Connect with us

Politike

“Pasardhësja” e Ramës kritikon deputeten e PS: Mosmirënjohje…

Ditën e djeshme, deputetja Marjana Koçeku e njohur ndryshe si ‘‘Neomalsorja’’, njoftoi përmes një postimi në Facebook, se është larguar nga Partia Socialiste dhe tashmë do të jetë e pavarur.

Në lidhje me largimin nga PS të Koçekut, ka reaguar edhe aktivistja e Partisë Socialiste, Helena Kace, e cila është kosideruar nga kryeministri Edi Rama si ‘‘pasardhësja’’ e tij në krye të socialistëve.

Në një postim në Facebook, Kace nuk i ka ndalur kritikat ndaj Koçekut, teksa shkruan se është ‘’hipokrizi’’ dhe mosmirënjohje dhe se pavarësia e vërtetë nuk nis duke dorëzuar teserën e partisë e duke mbajtur karrigen.

Po ashtu aktivistja i ka kërkuar deputetes që të lërë edhe mandatin e saj.

‘’Nëse idealet e tua të reja nuk përkojnë më me atë shtëpi politike, hapi më parimor është t’ua kthesh mandatin atyre që të besuan’’, thekson Kace.

Postimi i Helena Kaces:

Ka një lloj hipokrizie dhe mosmirënjohjeje në politikë që vështirë të kapërcehet. Të futesh në parlament përmes listave të mbyllura, me votat dhe angazhimin e strukturave të një partie, e pastaj, të kujtohesh se “idealet dhe kufijtë moralë” të shtyjnë të dalësh e pavarur.

Pavarësia e vërtetë nuk nis duke dorëzuar teserën e partisë e duke mbajtur karrigen. Nis duke dorëzuar mandatin. Sepse ato vota që të sollën në parlament ishin të njerëzve që votuan një logo dhe një vizion politik.

Nëse idealet e tua të reja nuk përkojnë më me atë shtëpi politike, hapi më parimor është t’ua kthesh mandatin atyre që të besuan.

Suksese paç në rrugëtimin tënd të ri Marjana si e pavarur, po bëje siç duhet.

Dorëzo mandatin!

Advertisement