Connect with us

Politike

PS për mandatin e Xhaçkës/ Deputetja: S’kam ushtruar asnjë influencë për të përfituar

Partia Socialiste ka përgatitur një raport për mandatin e deputetes Olta Xhaçka dhe do të votojë sot në seancë për dërgimit në Gjykatën Kushtetuese siç urdhëron gjykata.

Kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi tha se ‘Ne e kemi zbatuar vendimin  e Gjykatës Kushtetuese që në momentin e parë kur kemi thënë që shfuqizon të dy vendimet që janë marrë nga Parlamenti në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Nuk është e vërtetë që nuk dolëm në konkluzion në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Ne thamë që do ta çojmë çështjen në seancë plenare sepse kështu na detyron Kushtetuta për të marrë një vendim”.

Ne fjalën e saj deputetja Olta Xhaçka tha se Kuvendi nuk ka se çfarë voton për mandatin e saj. Duke ju drejtuar Bardhit ajo tha se ai është  një shpifës i rëndomtë.

Opozita kërkoi dërgimin e mandatit të Xhaçkës në Kushtetuese që në vjeshtën e vitit 2022, pasi e akuzon se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik, gjë që ministrja e ka mohuar disa herë.

Po ashtu edhe opozita ka dëpozituar një raport, përmes së cilit kërkohet që mandati i Xhaçkës të dërgohet në Kushtetuese për verifikim.

Kryeministri Edi Rama do të mungojë në seancën e sotme për shkak të axhendës, pasi ndodhet në Francë me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese pranoi e kërkesën e 14 deputetëve të PD, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Ky vendim do të thotë që Kuvendi është i detyruar që ta çojë një kërkesë të deputetëve për verifikim të mandatit të një deputeti në Kushtetuese dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë.

Ditën e sotme do të kalojë për miratim edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm për influencën ruse, ndryshe komisioni “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.

Politike

Përgjigjia epike e Bashës për Metën: Sinqerisht, e dashur, nuk më plas fare

I ftuar në podkastin “Inside Albania” me gazetaren Alice Taylor, kryetari i PD Lulzim Basha, u pyet për sjelljen e Ilir Metes, për të cilën dha një përgjgje të shkurtër duke cituar aktorin e famshëm Clark Gable, në filmin jashtëzakonisht popullor të shekullit të shkuar, “Iku bashkë me erën” (Gone with the wind).

Pyetja e fundit. Ilir Meta. Nuk jam fort e sigurt çfarë po kalon, por mendoni se po bën lojë?

Lulzim Basha: Ishte pyetja e fundit kjo? Po zgjedh të citoj një fjali shumë të famshme nga një film që të gjithë e dinë. “Frankly, my dear, I don’t give a damn” (Sinqerisht, e dashur, nuk më plas fare”).

Kjo përgjigje shkaktoi hilaritet në studio në mbyllje të një Podcasti në të cilin kreu i PD foli për rezolutën që ai përgatiti dhe që u miratua në Këshillin e Europës muajin e shkuar, për anëtarësimin e Kosovës në KiE, si dhe për përgatitjen e PD për zgjedhjet e ardhshme.

Continue Reading

Politike

Basha tregon si lindi projekti për Rrugën e Kombit: Ishte amanet i gjyshërve! Nuk e kam për turp t’iu them që…

Në podcastin e radhës me Ermal Peçin dhe Marsid Gupin, kreu i PD, Lulzim Basha tregon si u bë Ministër Trasportesh.

Ai gjithashtu tregon se si lindi projekti për rrugën e Kombit, pengesat për ndërtimin e saj, nga mungesa e fondeve e deri të përpjekjet për ta ndalur ketë projekt nga aktorë të huaj, që nuk donin bashkimin kombëtar të shqiptarëve përmes infrastrukturës dhe fuqizimit të portit të Durrësit.

