Connect with us

Kronike

‘Porositësi’ – Ç’ndodhi mëngjesin e 3 tetorit

DURRËS– Zenaldo Mamaqi, 32 vjeç është arrestuar nga policia e Durrësit në kuadër të operacionit ‘Porositësi’. Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Me arrestimin e tij, ka shkuar në 15 numri i personave të vënë në pranga pasi vellëzërit Beqiraj zbërthyen disa ngjarje të rënda kriminale.

Sipas burimeve të NTV.AL, Mamaqi ishte pjesë e grupit që kryente shitjen dhe blerjen e pistoletave dhe armëve të tjera që vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj, me bashkëpunëtorët përdornin për të kryer vrasjet me porosi nga Kasandër Noga dhe Flamur Bejko.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Porositësi”, shkon në 15 numri i të arrestuarve në kuadër të tij. Vihet në pranga 1 shtetas, i dyshuar i përshirë në veprimtarinë kriminale të armëmbajtjes pa leje, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të hetimeve të thelluara në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në kuadër të operacionit “Porositësi”, mbështetur me inteligjencë operative, bënë të mundur ndalimin e shtetasit:-Z. M., 32 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet hetimore rezulton se 32-vjeçari është autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.Operacioni policor “Porositësi” u finalizua nga DVP Durrës, më 4 tetor 2022 dhe rezultoi me zbardhjen e një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, vënien në pranga të 14 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 5 të tjerëve. DVP Durrës vijon intensivisht punën për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Ç’ndodhi mëngjesin e 3 tetorit?

Dy vëllezërit, Gentjan e Indrit Beqiraj kanë qenë duke udhëtuar me një motomjet tip “Piaggio” me targa AI 724, kur janë përplasur nga një makinë me targa 117 që sipas materialit hetimor, nuk shquhen qartë nga pamjet.  Gentiani ka qenë në timon, ndërsa Indriti pasagjer. Të dy janë dhunuar nga grupi i personave që pasi i kanë përplasur, kanë zbritur nga makina. Më pas, ata, pjesë e grupit të Pëllumb Muharremit “Rrumi i Shijakut”, kanë marrë peng Indrit Beqiraj ne janë larguar. Gentiani, në panik e i alarmuar për të vëllanë ka lajmëruar Policinë e Shtetit. Dy orë më vonë, pa ndërhyrë ende efektivët, Indriti është liruar. Ai bashkë me të vëllanë kanë dëshmuar dhe para grupit hetimor kanë rrëfyer se qëndrimi i tyre në autostradë nuk ka qenë rastësor, por për të vëzhguar Rrumin, për të cilin ishin paguar për ta eliminuar. Por, plani dështoi pasi u pikasën nga njerëzit e shënjestrës.

RRËFIMI I VËLLEZËRVE:

Vëllezërit Beqiri zbërthyen të gjithë grupin kriminal me bazë në Durrës që kokë kishte Kasandër Nogën, i cili jepte urdhrat nga burgu në Belgjikë, ku është vënë në pranga pas atentatit që i bëri Erion Hasanbellit. ‘Killeri’ i besuar i Nogës ishte Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, 23 vjeç, i cili kishte kontraktuar vëllezërit Beqiri për të vrarë Arbën Mërkurin (Maneci) si dhe Geron Hasanbellin, vëllanë e Erion Hasanbellit. Atentati ndaj Manecit u realizuar, por ai ndaj Hasanbellit dështoi, pasi në “Don bosko” u ngatërrua shënjestra dhe i vrarë mbeti Erion Çela, 35 vjeç.

Të arrestuarit janë: Gentjan Beqiraj, Indrit Beqiraj, Flamur Bejko, Pellumb Hoxha, Idajet Hoxha, Armand Dalipi (Daka), Fatjon Myrta, Blerim Elezi, Gentian Sheshi,Kujtim Deliallisi, Albano Hajdari, Fatjon Hajdari, Armando Lama, Altin Celami.

Të shpallur në kërkim janë: Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja, Kevin Zeneli alias Kevin Suçi. I arrestuar në Belgjikë është Kasander Noga.

Kronike

U vra pak më parë në Fier, ky është efektivi i policisë i eliminuar nga Asllan Mernica (FOTO)

Pak më parë një efektiv i forcave Shqiponja është vrarë në Fier, ndërkohë që po  shkonte të merrte detyrën.

NTV ka siguruar foton e viktimës, i identifikuar si 28-vjeçari Novruz Cenalia.

Sa i përket autorit, ai është identifikuar si shtetasi Asllan Mernica i njohur edhe si Azgan Mernica, me origjinë nga Kruma e Hasit.

Continue Reading

Kronike

Vrasje për motive gjakmarrje? Ja çfarë e lidh autorin e krimit me viktimin, historia para 9 vitesh

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja me armë zjarri që u regjistrua mesditën e sotme në Baltëz të Fierit, ku viktimë mbeti efektivi i policisë Novruz Cenaliaj rreth 28-vjeç. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

Burime paraprake bëjnë me dije se viktima dhe autori janë me origjinë të dy nga Hasi dhe se 9 vite më parë babai i viktimës është përfshirë në një ngjarje të rëndë që dyshohet se ka lidhje me autorin e ngjarjes së sotme.

Dyshohet se autori pasi ka kryer krimin është larguar me një makinë ngjyrë blu, në drejtim ende te paditur.

Continue Reading

Kronike

U vra me armë zjarri, zbardhet identiteti i efektivit 28-vjeçar (EMRI)

Zbardhet identiteti i policit të vrarë sot në Fier.

BalkanWeb mëson se bëhet fjalë për 28-vjeçarin Novruz Cenalia.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

 

 

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Continue Reading

Kronike

Vrasja e efektivit të Shqiponjave në Fier, zbulohet identiteti i autorit (EMRI)

Zbulohet identiteti i autorit i vrasjes së efektivit të Shqiponjave në Fier

Bëhet fjalë për shtetasin Asllan Mernica i njohur edhe si Azgan Mernica. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet ngjyrë blu.

Mësohet se i ati i viktimës punonte në polici, në sallën operative.

Në vendngjarje kanë zbarkuar grupi hetimor, Autoriteti i Mbikqyrjes Policore dhe forcat RENEA.

 

 

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Continue Reading

Kronike

Plagosi pronarin dhe i grabiti biznesin, arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Itali

Policia në Itali ka arrestuar një 49-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe vrasje e mbetur në tentativë.

Sipas mediave vendase, shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije akuzohet se më 4 maj të këtij viti ka hyrë në një dyqan, në zonën e njohur si via Costantino Baroni për të grabitur dhe është përballur me pronarin e biznesit dhe vajzën e këtij të fundit.

Në atë moment shqiptari ka nxjerrë armën dhe ka plagosur babë e bijë dhe më pas ka grabitur nga dyqani disa bileta fati me shumë afro 15 mijë euro.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Sakaq gjatë kontrollit fizik shqiptarit i janë gjetur një pistoletë gjysmë automatike, gëzhoja dhe një thikë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Raportohet se shqiptari akuzohej edhe për disa vjedhje të tjera të kryera po në të njëjtën zonë
Continue Reading
Advertisement

TRENDING