Connect with us

Politike

Rama jep 150 mijë euro‎ për gruan e Toni Blair pasi humbjes me Becchettin

Ndërsa ka humbur gjyqin e arbitrazhit me Beketin, Edi Rama i jep 150 mijë euro Sheri Bler. Më 7 prill, Thesari i Shtetit i ka kaluar pagesën e radhës studios së avokatisë ‘Omnia Strategy’. Deri më tani, zyra e Sheri Blerit, e cila ishte një prej studiove ligjore që asistoi qeverinë e Ramës për çështjen Beketi kundër Shqipërisë, është paguar në mbi 1 milion euro.

Kryeministri Edi Rama përbetohet se nuk do të paguajë asnjë lek për Francesko Beketin, madje edhe me koston e pallogaritshme për daljen nga juridiksioni i Arbitrazhit Ndërkombëtar. Por ai është shumë korrekt me pagesat për Sheri Bler, bashkëshorten e mikut të tij, Toni Bler, ish-kryeministri britanik i shndërruar në lobist i vendeve të treta.

Në 7 prill 2023, vetëm një javë pasi Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar i Bankës Botërore vulosi përfundimisht dënimin e qeverisë shqiptare me 110 milionë euro, Rama i paguan këstin e radhës zyrës ligjore “Omnia Strategy” të Sheri Blerit, për avokatinë në çështjen e dështuar kundër Beketit. Në fundjavën e kaluar, Ministria e Financave ka transferuar 150 mijë euro në llogarinë e studios ligjore të Sheri Bler. Kjo është pagesa e radhës për ‘Omnia Strategy’.

Deri më tani, zyra Sheri Blerit, e cila ishte një prej studiove ligjore që asistoi qeverinë e Ramës për çështjen Beketi kundër Shqipërisë, është paguar mbi 1 milion euro. Ndërkohë fatura e shërbimeve avokatore për konfliktin personal të Edi Ramës me sipërmarrësin italian Françesko Beketi përllogaritet në mbi 3 milionë euro.

Beteja e kryeministrit shqiptar me biznesmenin Beketi nisi menjëherë sapo Rama mori pushtetin në vitin 2013.

Dy vjet më pas, në 2015, Rama përdori të gjithë administratën shtetërore dhe drejtësinë, të cilët mbyllën televizionin ‘Agon Channel’ në pronësi të sipërmarrësit italian. Në prill të vitit 2019, Arbitrazhi i Bankës Botërore, ICSID, vendosi që shteti shqiptar duhet të paguajë 110 milionë euro në favor të Beketit.

Qeveria e Edi Ramës kërkoi anulimin e vendimit dhe më tej rishikimin e tij. Të dyja këto kërkesa u rrëzuan përfundimisht më 29 mars 2023 nga Gjykata e Arbitrazhit Rishikues, e cila la në fuqi gjobën që trondit jo pak financat e dobëta të shtetit shqiptar.

Kryeministri Rama deklaroi javën e kaluar se vendimi ishte skandaloz dhe po mendon që të dalë nga juridiksioni i Arbitrazhit Ndërkombëtar. Kjo lëvizje duket më shumë populiste se sa realiste. Nëse Rama do të vijojë idenë e tij, atëherë Shqipëria rrezikon seriozisht afrimin e investitorëve të huaj.

Politike

Vrasja e efektivit të “Shqiponjave”/ Balla: Kush kundërshton apo i merr jetën një polici, toleranca është zero

Balla: Nuk mund të rri edhe në detyrën e ministrit të Brendshëm që është përballur Policia e shtetit, por që besoj ka solidaritetin e të dy krahëve sa i përket vrasjes së punonjësit të policisë së shtetit, Noruz Cenalia. Pres mbështetjen e secilit prej jush për nevojën që ka policia. Shoqëria duhet të reflektojë për ridimensionimin e dënimeve, por edhe mbështetjes publike, që duhet t’i japim si garantues i vetëm i sigurisë në mënyrë të përditshme.

Ksuh kundërshton me forcë dhe guxon ta thyejë, godasë apo larg qoftë t’i marrë jetën, duhet ta ketë sot të qartë që toleranca e Policisë së Shtetit dhe e drejtësisë duhet të jetë zero.

Continue Reading

Politike

“Të krijohet një zonë e ndaluar për sherret”, Rama ftesë opozitës nga Kotori për reformën e re antikorrupsion

Rama ftesë opozitës nga Kotori: Nuk jam në dijeni, se është depozituar draft rezoluta në parlament, do të ketë procesin e saj, njësoj si kemi bërë me reformën në drejtësi, do ta bëjmë në të gjitha rastet pjesën tonë. Për çështje të caktuara kërkohet një konsensus edhe më i gjerë. Edhe sepse në fund të ditës, të gjitha partitë nuk e diskutojnë që destinacioni është BE. Të krijohet një hapësirë, një zonë e ndaluar për sherret që të mund të vazhdojnë në hapësirat e tjera dhe aty të flitet me gjuhën e ekspertizës dhe jo me gjuhën e shthurur të politikës të ditës.

Continue Reading

Politike

Rama pas Samitit në Mal të Zi: Të hapen rrugët në tregun e përbashkët pa u bërë anëtar të BE-së

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gazetarët pas Samitit të Kotorit në Mal të Zi.

Rama: Sot është bërë ribashkimi i Evropës edhe për shkak të kambanës së fortë të alarmit që ra me agresionin rus në Ukrainë. Kemi qenë në themel të këtij ndryshimi, nga një studim mbi përfitimet reale nga vendet rrotull nesh, nga, humnera është shumë e madhe, prandaj ideja dhe këmbëngulja ime ka qenë ndërkohë që bëjmë detyrat e shtëpisë dhe të kemi strukturat dhe nivelin e performancës që ta meritojmë anëtarësimin duhet më shumë mbështetje, duhet të hapen rrugët e integrimit pa qenë nevoja të jemi anëtarë, të hapen rrugë në tregun e përbashkët evropian, të gjitha ato pjesë të strukturës së bashkëjetesës së BE, ku vendet tona mund të përfshihen pa qenë anëtare. ka një paketë financiare të konsiderueshme, por përtej kësaj e cila do të ndahet mes vendeve bazuar në reforma, po ju jap një shembull të thjeshtë nga mekanizmate  tjerë, vetëm se ne jemi thuajse gati dhe besoj do të prezantojmë në tryezën e  e be të kërkesën që të hyjmë në sistemin SEPA të gjitha transfertata e Shqipërisë nga be në Shqipëri do të jenë njësoj si brenda BE.

Continue Reading

Politike

Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, del nga SPAK: Nuk mund të flas…

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi pas 4 orësh doli nga ambientet e SPAK. Më 28 Mars, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, i kërkoi SPAK që të hetojë ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshin, pas kallëzimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Kujtojmë se Gjykata e Durrësit ,pushoi çështjen ndaj, pasi akuzohej për “Shpërdorim detyre”.

GJKKO i kërkon Prokurorisë së Posaçme, që të marrë dosjen që ndodhet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

“Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në datë 30.11.2023, është regjistruar kërkesa penale me nr. 23/113 akti, ardhur për shkak të deklarimit të mos kompetencës lëndore nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me objekt: “Pushimin e procedimit penal nr. 317 të vitit 2017, të regjistruar pa autor për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal”, me palë kërkuese Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe kallëzues Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, bazuar në nenet 112, 75/a, 128, 128/a, 329, 329/a, 329/b e vijues të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin nr. 23, datë 26.03.2024, vendosi:

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me objekt: Pushimin e procedimit penal nr.317 të vitit 2017, të regjistruar për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 të K. Penal.

Kalimin e akteve që ndodhen pranë kësaj gjykate, të përcjella nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e hetimeve, Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Continue Reading

Politike

‘Kërkojmë integrimin dhe bllokojmë veten, kjo nuk ka më kuptim’

Për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, nuk ka më kuptim që gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, të cilat kërkojnë integrimin në Bashkimin Evropian, të vijojnë e të bllokojnë veten në këtë proces.

Ndaj, ai kërkon një bashkëpunim më të fortë rajonal, për të shtyrë përpara reformat dhe për të vijuar me hapa të shpejtë procesin e anëtarësimit në bashkësinë e madhe evropiane.

Kështu theksoi kreu i Qeverisë shqiptare, gjatë fjalës së tij në një panel, në kuadër të Samitit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, i cili po mbahet në Kotor të Malit të Zi.

“Të vish në gjirin legjendar të Kotorit është kënaqësi e madhe. Dua të shpreh entuziazmin mbi atë që po ndodh e dua të falënderon Varhelyi dhe komisionin që ka punuar ngushtë me në duke na ofruar një platformë dialogu të mirëfilltë, një proces ku si zakonisht kemi dëgjuar, por si pak herë edhe komisioni na ka dëgjuar. Është një shembull që tregon çfarë mund të arrihet kur të dy palët dëgjojnë njëri tjetrin”, e nisi fjalën e tij kryeministri.

Më tej, ai tha se progresi gjatë dy muajve e gjysmë flet vetë, duke shtuar se janë përgatitur plane individuale të reformave dhe janë identifikuar po ashtu nisma, të cilat do ta çojnë rajonin para në tregun rajonal.

Po ashtu, kryeministri shtoi se vendet duhet të punojnë mbi mundësitë e planit të rritjes, për të përgatitur veten për ta integruar në tregun e përbashkët.

“Rajoni ka ardhur koha të jetë pjesë e portofolit digjital evropian. Synojmë të jemi gati në 2027. Presim që komisioni të përfundojë udhërrëfyesin”, trajtoi Rama.

Më herët, kryeministri e ka vlerësuar si tejet pozitiv takimin e radhës mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohet në Mal të Zi, ku ka kërkuar edhe fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal.

Duke e nisur me batuta për “motin jo të mirë me të cilin Mali i Zi e priti takimi”, Rama vuri theksin te Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor, një nismë e re e vitalizuar nga BE-ja, që është edhe vëmendja kryesore e Samitit të liderëve rajonalë dhe atyre evropianë.

“Shtigje të reja për vendet e Ballkanit, për të bërë të mundur investimin në tregun e përbashkët dhe për të nxitur tregtinë. Shpresojmë që brenda këtij viti transfertat bankare të qytetarëve tanë nga vendet e BE të jenë më të lira se nuk do të kenë barrën e shpenzimeve”, theksoi Rama në një fjalë paraprake për mediat.

Ai më tej shtoi se takimi që po zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason takimet e mëparshme të këtij niveli mes liderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku është diskutuar gjerësisht mbi Planin, që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e BP-së.

Vetë Samiti është i konceptuar në dy panele, përkatësisht: “Angazhimi dhe planet e së ardhmes”, si dhe “Kontributi për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal”, me pjesëmarrjen liderëve të rajonit, si dhe Komisionerit të BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi dhe Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Në Samit janë të pranishëm drejtues e përfaqësues të organizatave partnere si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian,etj.

Në nisje të punimeve të Samitit, Kryeministri Rama dhe liderët e tjerë të rajonit u pritën nga Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajić.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING