Connect with us

Aktualitet

“Rindërtojmë më mirë” me Programet “BE për Shkollat” dhe “BE për Kulturën”

Një vit më parë Shqipëria u godit nga tërmeti më vdekjeprurës që prej një shekulli. Tërmeti ishte 6.4 i shkallës Rihter dhe shkaktoi viktima të konsiderueshme, si dhe dëmtime të mëdha të pronës publike dhe private, përfshirë objekte arsimore dhe monumente të trashëgimisë kulturore.

Komisioni Evropian dha 115 milionë euro në grante për të mbështetur rindërtimin. Programi “BE për Shkollat” ofron 75 milionë euro për të rindërtuar dhe riparuar 58 objekte arsimore në 11 bashkitë e prekura nga tërmeti nga  UNDP. Programi “BE për Kulturën” ofron 40 milionë euro për rehabilitimin e siteve të trashëgimisë kulturore nga UNOPS.

Duke vizituar në fillim të kësaj jave dy nga shkollat që aktualisht po riparohen dhe rindërtohen në Durrës dhe Krujë, Ambasadori i BE-së Luigi Soreca tha: “Shkollat janë simboli i vërtetë i rimëkëmbjes për shoqërinë dhe ofrojnë një fillim të ri për fëmijët e prekur nga shkatërrimi i shkollave të tyre. Kantieret e ndërtimit që vizitova janë mishërimi i lidhjeve të forta të solidaritetit mes qytetarëve të BE-së dhe të Shqipërisë. Që nga dita e parë, Bashkimi Evropian ka qenë vazhdimisht në vijën e parë të frontit për ta ndihmuar Shqipërinë”.

Programi “BE për Shkollat” synon të mbështesë qeveritë qendrore dhe vendore për të reduktuar më shumë humbjet sociale dhe ekonomike, si dhe për të përshpejtuar procesin e rimëkëmbjes pas tërmetit nëpërmjet riparimeve dhe rindërtimeve të objekteve arsimore. 20.000 fëmijë shkollash dhe kopshtesh si dhe më shumë se 200.000 anëtarë të komunitetit do të përfitojnë nga Programi “BE për Shkollat”.

Puna e rindërtimit kombinon qasjet “Rindërtojmë më mirë” dhe “Ndërtojmë më mirë së bashku” për çdo komunitet – duke bashkuar qeveritë vendore, komunitetet dhe institucionet publike për hartimin dhe zbatimin e aktiviteteve të rimëkëmbjes së shpejtë përmes sistemeve transparente – ndërsa në të njëjtën kohë promovon përgjegjshmërinë dhe qëndrueshmërinë e investimit.

Qasja “Rindërtojmë më mirë” ofron mundësinë për të riparuar dhe rindërtuar infrastrukturë dhe sisteme më të forta, më të sigurta, më të qëndrueshme ndaj katastrofave, të shoqëruara me standarde më të larta. Objektet arsimore të restauruara, jo vetëm që do të jenë rezistente ndaj tërmeteve në të ardhmen sipas Eurokodit 8, por gjithashtu do të plotësojnë standardet evropiane në lidhje me energjinë e rinovueshme, hapësirat e gjelbra, ujin e rrjedhshëm, pajisjet higjienike dhe sportive dhe mbulimin me internet. Kjo qasje siguron akses për studentët dhe njerëzit me nevoja të veçanta”, tha Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Limya Eltayeb.

Si një ekonomi e varur nga një sektor i fortë i turizmit, Shqipëria është përballur me një katastrofë të dyfishtë këtë vit me dëmtimin e qendrave të trashëgimisë kulturore dhe pandeminë e pashembullt globale COVID-19. Projekti “BE për Kulturën”, i nënshkruar në tetor 2020, kërkon ta trajtojë këtë situatë duke rigjallëruar qendrat e trashëgimisë kulturore të prekura nga tërmeti në Shqipëri, me fokus te rritja e turizmit dhe zhvillimi ekonomik vendor.

Nisma BE për Kulturën” ofron një mundësi unike për të rigjallëruar sektorin e trashëgimisë kulturore në Shqipëri, për të mirën e brezave të tashëm dhe të ardhshëm. UNOPS është krenar që e mbështet, duke punuar ngushtësisht me BE-në dhe qeverinë shqiptare, si dhe përmes zyrës sonë të sapohapur në Tiranë. Ky shënon një hap tjetër përpara në partneritetin e fortë mes UNOPS-it dhe Bashkimit Evropian në të gjithë rajonin. Së bashku, ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë dhe të mbështesim rimëkëmbjen e Shqipërisë nga tërmeti dhe pasojat socio-ekonomike të pandemisë globale COVID-19”, tha Drejtorja e UNOPS-it për Zyrën Shumëvendëshe në Vjenë Freya Von Groote.

