Connect with us

Aktualitet

Policia e Shtetit shpërblen me 30 mijë lekë efektivët e angazhuar gjatë sezonit turistik

Punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët kanë qenë të angazguar në strukturat vendore gjatë sezonit turistik, do të shpërblehen me 30 mijë lekë. Sipas urdhrit të miratuar, do të shpërblehen punonjësit e policisë me gradë policore në strukturat vendore me motivacion “Për angazhimin dhe përkushimin profesional të treguar në menaxhimin me sukses të sezonit turistik duke garantuar rendin dhe sigurinë publike”. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij urdhri, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2025, për programin “Policia e Shtetit”.

PËR SHPËRBLIMIN E PUNONJËSVE NË STRUKTURAT VENDORE TË POLICISË SË SHTETIT

Në mbështetje të germës “d”, të pikës 2, të nenit 104, të ligjit nr. 82/2024, “Per Policinë e Shtetit, pikës 11, 12, të VKM nr.4, datë 09.01.2025 “Për miratimin e vlerave për secilin element të pagës bruto mujore dhe përcaktimin e kritereve e të procedurave për dhënien e shpërblimeve për punonjësit e policisë së shtetit”, si dhe letër porosisë nr.3785, datë 06.05.2025 “Për zbatimin e Procedurave për propozimet për dhënie shpërblimi”

URDHËROJ:

I. Të shpërblehen punonjësit e policisë me gradë policore në strukturat vendore me motivacion “Për angazhimin dhe përkushtimin profesional të treguar në menaxhimin me sukses të sezonit turistik duke garantuar rendin dhe sigurinë publike”, në masën 30.000 (tridhjetë mijë) lekë.

II. Struktura e burimeve njerëzore në strukturat vendore të hartojnë urdhrat për shpërblim së bashku me relacionin përkatës.

III. Ngarkohen drejtuesit e strukturave vendore në Policinë e Shtetit për zbatimin e menjëhershëm të këtij urdhri.

IV. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij urdhri, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2025, për programin “Policia e Shtetit”.

V. Ngarkohet Drejtoria e Financave, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, për zbatimin e këtij urdhri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Advertisement