Connect with us

Pinknews

Përplasja ‘Live’ mes Albit dhe Arbërit: Shyqyr që nuk kishe bilet kthimi…

Opinionistët Ori Nebiajaj dhe Arbër Hajdari janë treguar të ashpër me Albi Nakon pas daljes nga Big Brother, duke theksuar se ka vegjetuar gjatë kohës në shtëpi.

Ndërsa Ori dëshiroi që Albi të ishte larguar vullnetarisht me partneren javën e shkuar, Arbri u shpreh: “Shyqyr që nuk e kishe biletën e kthimit sepse do ta kishe djegur kot.”

Sipas Arbrit, Albi s’ka bërë asgjë tjetër në shtëpi përveçse ka ngrënë dhe ka fjetur, madje edhe një debat që kishte me Romeon u tërhoq. Këto komente kanë irrituar Albin, i cili u shpreh se “është kollaj që të flasësh nga kolltuku”. Koreografi i është kthyer keq opinionistit, duke theksuar se është e dyta herë që e akuzon pasi më herët e kishte konsideruar frikacak.

Ori Nebijaj: Kur Albi hyri në Big Brother të gjithë kishim pritshmëri të mëdha për shkak të karakterit mediatik që kemi njohur. Unë e dija si një djalë që guxonte t’i shprehte mendimet e tij deri në fund dhe nuk i trembej gjykimit. Ai tha herën e fundit që kishte njëfarë ngërci dhe mendimi të keq që e ka mbajtur në një lojë që as ai vetë nuk e kuptoi se çfarë po bënte në shtëpi. Të paktën kështu më është dukur, kështu që unë e kuptoj publikun në televotim. Unë do të kisha uruar me sinqeritet që ta kishte marrë këtë vendim vetë që të martën dhe të kishte shkuar me zonjën që ja thanë njëfarë mënyre.

Albi: Aty është bërë një kasgt me disa njerëz që unë e kam thënë herë pas here që është grupi i Vetëvendosjes, të përjashtojnë. Ndoshta unë nuk isha e atij lloji tipologjie lojtari që ta çaja me forcën e një fadrome apo matrapiku që mund të cante një mur të thellë. Graciano tentoi, por tjetër gjë pastaj sepse ai u penalizua për të tjera arsye. Nuk është se nuk u mundova të tentoja pas një premtimi që unë bëra për t’u rikthyer në lojë, por është pjesë e skemës aty brenda që njerëz të caktuar…

Ledioni: Kë shihje pjesë e këtij klani të ngurtë që nuk hapte rrugë? Sepse ka pasur edhe njerëz që kanë hyrë më vonë si Françeska që…

Albi: Françeskën e kanë ftuar. Ka qenë Ilnisa dhe Meritoni që unë i quaj sistem PR aty brenda. Ja dhanë mundësinë dhe pastaj është tjetër gjë se si e kërcen vallen ti. Asaj iu dha mundësia përmes një prokimi, dhe pastaj u shpalos gjëja në diskutim dhe debat. Unë nuk kam qenë i provokuar në atë lloj mënyre dhe të tjerët e kanë shmangur provokimin tim.

Ledioni: Po, por e ke shmangur edhe ti sepse në momentin e vetëm që i the diçka frontalisht Romeos, më vonë u tërhoqe.

Albi: Ishte diçka që unë e absorvova brenda vetes dhe ka qenë një diskutim që unë e fola mbrëmë me Romeon.

Arbri: Unë kam pasur pritshmëri për ty. Shyqyr që nuk e kishe biletën e kthimit sepse do ta kishe djegur kot. Për mua s’ke bërë asgjë brenda shtëpisë, thjesht ke fjetur dhe ke ngrënë. Nuk e di pse e bëre këtë gjë. Unë ta kam ndjekur edhe jashtë shtëpisë, në debate të bëra në studio televizive dhe e di kapacitetin që ti ke për të  të dhënë mendimet e tua, për të kontrolluar situatat. Akoma s’kam një përgjigje pse pate këtë lloj bllokimi brenda shtëpisë së Big Brother, por shpresoj që këtu jashtë të mund të kemi kohë të na shpjegosh.

Albi: Nuk ke pse thua për mua që kam ngrënë dhe kam fjetur sepse besoj kam pasur një lloj…

Arbri: Për mua po.

Albi: Po për ty po sepse është kollaj që të flasësh aty nga kolltuku.

Arbri: Edhe për zonjën tënde, erdhi ta tha në shtëpi.

Albi: Sigurisht, sigurisht, por unë nuk besoj se kam vegjetuar aty brenda sepse dicka e kam bërë, një lloj mesazhi e kam dhënë, dhe diçka në mënyrën time të jetesës aty brenda mund të ketë funksionuar. Sepse do ti ta shohësh ashtu nga pozicioni i kolltukut është tjetër gjë. Është kollaj të flasësh nga aty, edhe tjetër gjë të jesh aty brenda.

Arbri: Ti je më i miri vëllaçko.

Albi: Jo, nuk jam më i miri…

Arbri: Pse je këtu.

Albi: Publiku më nxorri, unë e pranoj. Por mos më thuaj që ke fjetur dhe ke ngrënë sepse jam një ndër personat që ka fjetur më pak aty.

Arbri: E kam të fjetur në kuptimin e lojës.

Albi: Është kollaj të flasësh nga kolltuku ku je ti sepse një herë tjetër më ke thënë frikacak dhe unë këtë nuk ta pranoj. Nuk e përcakton ti sa frikacak jam unë.

Arbri: Është mendimi im more zotëri, ti u tërhoqe nga diskutimi që kishe me Romeon. Për mua ishte gjest prej frikacaku. Ti na trego trimërinë…

Albi: E kam treguar unë sepse nuk tregohet trimëria me njerëz që bëjnë bla bla bla. E marrin minutazhin dhe nuk thonë asgjë. Thjesht hanë kohën kot.

Arbri: Ti e akuzove atë që s’ke këllqe, nuk i thash gjë unë.

Albi: Ajo ishte e gabuar dhe unë e pranova që nuk tregova qytetari.

Pinknews

“Jam duke QARË”/ Kejvina Kthjella befason me komentin te postimi i Luizit dhe Kiarës

Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito, janë bërë sot prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Luna Mari.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë çifti, përmes një postimi të përbashkët në Instagram.

Në postimin e tyre, çifti ka marrë urime të shumta, si nga fytyra publike ashtu edhe nga fansat e tyre të shumtë.

Në mesin e komenteve të shumta, vëmendjen e ka marrë ai i ish-banores së Big Brother VIP, modeles Kejvina Kthjella, e cila e kishte goditur me shuplakë Luiz Ejllin gjatë qëndrimit në shtëpi. Pas këtij veprimi, ajo ishte përjashtuar nga shtëpia, shkruan Express.

“Waaa😍😍😍urimeeeeee…me jete te gjate princeshaa💕💕💕im crying🥹”, ka qenë komenti i Kejvinës.

Çiftin e kanë uruar edhe Geotar Selimi, Fifi, Ilir Shaqiri, Bora Zemani, Amarda Toska, Rrezarta Shkurta, Nita Latifi, Ori Nebijaj, Vesa Luma, Albana Osmani, Greta Koçi, Nevina Shtylla, Jonida Maliqi, Marina Vjollca, Sarah Berisha e shumë personazhe tjera publike.

Continue Reading

Pinknews

Kiara dhe Luiz prindër për herë të parë, por a i uroi Ledion Liço çiftin? FOTO

Pasi çifti Luiz dhe Kiara ndanë lajmin e mrekullueshëm për vajzën e tyre që erdhi në jetë ditën e sotme, urimet e përzemërta nuk kanë munguar për ta.

Një prej komenteve që ra në sy ishte dhe moderatori i ‘BBV3’, Ledion Liço

Në postimin që çifti ka ndarë në rrjete sociale, Ledioni shkruan: “Shumë urime, jetë të gjatë dhe të lumtur!”

Continue Reading

Pinknews

‘Njeriu më i lumtur në botë…’/ Reagimi i parë i Luiz Ejllit pasi u bë baba

Ditën e sotme, Luizi dhe Kiara, u bënë prindër për herë të parë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram dyshja ndau lajmin e mrekullueshëm duke bërë me dije gjithashtu dhe emrin e vogëlushes, Luna Mari Ejlli.

Pas urimeve të përzemërta të marra ditën e sotme, Luizi ka bërë reagimin e parë

Nëpërmjet një postimi në Instastory, mes emocionesh ai falenderon për urimet e ardhura prej të gjithëve dhe shprehet:

Më keni bërë njeriun më të lumtur në botë! Kam menduar se lumturia ka qenë kur më ka thënë Kiara ‘po’, por më vjen keq t’i them Kiarës që lumturia më e madhe qenka kjo tjetra kështu që është fakt. Keni për ta kuptuar kur ta provoni dhe ata që e kanë provuar e dinë. Zoti ju bekoftë dhe shihemi nesër!”, teksa lajmëron se nesër në orën 6 të pasdites do të zhvillojë një videolive së bashku me Kiarën.

Continue Reading

Pinknews

“U mbulova në djersë…”/ Luizi dhe Kiara përfundojnë me URGJENCË në spital

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito mbrëmjen e djeshme kanë përfunduar në spital, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të moderatores.

Kiara e cila është në muajin e fundit të shtatzënisë nuk është ndjerë mirë, dhe nga frika për foshnjën e tyre çifti kanë shkuar me urgjencë në spital.

Luizi ka ndarë me ndjekësit e tij një video në Instagram, ku ka treguar se Kiara dhe foshnja janë shumë mirë, dhe ishte vetëm një gjendje viroze.

“Këmbë njeriu s’ka, jemi vetëm unë dhe Kiarita. Na bëri merak Kiarita por ishte vetëm një virozë” – tha këngëtari.

“Po jam mirë dhe bebushja nuk erdhi. Alarm i rremë”- u shpreh Kiara teksa ishe e shtrirë në shtrat duke marrë mjekim.

“Alarm i rremë për ty se unë u mbulova nga ndjersët”- tha Luizi duke treguar se u panikos jashtëmase nga gjendja e bashkëshortes së tij dhe foshnjës.

Këngëtari Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë prindër për herë të parë së bashku.

Moderatorja ka sjellë në jetë vajzën e saj vetëm para pak orësh. Kiara dhe vogëlushja janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Lajmin e kanë konfirmuar vetë çifti përmes një postimi në rrjetet sociale, duke treguar se të voglën e tyre ata e kanë pagëzuar me emrin Luna Mari Ejlli.

Continue Reading

Pinknews

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë

Marina Fara, e njohur si vajza e vetme e këngëtares korçare Eli Fara, numëron mbi 150 mijë ndjekës në faqen e saj në rrjetin social “Instagram”.

Së fundmi, Marina i ka vënë “flakën” rrjetit teksa ka postuar foto nudo, nga një vaskë e mbuluar me shkumë.

Marina ka mbyllur komentet, duke mos lejuar të tjerët të shprehin mendimin e tyre për linjat dhe paraqitjen e saj.

FOTOT: Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet

Continue Reading
Advertisement

TRENDING