Programi zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë shqiptare të Kulturës dhe do të sigurojë përfshirjen e ngushtë të komunitetit të gjerë të trashëgimisë kulturore, përfshirë përmes grante që u vihen në dispozicion institucioneve vendore. Aktivitetet e UNOPS-it për të zbatuar programin “BE për Kulturën” tashmë kanë filluar, në koordinim të ngushtë me qeverinë e Shqipërisë, me një numër vlerësimesh dhe sondazhesh për të përcaktuar se cilave site do t’u jepet përparësi për riparim dhe rigjallërim.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Edhe sikur ta bëjë vetë kodin, kështu siç është, PD i humb zgjedhjet”

Situata aktuale politike, reforma zgjedhore, financimet politike, ishin këto disa nga temat që u diskutuan këtë të mërkurë në studion e “Quo Vadis”.

Persa i përket reformës Zgjedhore, gazetari Mentor Kikia theksoi se çfarë do ndryshimi të bëhet, PD nuk fiton.

Sipas tij nuk ka rëndësi se çfarë do të ndodhë me kodin zgjedhor, apo se si do të ndryshojë, pasi kjo nuk e sjell PD-në në pushtet.

Kikia theksoi se PD u rrëzua me votën e qytetarëve në 2013-n kur në krye të saj ishte Berisha, prandaj me atë në krye sërish nuk mund të rivijë në pushtet në zgjedhjet e 2025-sës.

PD-së i është dhënë një shans për të luajtur në fushë. Por sa do të jetë në gjendje të shfrytëzojë këtë shans. PD-në nuk e pengon non-grtaa e Berishës, pasi mendoj se dhe me Berishën pa non-grata nuk i fiton dot zgjedhjet. PD me lidershipin që ra në 2013-n nga pushteti nuk vjen dot në 2025-n. PD duhet të kishte një lidershpi të ri. Këta tani kanë një kryetar në arrest shtëpie, ka katër bashkëkryetarë që shkojnë në takime bashkë se kanë frike mos ja fusin njëri-tjetrin. PD nuk ka sot një lidership. Nëse do shkohet kështu në zgjedhje, nëse do e vëje edhe vetëm kodin, nuk i fiton këto zgjedhje”, tha Kikia.

Continue Reading

Aktualitet

“Pse u bë ‘kurban’ Jorgo Goro”? Kreshnik Spahiu përplaset me zëdhënësin e Belerit

Ish-kryetari i bashkisë Himarë Jorgo Goro i arrestuar disa ditë më parë akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë.

Kreshnik Spahiu tha se Jorgo Goro është një lloj kurbani i përplasjes politike në Himarë.

Sipas tij, nëse këto përplasje nuk do të ekzistonin në Himarë, Jorgo Goro nuk do të ishte sot në burg, pasi falsifikime si ato për të cilat ai akuzohet kanë bërë të gjithë kryetarët e bashkive sidomos në bregdet.

“Është një lloj kurbani dhe nëse nuk do ishte kjo përplasje në Himarë Goro sot nuk do ishin në burg, se me falsifikime si ato që ka bërë Goro çdo kryetar bashkie do shkonte në burg.

Këto kanë ndodhur në gjithë bregdetin shqiptar. Goro duhet të kishte dhënë dorëheqjen kohë më parë, ndoshta ka dashur dhe s’e kanë lejuar”, tha Spahiu.

Sipas sekretarit të OMONIA-s, Skerdian Dhuli, Edi Rama dhe qeveritarët e tjerë e kanë ditur çfarë ka ndodhur në Himarë, por e kanë përdorur Goron si “marionetë”.

Continue Reading

Aktualitet

Më shumë para në pleqëri? Shumë e thjeshtë

Nëse je i ri dhe sapo ke nisur të punosh, me shumë gjasa periudha e pensionit të duket shumë e largët. Të kesh disa mijëra euro kur të dalësh në pension, të duket si ëndrra e dikujt tjetër, apo jo?

Nuk ka pse të jetë e tillë pasi ti vetë mund të kesh një pension të majmë në pleqëri, falë një fondi të mirëmenduar dhe efektiv pensioni privat.

25 vjeç: Fillo kursimin!

Je 25 vjeç dhe sapo ke filluar punën tënde të parë? Urime!

Para se të fillosh të shpenzosh pa hesap rrogën tënde, mendo të kursesh diçka për pensionin. Për shembull, nëse paga jote fillestare është 50,000 lekë/muaj, çdo muaj mund të kursesh thjeshtë 3,000 lekë dhe në moshën 60 vjeç do të kesh një pension mujor prej rreth 25,000 Lekësh.

Me kalimin e muajve dhe rritjen e mundshme në karrierë, mund të fillosh të kontribuosh më shumë në mënyrë që edhe pensioni që do të përfitosh të jetë më i madh.

35 vjeç: Mos u tundo!

Tashmë mund të jesh rritur në detyrë, ke kohë që ke filluar të punosh dhe mbase të ardhurat janë më të mëdha në krahasim me 10 vjet më parë, por gjithashtu edhe shpenzimet janë më të mëdha.

Shpenzimet për fëmijët, kredia e shtëpisë ose e makinës, qeraja etj., janë të gjithë faktorë që mund të të tundojnë që të heqësh dorë nga kursimet për pensionin privat, por mos gabo!

Nëse je i shqetësuar se duhet të mendosh për shkollimin e fëmijëve dhe jo për pensionin, mendo në këtë mënyrë: kur të kesh një pension privat shtesë nuk do ti bëhesh barrë fëmijëve të tu në pleqëri dhe do të kesh qëndrueshmëri financiare, kështu që edhe ata vetë do të jenë më të qetë!

45 vjeç: Je i qëndrueshëm!

Tashmë je në mesin e karrierës tënde dhe shanset që tashmë të kesh stabilitet financiar janë më të mëdha pasi puna ka qenë më e qëndrueshme, paga më e kënaqshme dhe shpenzimet më të stabilizuara.

Ndërkohë, përsa i përket kursimeve, nëse ke vazhduar të kontribuosh 3,000 lekë/muaj, kursimet e tua kanë arritur reth 1,100,000 lekë. Por nëse, fillove të kursesh 20 vjet më parë me 3,000 lekë dhe pastaj e rrite vlerën e kursimit në 10,000 lekë, kursimet e tua do të jenë reth 6,200,000 lekë.

Kështu, ti do të kesh një pension mujor prej rreth 45,000 Lekësh.

65 vjeç: Shijo kursimet!

Nëse nuk i ke prekur akoma kursimet e pensionit privat, tani do të përfitosh 2 pensione: atë shtetëror dhe një pension shtesë. Ke rreth 40 vite punë mbi supe dhe tashmë mund të fillosh të shijosh kursimet e një jete. Megjithatë duhet treguar gjithmonë kujdes në menaxhimin e kursimeve në mënyrë të tillë që të zgjasin sa më shumë dhe të jetoni pa shqetësime financiare!

Nëse zgjidhni një fond të besuar pensionesh si “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”, mund t’i tërheqësh këto kursime të gjitha përnjëherë ose në formën e një pensioni privat shtesë çdo muaj, në një moshë që ti vetë e zgjedh.

Llogateni vetë pensionin që përfitoni në varësi të kontributit duke vizituar webfaqen www.fondisigal.com.al 

Të duhet këshilla e një eksperti?

Kontakto në:

E-mail: [email protected] 

Tel:  +35544511666

Ose vizito nga afër zyrat e Fondit në adresën: Rruga “Ukraina e Lirë”, Tiranë.

Continue Reading

Aktualitet

Sa do të jetë shtesa në pagë/ Nga mjekët tek mësuesit, kategoritë që përfitojnë rritje

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror për tremujorin e fundit të vitit 2023 u regjistrua në 87,864 lekë, synimi i qeverisë është që me këtë rritje, paga mesatare në shtet të arrijë në 900 euro në muaj.

Por cilat janë kategoritë që do të përfitojnë ndryshim në pagë këtë vit?

Sektori i shëndetësisë do të ketë rroga të reja. Kështu rritje të mëtejshme të pagave do të përfitojnë mjekët e përgjithshëm, infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë.

Po ashtu, rritje do të ketë edhe në sektorin e arsimit, ku do të përfitojnë kryesisht mësuesit në arsimin parauniversitar.

Shtesë në pagë parashikohet edhe për  forcat e rendit, të mbrojtjes, si edhe punonjësit e niveleve zbatuese në administratën qendrore.

Këtë vit reforma do të shtrihet edhe tek punonjësit e pushtetit vendor, pagat e të cilëve janë në nivele të ulëta në raport me institucionet qendrore.

Sa i takon masës së shtesës, në buxhetin e vitit 2024, për afro 36 mijë punonjës në  arsimor  të Sistemit  Arsimor  Parauniversitar,  parashikohet rritje e pagës me 23-36% të pagës bruto.  Rreth   18,858   punonjës të Sistemit   Shëndetësor,   përfitojnë rritje nga 26-34% të pagës bruto; Rreth  22 500 punonjës të sistemit  me  Grada parashikohet  të përfitojnë  rritje  të pagës për gradë me mesatarisht 30% për vitin 2024.

Në total, efekti vjetor për financimin e reformës së pagave llogaritet në afro 40 miliardë lekë, ose 400 milionë Euro. Reforma e pagave e nisur dy vite më parë synon të rrisë konkurrencën në tregun e punës, duke nxitur edhe rritjen e pagave në sektorin privat.

Continue Reading

Aktualitet

Shqipëria e mbuluar nga pluhuri saharian, metorologia tregon kur kthehet normaliteti në vend

Pluhuri afrikan ka pushtuar vendin tonë, shoqëruar me rritje të temperaturave, ku këtë të mërkurë termometri shënoi 26 gradë celsius.

Specialistja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Anira Gjoni bën të ditur se ky fenomen është shqetësues, pasi ndikon në shëndetin e popullatës, por edhe në probleme sa i përket transportit, ndërsa situata pritet të përmirësohet nga e premtja.

Jo vetëm Shqipëria por i gjithë rajoni, deri në Evropën Qendrore është e mbuluar nga pluhuri.  Ndërsa temperaturat e larta do në shoqërojnë edhe javën e parë të muajit prill.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING