Connect with us

Politike

‘Pro’ burgosjes së Berishës/ Avokati: Grupi Basha-Rama ka të shpallur ‘fejesën’

Avokati Genc Gjokutaj ka folur për zhvillimet e sotme në Këshillin e Mandateve për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Duke iu referuar votës së Alibeaj i cili iu bashkua deputetëve të PS që votuan “pro” heqjes së imunitetit të Berishës, Gjokutaj theksoi se deputetët e Bashës së bashku me Ramën po punojnë për të eleminuar politikisht liderin e opozitës.

“Ky njësim i opozitës procedural ka vite që është marrë dhe në fakt, ajo është për të drejtat e një personi, që është në hetim, që të gëzojë të gjitha të drejtat për tu njohur me materialet dhe çështjen.

Nuk është bonusi prokurori dhe ndryshimi është thelbësor në fakt, pavarësisht se ajo gjykatë ka vendosur në atë formë. Ndryshimi është thelbësor pasi në momentin që ti merresh i pandehur të komunikohet zyrtarisht akuza, ndërsa personi në hetim nuk ka akuzë.

Pra, është nën hetim, hetohet në lidhje me një X faktor por që nuk ka akuzë. Ajo gjykatë ka marrë këtë vendim por në fakt ai vendim është për këtë që thashë, është për te drejtat e një personi nën hetim në proces, me të cilin abuzohet tani edhe abuzohet dhe është abuzuar goxha. Ky është shpjegimi ligjor.

Tashmë grupi i Bashës me Ramën e ka të shpallur fejesën nuk është më as dashuri e fshehtë. Alibeaj është një nga kontributorët më të mëdhenj në këtë drejtim, pasi siç ju e dini ai është një nga autorët e shpikjes së një ankimi të një pale që nuk mori pjesë në gjykimin në shkallë të parë, në rastin e depozitimit të statutit të Rithemelimit dhe ajo firmë absurde mban markën e Enkelejd Alibejat dhe në këtë funksion dhe me këtë qëllim, që i vetmi që kishte ardhur aty, dhe bënte sikur shprehte kurizitetin e tij gjoja professional, por sigurisht duke aluduar”, tha Gjokutaj.

Politike

‘Nuk kemi nevojë për ty’/ Baçi i përgjigjet ftesës së Ramës: E luftojmë vetë korrupsionin

Deputeti i PD-së, Luan Baçi i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama i cili ditën e sotme tha se opozita duhet të bashkëpunojë me socialistët për të luftuar korrupsionin.

Baçi theksoi se nuk është e nevojshme që opozita t’i bashkohet Ramës për të luftuar korrupsionin, pasi opozita është në luftë me korrupsionin.

Mes tjerash ai nënvizoi se mazhoranca sipas tij është në ditët e fundit të saj.

“Paralajmërimi nuk bëhet me një apo dy mbledhje. Nuk është e nevojshme që Rama të bëjë paralajmërime, duke thënë se përgjegjësia është individuale. Gjithsecili ka përgjegjësi individuale, por përgjegjësia është kolektive. Rama vendos të tjerët zbatojnë, dikush del me mendjen e atij, dikush pa mendjen e tij. Rama po u bën një lëshim të gjithë të korruptuarve në radhët e tij. Sot Rama lau duart nga të gjithë ato që do të ndodhin në vazhdimësi. SPAK duhet të kishte marrë në hetim Veliajn, por e ka marrë si person në dijeni. Dihet tani që 5 drejtorë i ka në burg, ata 5 drejtorët nuk kanë vjedhur jashtë bashkisë. Mendoj se kjo mazhorancë është në ditët e fundit të saj. Është një mazhorancë që është kalbëzuar. Skandali këtu mbulon skandalin. Kemi struktura të posaçme për të luftuar korrupsionin. Opozita nuk ka nevojë për ftesën e kryeministrit, opozita është në shesh. Opozita është në luftë me korrupsionin dhe nuk ka nevojë që ti bashkohet Ramës”, tha Baçi 

Continue Reading

Politike

‘Tek PD kane pare friken per rrezimin e tyre’/ Gjekmarkaj sulmon kreun e qeverisë Rama

Nga Bulqiza në kuadër të takimeve me demokratë, nënkryetari i Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj tha se është detyrë e opozitës të bëjë ndryshimin për vendin dhe të rikthejë perspektivën evropiane. Duke analizuar fjalën e kryeministrit Rama gjatë ditës së sotme, Gjekmarkaj tha se kreu i qeverisë foli sikur të ishte në opozitë dhe jo prej 11 vitesh në pushtet.

Fjala e mbajtur:

PD është shfaqur në skenën e historisë si një parti që e ndryshon atë dhe e ka bërë disa here duke e ndryshuar fatin e vendit në vitin 1992 apo në vitin 2005.

Po ashtu edhe historia nuk e ka kursyer atë, i është kundërvënë me atavizmat e veta me shumë dhunë si në vitin 1997.

Ajo ka mbijetuar fale qëndresës se një pakice heroike e cila është zgjeruar në bashkëbisedim me shoqërinë dite pas dite. PD e ndjek hap pas hapi shoqerine  duke u bere zëdhënëse e dinamikave te saj ajo nuk pretendon që shoqëria të vijë qorrazi pas nesh.

Po kaq ne kemi qene nen agresion dhe sulm nga shumë faktor ne kete periudhe, ne këtë ecje ne shkretëtirë, për të na zhbërë e asgjësuar!

Kjo ka ndodhur se tek PD kane pare friken per rrezimin e tyre. PD e tejkaloi kete drame, u bashkua, kemi marre goditje e plage i tejkaluam dhe secili ndihet krenar dhe sot e do e çmon me shume PD-ne si vatren tone te perbashket, strehen e shpresave të mëdha.

Sot kemi nje problem themelor, Kryetari i PD Sali Berisha eshte arrestuar. Nese ne fillim kishim ndonje iluzion se ky eshte nje problem vetem i sistemit te drejtesise sot jemi te qarte qe ky eshte nje problem madhor i ndergjegjes shoqerore sepse kur ndalet  themeluesi i pluralizmit kerkohet asgjesimi i pluralizmit dhe lires. shoqeria shqiptare nuk duhet te bishtnoje duhet ta zgjidhe kete ngerc ne subkoshiencen e vet.

Te dashur demokrate ne nuk duhet ta humbasim krenarine se cfare kemi qene cfare jemi e cfare duam ti ofrojme Shqiperise!

Shume ka arrit Shqiperia me PD ne pushtet, lirine , shtetin e se drehtes, integrimin, naton levizjen pa viza, infrastrukturen moderne ! Ne duhet te flasim me njerzit ! Pd po ben denoncime te forta dhe ben detyren e saj por PD ka kapacitet shume me teper sesa denoncimet ajo po pergaitet oferten e saj per Shqiperine, per transformime ekonomike per rrroga e pensione, me te larta, per lufte pa kompromis ndaj korrupsionit, per permbylljen e procesit te integrimit qe ne nisem, per arsim e shendetesi dinjitoze per kthim te shqiptareve ne Shqiperi.

Ne Bulqize jetohet mbi pasuri mbi ar dhe minerale por Bulqiza eshte e varfer dhe ketu duhet te kerkojme falje te gjithe se falja ne ben me te mire dhe na ndihmon te jwmi me te vertete me qytetaret.

Sot degjuam  per dy ore Kryeministrin i cili foli sikur ka 11 vjet ne opozite dhe po premton qe si rishtar do ndreqe gjerat e keqija qe ka bere nje qeveri tjeter jo ajo e atij. Teza e tij ishte drejtesia si fabul elektorale. Dikur ne sensin me pozitiv na u tha qe reforma ne drejtesi u mbeshtet, pat si kumbare faktorin nderkombetar! Rama tha sot e bera une po qe do e le te lire qe te beje drejtesi te vertete! Natyrish ky spektakel e argeton, nuk i dhemb se leshon ca ministra dhe ca drejtore pa mbajtir pergjeqesi morale nderkohe qindra te tjere vjedhin te patrazuar dhe ushqejne sistemin qe korrupton voten e lire dhe jeten publike.

Shikoni kudo skandapë ne bashki, ne ministri ne qeveri, para publike qe vidhen, paftesi qe na dhurohet, korrupsion qe ndyn gjithcka vete cilesine e jetes.

Kjo shoqeri duhet te beje nje zgjedhe dhe o ta luftoje korrupsionin dhe te behet shoqeri e lire europiane e demokratike ose ti nenshtrohet atij dhe te humbse perspektiven. Kjo qeveri do beje gjithcka qe te mbetet e pandryshuar gjendja. Është detyra jone e shenjte ti bejme ndryshimin, ku pas bashkimit te hapim PD, te flasim me njerzit, te nxisim me te miret intelektualet, profeaionistet , njerzir e zakonshem ti bashkohen politikes, ti japin Shqiperise fitoren qe pret duke vene ne prove Pd -ne duke i dhene asaj besim duke e mbeshtetur ne kete beteje sa historike aw edhebkunder tentakulave te historise!

Continue Reading

Politike

Gjetja e 4 trupave të pajetë në Bunë/ Balla apelon: Çdo grua të denoncojë çdo formë të dhunës

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar sërish pas tragjedisë në Shkodër, ku nëna së bashku me fëmijët dyshohet se është vetëmbytur në lumin Buna. Balla apelon sërish, që çdo grua të denoncojë çdo lloj forme të dhunës.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

🇦🇱 Fatkeqësisht dyshimet tona për ngjarjen e rëndë dhe shumë të trishtueshme në Shkodër u konfirmuan me gjetjen e trupave të nënës dhe fëmijëve. Tani duhet t’i shkohet deri në fund hetimit të plotë të rrethanave, shkaqeve dhe fajësisë së kësaj ngjarje të rëndë. Gjykata e Shkodrës ka konsideruar të ligjshëm arrestimin e bashkëshortit nga Policia e Shtetit, e cila ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik. Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune.

Edhe pse kanë bërë detyrën dua t’i falenderoj polumbarët e RENEA dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Publike për angazhimin e tyre. Sapo kam falenderuar kolegun Danilo Šaranović, Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, për angazhimin efektiv të forcave të tyre policore gjatë kërkimit. Mirënjohje edhe banorëve dhe peshkatarëve të zonës për angazhimin e tyre në këto dy ditë të vështira.

Continue Reading

Politike

Këshilli Europian miraton Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor/ Rama: Jemi plotësisht të përgatitur

Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në rrjetet sociale tha se mirëpret miratimin e sotëm nga Këshilli Europian të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Rama thotë se kjo shënon moment historik, që i paraprin fillimit të zbatimit të tij, për të cilin tha se qeveria është plotësisht e përgatitur dhe entuziaste.

Ai shtoi se Shqipëria ka paraqitur një Reform-Agjendë jashtëzakonisht ambicioze që do të ekzekutohet gjatë tre viteve të ardhshme. Sipas tij, kjo axhendë synon ta afrojë vendin drejt së ardhmes si pjesë përbërëse e familjes evropiane.

Postimi i Ramës:

E përshëndes miratimin sot nga Këshilli Evropian të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ky është një moment historik i rëndësishëm që i paraprin fillimit të zbatimit të tij, për të cilin ne jemi plotësisht të përgatitur dhe entuziastë.

Plani i Rritjes injekton një vrull të ri në procesin e zgjerimit, me një theks të veçantë në fusha vendimtare si sundimi i ligjit, transparenca dhe reformat. Për më tepër, ai prezanton burime të reja financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor, në varësi të performancës së tyre. Fantastike të shohësh në realitet ato për të cilat je përpjekur të ndodhin prej shumë kohësh. Faleminderit të gjithëve atyre që janë përfshirë.

Shqipëria ka paraqitur një Reform-Agjendë jashtëzakonisht ambicioze që do të ekzekutohet gjatë tre viteve të ardhshme. Kjo axhendë synon ta afrojë vendin drejt së ardhmes si pjesë përbërëse e familjes evropiane. I pres me padurim diskutimet në Samitin e ardhshëm në mes të Majit në Malin e Zi piktoresk.

Continue Reading

Politike

Rama: E pakuptimtë që Kryeministri e kryetari i bashkisë t’i mbajnë pishën çdo vartësi

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Kryesinë e Kuvendit ministrat dhe deputetët e grupit parlamentar. Kryeministri theksoi se PS dhe qeveria janë në luftë me korupsionin, madhje edhe brenda radhëve të tyre.

 

Rama u ndal edhe tek reforma në drejtësi, duke thënë se reforma në drejtësi u realizua falë vendosmërisë së PS dhe kështu rrëzuan ‘monumentin’ e pandëshkueshmërisë.

 

Ndërsa nënvizoi se institucionet e shtetit janë ende të prekura nga korrupsioni, kryeministri Edi Rama tha se ky fenomen nuk është luftuar kurrë si në 10 vitet e fundit.

“Institucionet e shtetit janë ende të prekura nga lufta kundër korrupsionit. Po e përsëris dhe ripërsëris se as korrupsioni në Shqipëri sot nuk është mundur e as forca jonë qeverisëse nuk ka ende imunitet ndaj korrupsionit, por si asnjëherë më parë korrupsioni nuk është luftuar si në 10 vitet e fundit.  Qeveria dhe institucionet shtetërore nuk e luftojnë korrupsionin me denoncime në prokurori, janë një pjesëz që ka ardhur koha të shkëputet nga ekzekutivi dhe ti kalojë një agjencie komplet të pavarur.

Idea se qeveria dhe institucionet duhet të merret me hetime dhe denoncime është dritëshkurtër, e pakuptimtë është pastaj idea dhe kryeministri ministri dhe kryetari i bashkisë duhet ti mbajnë pishën çdo vartësi dhe nëse e bëjnë këtë i bie të shpërdorojnë detyrën për procese që janë të pavarura prej tyre.  Përgjegjës para ligjit janë vetëm personat e autorizuar. Kjo nuk do të thotë aspak se personat e autorizuar të bëjnë ç’të duan edhe korrupsion. As kjo nuk do të thotë se vetëm drejtësia e ndaj këtë punë, kush kapet kapet e kush jo i gëzon”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING