenë ministër 18 muaj dhe pas 6 muajve kam filluar t’i realizojë punët, Për këta muaj nuk mund të japim ndonjë vlerësim. Duhet të presim të paktën edhe tre-katër muaj ta shohim ku i kanë sendet”, shprehet ai.Mustafa, ishte emëruar ministër me insistimin e ish-deputetit të shumicës qeverisëse të koalicionit PDK-AAK-Nisma, Labinot Tahiri, i cili kishte kushtëzuar mbështetjen e tij për qeverinë me emërimin e një ministri nga Ferizaj.Kësisoj, “Labi” kishte propozuar Mustafën për ministër të Brendshëm. Propozimi i tij ishte miratuar nga ish-shefi i tij në parti, Behgjet Pacolli.Më 4 shkurt të vitit 2020, në Ministrinë e Punëve të Brendshme ishte mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të postit të ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Me këtë rast, ish-ministri, Ekrem Mustafa, ia kishte dorëzuar detyrën ministrit të ri të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu.Ky i fundit ishte në krye të këtij institucioni deri më 23 mars të vitit të kaluar, pasi Xhelal Sveçla zuri në vendin e tij, me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare.

Aktualitet

“Vetting”/ Drejtori i Tatimeve pagoi fatura për punime të papërfunduara te inceneratorët ekspertët ngrenë alarmin

Emisioni “Vetting” ka sjellë në episodet e kaluara se për  kishte rekomandim nga Kontrolli i Lartë të Shtetit për ta përjashtuar nga Administrata Publike për shkelje me faturat te Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe tenderin te Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve të Ngurta.

Por në kundërshtim me këto rekomandime, Ceno Klosi u vendos në këtë pozicion, duke fshehur në deklaratën e tij të pasurisë fonde të kompanive në Londër, në shkelje të hapur të ligjit.

Me ardhjen e Ceno Klosit në krye të AKUM-it, do të fillonin dhe zjarret masive në zonën e Fierit te mbetjet e grumbulluara, të cilat duhet të transportoheshin te inceneratori i Fierit. Sipas ekspertëve të mjedisit, djegia e mbetjeve paraqet pasoja të rënda për komunitetin.

 

Ahmet Ahmeti, ekspert i Mjedisit tha për Vetting se: “Të gjitha vendet kur grumbullohen këto, japin pasojë dmth, një ndikim të madh në shëndet, që janë kosto shëndetësore, por janë edhe vuajtje njerëzore, janë shkurtim i jetës “

Te impianti i Fierit, mbetjet duhet të përpunoheshin, seleksionoheshin dhe në fund të digjeshin për prodhimin e energjisë elektrike. Madje në kontratë përfshihej edhe impianti i përpunimit të ujërave të ndotura dhe landfilli.

Çfarë roli kishte AKUM i drejtuar nga Ceno Klosi te kontratat e inceneratorëve?

Në vitin 2018, kompetencat e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK) do të zgjeroheshin edhe te kontratat e inceneratorëve. Konkretisht me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 431, datë 11.7.2018, zv.kryeministrja Senida Mesi, me anë të propozimit të ish-ministrit Damian Gjiknuri, do të miratonte krijimin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve nën çatinë e ish-AKUK (Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve).

Kompetencat e kësaj Agjencie u zgjeruan në fushën e planifikimit territorial dhe infrastrukturës së mbetjeve, qendrat e transferimit, investimet në impiantet e incenerimit si dhe rehabilitimin e vend depozitimeve ekzistuese të mbetjeve.

Për çdo incenerator, të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, ekzistonte Njësia e Zbatimit të Projektit, e cila kishte në përbërje të saj anëtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Kombëtare e Mbetjeve dhe Bashkitë përkatëse.

Kjo njësi monitoronte punimet dhe miratonte situacionet, duke mbajtur përgjegjësi për punimet e pakryera.

“Sipas pikës nr.13, k, paragrafi 2, shkruhet: Asistenca e AKUM-it në fushën e planifikimit territorial dhe të infrastrukturës së mbetjeve jepet, ndërmjet të tjerave, por pa u kufizuar nëpër qendrat e transferimit, investimet në impiantet e incenerimit, në përcaktimin e venddepozitimeve (urbane dhe inerte), për impiantet e ricklimit, të kompostimit dhe të trajtimit të ujërave të ndotura të landfillit, për impiantet e trajtimit të gazit, për rehabilitimin dhe mbylljen e venddepozitimeve ekzistuese etj.;”

Pra, ish-Drejtori i Përgjithshëm i AKUM, Ceno Klosi ka përgjegjësi direkte, si për investimet ashtu dhe për monitorimin e kontratave koncesionare të inceneratorëve. Në këtë rast, për Fierin kemi akuza nga SPAK për punime të pakryera, të cilat janë faktuar nga vendimi i Gjykatës.

Emisioni “Vetting” ka zbuluar një faturë të lëshuar nga vet Ceno Klosi me vlerë 140 milionë lekë, për kompaninë “Integrated Technology Services”, e cila kishte në zotërim inceneratorin e Fierit, faturë kjo e lëshuar për punime të pakryera.

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko shprehet se: “Ajo që ka ndodhur realisht është se Buxheti i Shtetit ka transferuar para të vërteta, pra 25 milionë, 28 milionë dhe 30 milionë gati, pra rreth 60 milionë euro tek të dy inceneratorët, ndërkohë që mbrapsht nuk ka marrë asnjë gjë. Sot që flasim nuk kemi as inceneratorë që punon dhe asnjë premisë që në të ardhmen të kemi inceneratorë që punojnë, qoftë në Fier, qoftë në Elbasan.”

Continue Reading

Aktualitet

Kosova | Lajmet më të fundit – NTV.AL

Continue Reading

Aktualitet

Kosova e kërcënuar nga Serbia/ Vjen paralajmërimi

Në kohën kur debatohet mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, një nga temat që ka nisur të shfaqet është diskutimi rreth koalicioneve të mundshme në skenën politike. Në kuadër të kësaj, disa subjekte politike kanë filluar të lëvizin në drejtim të një koalicioni të përbashkët, ndërsa të tjerat kanë bërë deklarata të qarta se kë duan apo nuk duan në koalicion.

Continue Reading

Aktualitet

Hetimi i SPAK/ Arrest për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës, si i dhanë tendera kompanisë së tyre Molla dhe Qato

Këtë të enjte me urdhër të SPAK-ut, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur nëntë urdhërarreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, tre prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa gjashtë të tjerë, janë lënë në masën detyrim paraqitje.

Në pranga kanë përfunduar Mariglen Qato, ish-drejtor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës dhe ish-drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, Redi Molla. SPAK ka kërkuar po ashtu masë të dytë sigurie ‘arrest me burg’ edhe për Taulant Tushën, ish-drejtorin e Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës.

Gjykata e Posaçme la në masën detyrim paraqitje ish-zyrtarët e tjerë Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari dhe Debora Keçi. Mbi ish-zyrtarët rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike” si dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas SPAK-ut, për 4 vite që Redi Molla ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” ka shpallur fituese tenderash kompaninë që ai dhe drejtori tjetër Mariglen Qato, kishin themeluar vetë.

SPAK-u ka dyshime se ish-drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku në disa procedua prokurimi, e kanë favorizuar dhe i kanë krijuar kompanisë së Mollës e Qatos privilegje të padrejta duke e shpallur fituese të tenderave.

Po ashtu SPAK thekson se edhe Debora Keçi, drejtuesja e autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një tender kompaninë e dy ish-drejtorëve të arrestuar tashmë. Hetimet e Prokurorisë së Posaçme nisën vitin e kaluar, pas kallëzimit që bëri në kohën e fushatës zgjedhore Belind Këlliçi.

Continue Reading

Aktualitet

Akuzohet për shpërdorim detyre, ish-Sekretari i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj shpallet…

Akuzohet për shpërdorim detyre, ish-Sekretari i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj shpallet i pafajshëm

Continue Reading
Advertisement

TRENDING