Aktualitet
Studentët sfidojnë policinë para Kryeministrisë, barrikadë me stacion autobusi
Studentët janë mbledhur në numër të madh para Kryeministrisë, duke vijuar protestën pavarësisht ndërhyrjes së policisë, e cila ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Edhe pse situata është tensionuar gjatë përballjes me efektivët, protestuesit kanë qëndruar në shesh, duke vijuar të shprehin pakënaqësinë dhe kërkesat e tyre.
Pas përshkallëzimit të situatës, mijëra protestues janë rigrupuar me shpejtësi në qendër të Tiranës. Ndërkohë, një grup të rinjsh ka zhvendosur stacionin e autobusit pranë Piramidës dhe e ka vendosur atë si barrikadë përpara forcave të Policisë së Shtetit. Lëvizja vjen në një moment kur tensionet mes protestuesve dhe policisë vijojnë, ndërsa turma mbetet e grumbulluar në zonën qendrore të kryeqytetit.