“Jeta e politikës aktive do të fillonte me deputetë. Kur dhe një gjë që nuk doja, ishte të mos përfundoja në ministrinë e drejtësisë, pasi sapo kisha ardhur për 5 vite në derpartamentin e drejtësisë të UNMIK-ut. Puna e fundit që kisha bërë ishte bartja e kompetencave nga UNMIK-u te qeveria e Kosovës, krijimi i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës. Dhe me thënë të drejtën isha bërë overdozë me çështjet e Ministrisë së Drejtësisë apo të ngjashme dhe nuk doja të merresha fare me atë çështje. Kur një ditë të bukur më merr Berisha në telefon, “ku je”, këtu i them, “eja pak më tha. Futem në zyrën e tij, te selia e vjetër, më thotë: “Lul do të shkosh në ministrinë e transporteve”. Ku?! – i thash. “Në ministrinë e Transporteve”. Çlidhja kam unë i thash me ministrinë e Transporteve?! Lul tha, aty ka shumë korrupsuion, ti je jurist, të luftosh korrupsionin. Që ishte në fakt edhe slogani kryesor i fushatës së 2005-ës. Takimi mbaroi për më pak se një minutë dhe unë u largova me dilemma të mëdha. Se nuk e dija çfarë ishin prokurimet publike, çfarë ishte thesari i shtetit, çfarë ishte studimi i fizibilitetit, çfarë ishin projektet inxhinierike. Pra në rafshin e infrastrukturës nuk kisha absolutisht asnjë informacion.

Kur punoja në Kosovë, më binte të udhëtoja 3, 4 herë në muaj nga Shqipëria në Kosovë dhe e kundërta. Në fillim i bia nga Maqedonia sepse ishte rruga më e mirë. Kur detyrohesha t’i bija nga Kukësi, në veçanti kur nisi lufta në Maqedoni, ishte një ferr i vëretë. Ideja e madhe që më ngrohu dhe më bëri të kuptojë si mision, pra ma ktheu nga një detyrë politike, normale anëtarë i kabinetit, ma ktheu në një mision personal dhe në një mundësi të jashtëzakonshme. Pra, rruga e Kombit ishte gjithçka në motivimin e parë. Dhe biseda e parë që kam bërë pas kësaj, kur u vendosën prioritet politike. Mos harroni në programin tonë që shpallëm para shqiptarëve në 2005-ën, kandidati për kryeministër atëherë, Berisha premtoi Milot-Rrëshen, si pjesë e rrugës së Kombit. Pra, rrugën e Kombit si prioritet, por brenda 4-vjeçarit të parë do të bëjmë Milot-Rëshen.

Që në prag të pavarësisë së Kosovës, ekzistonin barriera fizike. Male, vargmale të cilat vazhdonin ta mbanin izolimin në këmbë. Volumi i shkëmbimit ekonomik ishte minimal, ishte torturë për veturat që të kalonin nga Tirana në Prishtinë dhe nga Prishtina në Tiranë, e jo më për kamionët. Turizmi po kështu. Pra, ishin gjithë këto dimensione që e bënin rrugën e kombit shumë më shumë sesa një projekt të madh, strategjik, inxhinierik. Ishte një projekt gjeostrategjik. Dhe këtu, siç e shikoja unë, sigurist edhe me begraundin e dikujt që kishte punuar, jetuar në Kosovë, por dhe që kishte vetëdijen që gjysmën e familjes e kishte nga Kosova. Kështu e shikonin edhe ata që e përkrahën këtë projekt. Kështu e shikonin edhe ata që e kundërshtonin. Edhe kundërshtimet filluan të duken që në fillim, “jo s’keni para për ta bërë, jo duhet të rrisni borxhin, keni pengesë FMN, keni pengesë Bankën Botërore, rregulloni rrugën aktuale, mos mendoni për investime kapitale, mendoni për mirëmbajtjen e rrugëve. Ka prioritete të tjera Shqipëria”. Pse kjo rrugë Durrës-Kukës ishte pyetja më madhe se rruga e Kombit u quajt më vonë. Pyesnin edhe skeptik të shëndetshëm që donin të dinin çishte ky projekt, por edhe ata që kishin një objektiv të qartë për të penguar një korridor të drejtpërdrejtë transporti dhe një corridor ekonomik siç është ky, midis Tiranës dhe Prishtinës. Sikundër kishte të tjerë që lobonin që korridori kryesor i transportit në Kosovë të mbetej korridori 10, me fjalë të tjera Beograd-Nish-Selanik. Se fjala Durrës nuk është kot aty. Mund të kishim thënë Tiranë-Prishtinë, por është Durrës-Kukës. Ideja e kësaj rruge ishte të fuqizonim portin e Durrësit dhe përmes tij të rivendosnim Shqipërinë si një aktor të fuqishëm tregtar në bazenin mesdhetar”, deklaroi Basha.

Ai ka treguar anën emocionale në lidhje me rrugën e Kombit, teksa shprehet se rruga për të kishte një dimension gjeostrategjik, kombëtar, personal si një amanet i gjyshërve të tij

“Unë e kisha ndarë mendjen që të jepja gjithçka për bërjen e rrugës Durrës-Kukës, kur e kuptova se çfarë pengesash kishte dhe që kapërcimi i këtyre pengesave ishte i mundur, që rruga mund të bëhej, e ndava mendjen time pa e ditur se çfarë do vinte. Por kjo më dha dhe qetësinë edhe para, edhe pasi erdhi ajo që erdhi që kjo rrugë ia vlente gjithçka, jo karrierën time politike, që e jepja me kënaqësinë më të madhe, por gjithçka. Rruga për mua kishte një dimension gjeostrategjik, një dimension Kombëtar, një dimension emocional, personal si një amanet i gjyshërve të mi. Brenda saj unë gjeja domethënien e pse jam future në politikë, në kuptimin konstruktiv të fjalës, se motivimi i parë ishte sigurisht largimi i qeverisë së korruptuar të atëhershme. Sot më jepet mundësia të reflektoj për këtë. Nuk e kam për turp t’iu them që herën e parë kur jam futur me makinë në tynelin e përfunduar, kam qenë në makinë të shtetit, pra kam, qenë mbrapa, shoqëruesit përpara të cilët nuk besoj se e kanë vënë re, por unë si kam mbajtur dot lotët”, tha Basha.

Continue Reading

Politike

Vizitorët nga Britania hapin sezonin e kroçierave në Durrës, Rama ndan pamjet: Shqipëria po vizitohet në të gjitha format

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme në rrjetet sociale disa pamje ku shfaqen turistë nga Britania që kanë zbarkuar në Shqipëri me kroçierë.

Sipas kreut të qeverisë ky është një ogur i mirë dhe tregon se vendi po vizitohet në të gjitha format.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Këtë të diel mirëpritëm vizitorët e parë të cilët zyrtarizojnë edhe nisjen e këtij sezoni turistik me kroçiera, ku 50 turistë britanikë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm me kroçierën “Monet” për të vizituar Durrësin dhe sitet turistike të Tiranës, Krujës e zonave përreth, si ogur i mirë për këtë vit turistik ku Shqipëria po vizitohet nga të gjitha anët e në të gjitha format

Rreth 20 mijë turistë britanikë kemi mirëpritur në tre muajt e parë të këtij viti, duke u bërë një prej tregjeve me rritjen më të shpejtë të flukseve turistike për Shqipërinë”, u shpreh  Rama.

Continue Reading

Politike

5 Maji, Rama homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”, ja kush e shoqëron

Sot më 5 Maj përkujtohen të rënët e Shqipërisë. Kryeministri i vendit, Edi Rama bashkë me figura të tjera të politikës në vend kanë qenë të pranishëm në kryerjen e homazheve te “Varrezat e Dëshmorëve”, mes tyre kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Po ashtu në ceremoni merrte pjesë dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Te monumenti “Nënë Shqipëri” u vendosën buqeta me lule.

Kujtojmë se kjo ditë përkujtimore zanafillën e ka te vrasja e Qemal Stafës në 5 Maj të 1942, e në nderim të kontributit të tij të madh në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare u caktua Dita e Dëshmorëve. Në këtë datë kujtohen dhe nderohen të gjithë trimat që luftuan për Shqipërinë e lirë.

Continue Reading

Politike

Meta homazhe të Varrezat e Dëshmorëve: PL duhet t’i dalë për zot vendit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbajti sot homazhe te Varrezat e Dëshmoreve, ku në shenjë nderimi për të rëndët në luftë, vendosi kurora me lule.

Ai pas homazheve u ndal në një prononcim për mediat, ndërsa nënvizoi faktin se sa me rëndësi është atdheu.

“Për lirinë duhet të sakrifikosh, madje duhet të punosh që ta ruash atë. Ishte kënaqësi që të vendosja kurorë me lule bashkë me Silva Cakën. Apo dhe Petrit Vasilin. Jemi këtu sepse besojmë te shenjtëria e gjakut të dëshmorëve. Besoj shumë te atdheu, dhe ai na duhet të jetojmë të lirë. Themeluesit e kësaj force politike 20 vite më parë, krijuan një forcë të re politike. Kjo forcë politike duhet t’i dalë zot vendit dhe mbi të gjitha atdheut. Ndaj kemi në fokus 5 prioritete kryesore për 4 milionë shqiptarë.”, tha Meta.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING